GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Ndryshimet ligjore, shteti duhet t’u kthejë pronarëve edhe 150 mln euro

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Ndryshimet ligjore, shteti duhet t’u kthejë pronarëve edhe 150 mln euro
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese që cilësonte mosrespektimin e pragut minimal prej 10% të vlerësimit financiar si ndërhyrje jo proporcionale në të drejtën e pronës, ka bërë që të rishikohen tashmë disa mijëra vendimet që kanë njohur të drejtën e kompensimit.

Kjo do të rezultojë me një kosto jo të vogël e cila është përllogaritur në 18 miliardë lekë (150 milionë euro). Agjencia e Trajtimit të Pronës në raportin vjetor të vitit që lamë pas ka bërë këtë përllogaritje duke nënvizuar edhe hapat që do të ndiqen në vazhdim.

“Theksojmë se gjatë periudhës së hartimit të ndryshimeve të ligjit, në ATP, sektori i kompensimit vijoi punën në zbatim të pikës 16/4 të VKM nr. 223/2016 e ndryshuar me VKM 1114/2020, e cila u miratua si rekomandim i Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në çështjen Beshiri kundër Shqipërisë, duke kryer përllogaritjen e vendimeve që kanë njohur të drejtën e kompensimit, bazuar me vlerësimin financiar me 10% të zërit kadastral aktual.

Sipas përllogaritjeve rezulton që preken 4141 vendime dhe do te përfitojnë një vlerë financiare afërsisht 18 Mld lekë. Vendimet përfundimtare me vlerën e tyre përkatëse do të publikohen në Buletinin Zyrtar sapo të miratohen ndryshimet e propozuara në ligjin 133/2015” thuhet në raportin e ATP.

Agjencia gjithashtu pranon se ligji për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit do të ndryshojë dhe se tashmë një draft që ka thuajse një vit që është në hartim dhe konsultim do të reflektojë rekomandimet që janë bërë.

“Pas zbardhjes së vendimit të Gjykatës Kushtetuese të botuar në Fletoren Zyrtare nr.37, date 11.03.2021, Ministri i Drejtësisë ngriti një grup pune me urdhër nr. 309, date 14.04.2021 me qëllim marrjen e masave, hartimin e një projektligji në zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Grupi i punës në kuadër të zbatimit të urdhrit te Ministrit të Drejtësisë, filloi menjëherë takimet konsultative me pjesëmarrës nga Avokatura e Shtetit si dhe me përfaqësues të Këshillit të Ministrave. Pas diskutimeve dhe opinioneve nga grupi i punës, me datë 08 Qershor 2021, Agjencia e Trajtimit të pronave ka dërguar draftin përfundimtar për disa shtesa dhe ndryshime të ligjit 133/2015 dhe relacionin shoqërues në Ministrinë e Drejtësisë. Në vijim u zhvillua një takim me përfaqësues të Këshillit të Europës në Tiranë dhe konsulentë ligjor, ku u ballafaquan mendime për këtë draft paraprak. Aktualisht po punohet për konsolidimin e draftit përfundimtar” thuhet në raport.

Ligji për pronat kaloi në vitin 2015 edhe pse i kundërshtuar gjerësisht nga shoqatat e ish-pronarëve të cilët e çuan çështjen në Gjykatën Kushtetuese vendim që vonoi për t’u marrë për shkak se mungonte kuorumi. Në momentin që u sigurua ky kuorum Gjykata u dha të drejtë ish-pronarëve./Monitor

Etiketa: financaShtëpi

Lajme të lidhura

Shqipëria, me pagën minimale më të ulët në Europë
Aktualitet

Shqipëria, me pagën minimale më të ulët në Europë

15:27 - 31/07/26
Zjarret dogjën mbi 16 mijë hektarë në 2025, vetëm humbja e lëndës drusore arrin 7.19 miliardë lekë
Aktualitet

Zjarret dogjën mbi 16 mijë hektarë në 2025, vetëm humbja e lëndës drusore arrin 7.19 miliardë lekë

13:28 - 29/07/26
Shqipëria rezulton më e shtrenjtë se Europa edhe për veshjet
Aktualitet

Shqipëria rezulton më e shtrenjtë se Europa edhe për veshjet

09:38 - 29/07/26
Para
Nuk ka fund “agonia” e Metës, përballet sërish sot me Kushtetuesen

Nuk ka fund “agonia” e Metës, përballet sërish sot me Kushtetuesen

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dyndja e emigrantëve në Ceuta, Italia mbyll kufijtë ajrorë dhe detarë me Spanjën
Botë

Dyndja e emigrantëve në Ceuta, Italia mbyll kufijtë ajrorë dhe detarë me Spanjën

23:30 - 31/07/26

Italia ka vendosur të mbyllë përkohësisht kufijtë ajrorë dhe detarë me Spanjën, në përgjigje të krizës së emigrantëve në Ceuta...

Lexo më shumë
Mesazh Ramës nga marshimi i protestës së 62-të, kundër Territoriales: Me Bashkitë!

Mesazh Ramës nga marshimi i protestës së 62-të, kundër Territoriales: Me Bashkitë!

23:05 - 31/07/26
Gjirokastër, zjarri përfshin një sipërfaqe toke brenda qytetit

Gjirokastër, zjarri përfshin një sipërfaqe toke brenda qytetit

22:33 - 31/07/26
Këlcyra del në protestë: Çdo vendim duhet të merret vetëm pas konsultimit me popullin

Këlcyra del në protestë: Çdo vendim duhet të merret vetëm pas konsultimit me popullin

22:12 - 31/07/26
Reforma Territoriale/ Divjaka proteston kundër bashkimit në një bashki me Lushnjen

Reforma Territoriale/ Divjaka proteston kundër bashkimit në një bashki me Lushnjen

21:56 - 31/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com