GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Ndryshohet emri i Kategorisë Superiore, zbulohet si do quhet 3 vitet e ardhshme

në Sport
Kohë leximi: 4 min
A A
Ndryshohet emri i Kategorisë Superiore, zbulohet si do quhet 3 vitet e ardhshme
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Këtë të premte, në ambientet e stadiumit “Air Albania” u firmos një marrëveshje 3-vjeçare mes Federatës Shqiptare të Futbollit dhe kompanisë së internetit Abissnet, që do të jetë sponsor i Kategorisë Superiore. Duke nisur nga ky edicion e në tre vitet e ardhshme, përkatësisht, 2021-2022, 2022-2023, 2023-2024, ky kompeticion nuk do të quhet më Kategoria Superiore, por “Abissnet Superiore”.

Kjo kompani u shpall fituese më 3 qershor, pas ankandit për shitjen e emrit të këtij kampionati, pasi paraqiti ofertën më të mirë.

Kjo marrëveshje e rëndësishme, e lidhur mes institucionit të vetëm të futbollit në vend dhe kompanisë së internetit ka si qëllim të sigurojë të ardhura shtesë për klubet e futbollit dhe që është bërë në shembullin e kampionateve më të mira europiane.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, presidenti i kompanisë “Abissnet”, Koço Kokëdhima, presidentë dhe përfaqësues të klubeve të Kategorisë Superiore si dhe përfaqësues nga media.

Në fjalën e tij në këtë aktivitet, Presidenti Duka i uroi suksese kompanisë Abissnet në këtë rrugëtim të ri: “Sot në këtë event firmoset një marrëveshje e rëndësishme për Kategorinë Superiore Shqiptare që nga sot do të quhet Abissnet Superiore. Ky është rezultat i vetë Ligës Profesioniste, që dha frytet e para pas krijimit të Ligës, arritjen e kësaj marrëveshje, me një nga kompanitë më të rëndësishme të shpërndarjes së internetit në Shqipëri, Abissnet.

Uroj dhe jam i bindur që do t’i sjellë fat më shumë kampionatit shqiptar, jo thjesht për paratë që do të vijnë, por të ketë këmbën e mbarë për të pasur sa më shumë sponsor për kampionatin e Kategorisë Superiore. Kjo përkon edhe me hapjen e sezonit të ri futbollistik, që nis sot, me ndeshjen e parë ceremonial Teuta-Partizani në Elbasan Arena, për të vazhduar edhe me 4 ndeshjet e tjera dhe me këtë rast, unë uroj një fillim të mbarë të këtij edicioni.

Uroj biznes sa më të mirë edhe kompanisë Abissnet, që të ketë mundësi ta mbështesë sa më shumë Kategorinë Superiore në Shqipëri. Edhe njëherë, falenderoj presidentin e Abissnet, Koço Kokëdhima, për vëmendjen karshi futbollit dhe Edvin Libohovën që ka arritur deri në finalizimin e marrëveshjes”.

https://youtu.be/t97rPxU4k5A

Edhe Presidenti i Abissnet, Koço Kokëdhima, në fjalën e tij u shpreh se morën këtë vendim për t’u futur në ankand për të blerë emrin e Kategorisë Superiore, pasi kompania ka vlerësuar punën e vazhdueshme të klubeve të futbollit dhe rritjen e këtij kampionati.

“Falënderoj Presidentin e FSHF-së, Armand Duka, për të gjithë kontributin e tij në zhvillimin e futbollit shqiptar në përgjithësi dhe për zhvillimin e futbollit të Kategorisë Superiore në veçanti. Ky zhvillim ka bërë që të perceptohet në mënyrë të qartë një vlerë tregu për emrin e kompeticionit të Kategorisë Superiore.

Abissnet ka konstatuar dhe ka vlerësuar se emri dhe niveli i futbollit të Kategorisë Superiore në Shqipëri është rritur falë përpjekjeve shumë të mëdha dhe kontributit të posaçëm të presidentëve të këtij kampionati, nën drejtimin dhe mbështetjen e Federatës Shqiptare të Futbollit. Sot kemi një kompeticion ku promovohen shumë lojtarë shqiptarë në nivele të larta të futbollit, ku iu mundësohen përfitime të rëndësishme.

Puna e vazhdueshme e klubeve të Kategorisë Superiore dhe e FSHF-së e ka bërë këtë kampionat tashmë tërësisht të pastër, të besueshëm dhe për këtë shkak ne kemi vendosur të bëjmë këtë bashkëpunim, të përdorim emrin e kompanisë sonë, Abissnet në këtë kompeticion, duke i dhënë emrin që do të mbajë për tre vite, Abissnet Superiore. Ftoj të gjithë qytetarët e Shqipërisë, të shkojnë në stadiume dhe të ndihmojnë klubet e tyre, pasi nuk janë fitimprurëse.

Ashtu sikurse ftoj edhe të gjitha kompanitë e Shqipërisë që kanë mundësi dhe vetëdije të lartë publike, të bëhen donatorë dhe sponsorë të klubeve të Kategorisë Superiore në veçanti dhe futbollit në përgjithësi, për t’i dhënë një mbështetje më të madhe futbollit të Shqipërisë”.-u shpreh ai.

Abissnet Superiore do të nisë rrugëtimin e saj që sot, me ndeshjen e parë hapëse që do të luhet në stadiumin “Elbasan Arena”, Teuta – Partizani.

Etiketa: emrikategoria superioreNdryshim

Lajme të lidhura

Sport

Java e 13-të e Superiores nis me Tirana-Skënderbeu, në program edhe katër duele interesante

12:53 - 26/11/26
Rrëzohen gjigantët në Champions, Bayern pëson goditjen e madhe, PSG dhe United zhgënjejnë me barazime
Breaking Views

Rrëzohen gjigantët në Champions, Bayern pëson goditjen e madhe, PSG dhe United zhgënjejnë me barazime

23:31 - 25/11/26
Barcelona shkatërron Sabah në transfertë, fitore 1-4 në Champions! Gordon shkëlqen me dopietë
Breaking Views

Barcelona shkatërron Sabah në transfertë, fitore 1-4 në Champions! Gordon shkëlqen me dopietë

20:56 - 25/11/26
Para
Gjendet i pajetë në rrugë një 53 vjeçar në Kurbin, detajet

Ndërrojnë jetë dy persona në Tiranë, shkaku

TË FUNDIT

Paketa fiskale/ Berisha-mazhorancës: Goditët shtresën e mesme, shkurtuat buxhetin për rininë
Aktualitet

Paketa fiskale/ Berisha-mazhorancës: Goditët shtresën e mesme, shkurtuat buxhetin për rininë

13:08 - 26/11/26

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha foli në parlament për Paketën Fiskale, që pritet të kalojë sot në votim. Berisha...

Lexo më shumë

Java e 13-të e Superiores nis me Tirana-Skënderbeu, në program edhe katër duele interesante

12:53 - 26/11/26
“U terrorizuat pas deklaratës së Eric Wendt”, Shehaj-socialistëve: Ju erdhi fundi! Të shtunën gjithë Shqipëria do të ngrihet kundër jush

“U terrorizuat pas deklaratës së Eric Wendt”, Shehaj-socialistëve: Ju erdhi fundi! Të shtunën gjithë Shqipëria do të ngrihet kundër jush

12:36 - 26/11/26
“O Pelesh, dëgjon nga veshi i majtë?”, Korreshi në Kuvend: Po riktheni diktaturën me ligjin për tubimet!

“O Pelesh, dëgjon nga veshi i majtë?”, Korreshi në Kuvend: Po riktheni diktaturën me ligjin për tubimet!

12:20 - 26/11/26
Kryebashkiaku i Vaut të Dejës shpallet fajtor për korrupsion zgjedhor/ GJKKO jep dënimin për Kristian Shkrelin

Kryebashkiaku i Vaut të Dejës shpallet fajtor për korrupsion zgjedhor/ GJKKO jep dënimin për Kristian Shkrelin

12:14 - 26/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com