GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Ndryshon nga 1 korriku 2022 paga minimale, rritja do të jetë 2,000 lekë

13:04 - 13/01/22
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Skandali me pagat, qeveria nënshkruan marrëveshjen për sigurinë kibernetike
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas mbi një viti zbatim të pagës minimale prej 30,000 lekësh, qeveria do të ndryshojë sërish nivelin e saj. Nga 1 korriku 2022, paga bazë minimale mujore, në shkallë vendi për punonjësit, e detyrueshme për t’u zbatuar nga çdo person juridik apo fizik, vendas apo i huaj, do të jetë 32,000 lekë nga 30,000 lekë që po zbatohet. Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, shpjegoi se efektet e zbatimit për rritjen e pagës nisin nga 1 korriku kur fillon edhe rritja e deklarimit të tavanit të ardhurave të pataksueshme nga 30,000 në 40,000 lekë.

“Paga minimale dhe rritja e deklarimit të tavanit të ardhurave, por edhe rritja e pagave për sektorë të tjerë të parashikuar në buxhet nisin nga 1 korrik i këtij viti.

Niveli i pagave në subjektet private përcaktohet nga tregu. Ajo që mund të bëjë shteti në drejtim të politikave të pagave është përcaktimi i pagë minimale, gjithsesi duke u treguar të kujdesshëm që të mos marrë hapa të nxituara që do të ndikonin negativisht në ekonomi. Kjo është edhe arsyeja pse rritja e pagës minimale këtë vit është 2,000 lekë nga 30,000 lekë do të shkojë në 32,000 lekë pasi ne duam të jemi të kujdesshëm që të mos rrisim pagat tej asaj që ekonomia mund të mbajë”, pohoi ministrja e Financave.

Nga 1 janari 2021, hyri në fuqi vendimi për rritjen e pagës minimale nga 26,000 në 30,000 lekë (sipas VKM të miratuar më 16 dhjetor 2020). Ndryshimet rritën rreth 28% detyrimet për kontributet shoqërore dhe shëndetësore. Kreu i qeverisë përsëriti premtimin elektoral se paga minimale brenda mandatit të tretë qeverisës do të arrijë në nivelin e 40,000 lekëve. Paga minimale ndryshoi edhe në 2019. Nga 1 janari, paga minimale në shkallë vendi u rrit nga 24,000 në 26,000 lekë. Rritja ishte rreth 8 %.

Nga 1 korriku i këtij viti do të zerohet tatimi për pagat deri në 40,000 lekë, ndërsa për pagat deri në 50,000 lekë tatimi mbi të ardhurat do të përgjysmohet nga 13% që është aktualisht në 6,5%. Numri i tatimpaguesve që përfitojnë nga ulja e barrës tatimore për shkak të rritjes të pragut të patatueshëm deri në 40,000 lekë është rreth 71,500 dhe shuma e përfitimit është mesatarisht 7,800 lekë për tatimpagues/vit ose rreth 557 milionë lekë/vit për të gjithë tatimpaguesit.

Gjithashtu, në të njëjtën linjë, për lehtësimin e barrës tatimore të shtresave në nevojë të popullsisë, me paketën fiskale u miratua që tatimpaguesit me të ardhura nga paga nga 40,001 lekë/muaj deri në 50,000 lekë/muaj, të vijojnë të paguajnë 0% tatim deri në shumën 30,000 lekë/muaj të ardhura nga paga, dhe ndryshe nga regjimi i mëparshëm, mbi shumën 30,000 lekë/muaj të paguajnë gjysmën e normës tatimore prej 13%. Sipas Ministrisë të Financave dhe Ekonomisë, numri i tatimpaguesve që përfitojnë nga kjo lehtësi tatimore është rreth 58,000 dhe shuma e përfitimit është mesatarisht 11,700 lekë për tatimpagues/vit ose në total 678 000 000 lekë/vit për të gjithë tatimpaguesit.

Ligji i ndryshuar “Për tatimin mbi të ardhurat” parashikon edhe ndryshimin e fashës së sipërme të taksimit progresiv. Nga 1 korriku i këtij viti, tatimi 23% parashikohet të fillojë të aplikohet në pagat mbi 200,000 lekë/muaj, nga 150,000 lekë/muaj që është aktualisht. Numri i tatimpaguesve që përfitojnë nga kjo lehtësi tatimore është rreth 5,900 dhe shuma e përfitimit është mesatarisht 23,000 lekë për tatimpagues/vit ose në total 135,000,000 lekë për të gjithë tatimpaguesit./ Monitor/

Etiketa: pagapagaminimalevendin

Lajme të lidhura

Qeveria Rama mori 300 mln euro kredi për ujësjellësit në 10 vite, por  problemi i ujit të pijshëm nuk u zgjidh
Aktualitet

Qeveria Rama mori 300 mln euro kredi për ujësjellësit në 10 vite, por problemi i ujit të pijshëm nuk u zgjidh

08:34 - 30/12/25
Prej pesë ditësh mungonte, rifillon furnizimi me ujë në qytetin e Vlorës
Aktualitet

Prej pesë ditësh mungonte, rifillon furnizimi me ujë në qytetin e Vlorës

07:59 - 30/12/25
E-Albania vazhdon në kolaps total/ Prej ditësh bizneset dhe individët nuk mundet të kryejnë procedurat
Breaking Views

E-Albania vazhdon në kolaps total/ Prej ditësh bizneset dhe individët nuk mundet të kryejnë procedurat

20:36 - 29/12/25
Para
Me armën në brez e baste të paligjshme, arrestohen në flagrancë 3 të rinj

Falsifikim dokumentesh dhe mashtrime, katër të arrestuar në Lezhë (EMRAT­)

Discussion about this post

TË FUNDIT

‘Barku i Ramës dhe Ballukut nuk nginjet’, Këlliçi: Aeroporti i Vlorës po kyçet në çifligun e diktatorit…
Aktualitet

Dosja e Ballukut, Rama merr në mbrojtje vartësen e tij: Gjueti shtrigash, mesazhet nuk janë prova

12:29 - 30/12/25

Kryeministri Edi Rama, dujke vijuar t’u përgjigjet pyetjeve të gazetarëve gjatë konferencës së fundvitit, duke iu referuar dosjes së Belinda...

Lexo më shumë
Skandalet ndjekin njëra-tjetrën, Rama: Shqipëria mbetet  lider në rajon për funksionimin e administratës

Skandalet ndjekin njëra-tjetrën, Rama: Shqipëria mbetet lider në rajon për funksionimin e administratës

12:02 - 30/12/25
Futbolli shqiptar rikthehet me ndeshje të zjarrta, FSHF zbulon kalendarin e Kupës dhe të Superiores

Futbolli shqiptar rikthehet me ndeshje të zjarrta, FSHF zbulon kalendarin e Kupës dhe të Superiores

11:44 - 30/12/25
Ndahet nga jeta ish-zv.kryeministri dhe ish-ministri socialist Zyhdi Pepa

Ndahet nga jeta ish-zv.kryeministri dhe ish-ministri socialist Zyhdi Pepa

11:25 - 30/12/25
Makina del nga rruga, lëndohen katër pjesëtarë të familjes

Sherr në spitalin e Fierit, 44-vjeçari plagos me thikë punonjësin e sigurisë (Emri)

11:02 - 30/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com