GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Ndryshon udhëzimi/ Kërkesa e përmbaruesit për bllokimin e makinës nuk do t’i dërgohet Policisë

09:16 - 14/06/22
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Ndryshon udhëzimi/ Kërkesa e përmbaruesit për bllokimin e makinës nuk do t’i dërgohet Policisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ndryshon udhëzimi “Për përcaktimin e kritereve, procedurës dhe mënyrës së bashkëpunimit dhe mbështetjes së përmbaruesve gjyqësorë privatë nga policia e shtetit”.

Udhëzimi i përbashkët i Ministrisë së Brendshme dhe të Drejtësisë botuar në Fletoren Zyrtare nuk parashikon me dërgimin e kërkesës nga përmbaruesi privat gjyqësor te Policia e Shtetit për bllokimin e makinave.

Udhëzimi i miratuar në vitin 2017 përcaktonte se përmbaruesit privat gjyqësor kishin të drejtë të lëshonin kërkesa për bllokimin fizik të mjeteve motorike në çdo rast kur është regjistruar më parë një sekuestro konservative në Drejtorinë Rajonale të Shërbimit të Transportit Rrugor.

Në udhëzimin e mëparshëm, përcaktohej se kërkesa për bllokimin fizik të mjeteve motorike shoqërohej me njoftimin zyrtar të vendosjes së sekuestros konservative mbi dokumentacionin e mjetit nga Drejtoria Rajonale e Shërbimit të Transportit Rrugor.

Gjithashtu, kërkesa për bllokimin fizik të mjeteve motorike kryhej shkresërisht ose elektronikisht nëpërmjet nënshkrimit elektronik të përmbaruesit gjyqësor privat, i cili ofrohet nga infrastruktura e çelësit publik.

“Lista emërore e përmbaruesve gjyqësorë privatë të cilët do të përdorin nënshkrimin elektronik nëpërmjet çelësit publik, saktësohej çdo fillim muaji nga DHKPGJP-ja dhe dërgohej për njohje te drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Dokumentacioni ose mjeti i sekuestruar nga strukturat e Policisë së Shtetit me kërkesë të përmbaruesit gjyqësor privat, kryhej jo më vonë se 72 orë nga njoftimi i tij për bllokimin e tij nga Policia e Shtetit”, citohej në udhëzimin e mëparshëm.

Sakaq udhëzimi i ri parashikon se nevoja për ndihmë, prezencë dhe mbështetje nga Policia e Shtetit është e domosdoshme, në rastet kur përmbaruesi gjyqësor privat çmon të arsyeshme se veprimet procedurale përmbarimore nuk mund të kryhen pa mbështetjen, ndihmën dhe prezencën e Policisë së Shtetit, pasi ekzekutimi i tyre paraqet rrezik për jetën, shëndetin dhe dinjitetin e përmbaruesit gjyqësor privat, personave të tjerë që do të asistojnë dhe janë të pranishëm gjatë ekzekutimit, kreditorit apo debitorit.

Për prezencën e policisë përmbaruesi duhet të paraqesë kërkesë. Policia e Shtetit përgjigjet jo më vonë se 3 ditë nga marrja e kërkesës për mbështetje, prezencë ose ndihmë ndaj përmbaruesit gjyqësor privat, me përjashtim të rasteve kur kërkesa çmohet se paraqet një urgjencë dhe rrezikshmëri të veçantë për jetën dhe shëndetin e përmbaruesit gjyqësor privat. Në këto raste prezenca, ndihma apo mbështetja duhet të jetë e menjëhershme.

Udhëzimi përcakton se në rastet e pamundësisë funksionale dhe operative të Policisë së Shtetit për shkaqe madhore apo të një rëndësie të veçantë, për të mbështetur, ndihmuar dhe qenë prezent në ditën dhe kohën e kërkuar nga përmbaruesi gjyqësor privat, strukturat e Policisë së Shtetit e njoftojnë atë të paktën 48 orë para datës dhe orës së caktuar për ekzekutim, duke argumentuar arsyen e mosbashkëpunimit./Monitor

 

Lajme të lidhura

Betonizohen tokat bujqësore në rrethinat e Tiranës, çmimet shkojnë 70 herë mbi mesataren e BE-së
Aktualitet

Betonizohen tokat bujqësore në rrethinat e Tiranës, çmimet shkojnë 70 herë mbi mesataren e BE-së

14:47 - 05/02/26
Banorët protestojnë para Bashkisë së Beratit, nënkryetari: Bëni çfarë të doni, rruga nuk bëhet!
Aktualitet

Banorët protestojnë para Bashkisë së Beratit, nënkryetari: Bëni çfarë të doni, rruga nuk bëhet!

12:17 - 05/02/26
Shëndetësia ‘falas’/ Familjet shqiptare detyrohen të paguajnë nga xhepi faturën më të lartë në rajon
Aktualitet

Shëndetësia ‘falas’/ Familjet shqiptare detyrohen të paguajnë nga xhepi faturën më të lartë në rajon

08:39 - 05/02/26
Para
PD, pro zgjatjes së afateve të Vettingut, Dashnor Sula: Ndarje nga e shkuara!

Konferenca për antikorrupsionin/ PD: Kush beson një qeveri që ish-kryebashkiaku i kapet me kokainë?

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dosja e vrasjes së babë e bir, vendim përfundimtar: Çapjanët në burg përjetë
Aktualitet

Dosja e vrasjes së babë e bir, vendim përfundimtar: Çapjanët në burg përjetë

17:06 - 05/02/26

Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi dënimin me burg përjetë për Ardjan dhe Florenc Çapja për vrasjen e Nezir...

Lexo më shumë
‘Përgjuesi ishte tek priza e banjës”/ Dëshmia e dedektives private, kontrolloi shtëpinë e Erjon Llapushit

‘Përgjuesi ishte tek priza e banjës”/ Dëshmia e dedektives private, kontrolloi shtëpinë e Erjon Llapushit

17:01 - 05/02/26
Blerje votash për PS-në, SPAK dërgon për gjykim tre persona (Emrat)

Blerje votash për PS-në, SPAK dërgon për gjykim tre persona (Emrat)

16:52 - 05/02/26
Takimi Rama–Papa Leoni XIV, Vatikani: Në fokus tema kishtare dhe civile

Takimi Rama–Papa Leoni XIV, Vatikani: Në fokus tema kishtare dhe civile

16:41 - 05/02/26
Alarm në Korçë, dy tërmete me epiqendër në Devoll

Alarm në Korçë, dy tërmete me epiqendër në Devoll

16:25 - 05/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com