GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Në 11 dhjetor tubim Berisha-Rama-Meta”, Bardhi: Keqardhje për fletë-rrufetë e presidencës

15:58 - 23/11/21
në Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
“Në 11 dhjetor tubim Berisha-Rama-Meta”, Bardhi: Keqardhje për fletë-rrufetë e presidencës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, në një intervistë për mediat i është përgjigjur ish-kryeministrit Berisha, për kërkesën e këtij të fundit që sekretari dhe nënkryetarët duhet të japin dorëheqjen, pasi sipas tij nuk janë legjitim.

Bardhi tha se shpreh keqardhjen time për këtë kërkesë të pambështetur të zotit Berisha. Më tej ai u shpreh se sipas statutit nuk është një rregull që vepron për pozicionin e sekretarit të përgjithshëm apo të nënkryetarëve të partisë, është një rregull që vepron për kryetarin e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.

“Së pari, e kam dëgjuar dhe dua të shpreh keqardhjen time për këtë kërkesë të pambështetur të zotit Berisha. Qoftë Sekretari i Përgjithshëm i Partisë demokratike, qoftë nënkryetarët e Partisë Demokratike janë zgjedhur në mbledhjen e datës 30 gusht të këtij viti nga Këshilli Kombëtar. Kanë marrë votën personale të Sali Berishës në zgjedhjen e tyre dhe në një moment të caktuar ku secili prej nesh vendos që përballë interesit të Sali Berishës të vendosë dhe t’i japë prioritete interesit të Partisë Demokratike, interesit të demokratëve, ne shpallemi jo legjitim, ne shpallemi të shitur dhe na kërkohet të japim dorëheqjen apo të largohemi nga funksionet tona. Fjala vjen, rregulli që zoti Berisha flet për zgjedhjen e lidershipit të partisë me dy alternativa, se kjo është arsyeja që ai jep për konsiderimin e sekretarit të përgjithshëm dhe nënkryetarëve të partisë si jolegjitim.

Sipas statutit nuk është një rregull që vepron për pozicionin e sekretarit të përgjithshëm apo të nënkryetarëve të partisë, është një rregull që vepron për kryetarin e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, por duke qenë se kryetari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, i zgjedhur në të njëjtën formë dhe në të njëjtën mënyrë si sekretari i përgjithshëm dhe nënkryetarët, në këtë moment është rreshtuar përkrah zotit Berisha ai njihet si legjitim nga zoti Berisha, madje është konsideruar i vetmi institucion, kryetari i Këshillit Kombëtar, i vetmi institucion legjitim brenda Partisë Demokratike dhe pse është zgjedhur në të njëjtën formë siç është zgjedhur sekretari i përgjithshëm dhe nënkryetarët. Pra, ka një dopio standard në këtë rast. Unë e kam thënë dhe në mbledhjen e kryesisë dhe e përsëris, asnjëri prej nesh nuk ka asnjë arsye për tu ndier keq, as për tu intimiduar në raport ushtrimit të detyrës dhe përgjegjësive që kemi përpara demokratëve, sepse cilido që gjatë kësaj periudhe nuk do ti bindet zotit Berisha do të shpallet prej tij jolegjitim, që kështu nuk ka asnjë surprizë në kërkesën e zotit Berisha” – u shpreh Bardhi.

Bardhi gjithashtu ka folur edhe në lidhje për deklaratat e presidentit Meta për zgjedhjet e lokale, i cili u shpreh se kjo është një e pavërtetë, pasi sipas tij dekretei i Presidentin nuk u njoh as nga anëtarët e KQZ-së të Partisë Socialiste, gjë që ishte e pamundur që PD të regjistrohej në tetor. Ai më tej shpehet se për të institucioni i Presidentit të Republikës, është institucioni që përfaqëson unitetin e popullit dhe nuk mundet kurrsesi që nga zyra e Presidentit të Republikës apo nga institucioni i Presidentit të Republikës, të dalin fletë-rrufe.

“Së pari, kjo është një e pavërtetë e madhe, sepse ju e dini që zgjedhjet e 30 qershorit u mbajtën, nuk u njohën nga Partia Demokratike dhe i gjithë koalicioni opozitar, por ndërkohë komisioni qendror i zgjedhjeve refuzoi të hapte procedurën për regjistrimin e kandidatëve dhe partive politike në zgjedhjet e tetorit. Dhe është e pamundur për një parti politike serioze, që të regjistrohet në bulevard, sepse për të marrë pjesë në zgjedhje duhet të paraqitet një kërkesë pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Dhe ju e mbani mend që katër anëtarët e Edi Ramës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, refuzuan të njihnin Dekretin e Presidentit të Republikës e për pasojë të hapnin procedurën për regjistrimin në zgjedhjet vendore të dekretuara në përputhje me Kushtetutën nga Presidenti në tetor të vitit 2019 dhe në këtë mënyrë ishte e pamundur për ne që të regjistroheshim në një proces që ishte i pahapur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve prandaj kjo është një e pavërtetë e madhe sikundër të gjitha të pavërtetat që për fat te keq kanë dalë gjatë këtyre ditëve nga zyra e Presidentit të Republikës. Dua të shpreh keqardhjen, e kam thënë dhe më parë, për mua institucioni i Presidentit të Republikës, është institucioni që përfaqëson unitetin e popullit dhe nuk mundet kurrsesi që nga zyra e Presidentit të Republikës apo nga institucioni i Presidentit të Republikës, të dalin fletë-rrufe, shpifje apo akuza baltë drejtuar kryetarit të opozitës, kryetarit të Partisë Demokratike, zotit Basha” – tha Bardhi.

Ndërsa për dy Kuvendet që do të mbahen nga Partia Demokratike, Barshi është shprehur se nuk ka dy Kuvende, por vetëm një pasi ai i datës 11 është Kuvendi i Berishës, Ramës dhe Metës.

“Ajo që unë kam parë dhe kam vrejtur me keqardhje gjatë gjithë këtyre ditëve kam parë që ka një tentativë që në datën 11 të bëhen bashkë në një tubim Sali Berisha, Edi Rama apo njerëzit e Edi Ramës dhe njerëzit e Ilir Metës. Dhe kjo është një fatkeqësi e madhe sepse është padyshim një tubim kundër interesit të Partisë Demokratike, kundër Partisë Demokratike” – tha Bardhi.

Etiketa: berishaflete rrufeGazmend BardhiKuvendimetaPresidencaRama

Lajme të lidhura

Aurel Bylykbashi zë vendin e Bujar Leskajt, emërohet drejtues politik i PD për qarkun e Vlorës
Politikë

Aurel Bylykbashi zë vendin e Bujar Leskajt, emërohet drejtues politik i PD për qarkun e Vlorës

14:40 - 13/03/26
Rezolutë kundër Iranit, Rama: Do t’i shpallim sponsorë të terrorizmit bashkë me Gardën Revolucionare
Aktualitet

Rezolutë kundër Iranit, Rama: Do t’i shpallim sponsorë të terrorizmit bashkë me Gardën Revolucionare

13:57 - 13/03/26
Kush je ti që më ndërpret! Ramën nuk e mbajnë nervat live, sherr me gazetarët dhe sulme ndaj mediave
Aktualitet

Kush je ti që më ndërpret! Ramën nuk e mbajnë nervat live, sherr me gazetarët dhe sulme ndaj mediave

13:47 - 13/03/26
Para
Nga 26 nëntori hapen procedurat për kompensimin e pronave, kriteret dhe kategoritë përfituese

Nga 26 nëntori hapen procedurat për kompensimin e pronave, kriteret dhe kategoritë përfituese

Discussion about this post

TË FUNDIT

Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit
Botë

Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit

20:00 - 13/03/26

Pentagoni po dërgon njësi të tjera të Marinës dhe disa anije luftarake drejt Lindjes së Mesme, ndërsa Irani intensifikon sulmet...

Lexo më shumë
SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin

SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin

19:45 - 13/03/26
Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë

Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë

19:20 - 13/03/26
Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje

Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje

17:25 - 13/03/26
Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë

Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë

17:01 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com