GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Në 19 dhjetor studentët marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit: Qeveria na mashtroi

13:32 - 17/12/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
Në 19 dhjetor studentët marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit: Qeveria na mashtroi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Formit Rinor të Partisë Demokratike Besart Xhaferri ka paralajmëruar një protestë të studentëve në drejtim të Ministrisë së Arsimit, pasi sikurse u shpreh ai, qeveria e drejtuar nga Edi Rama nuk ka mbajtur asnjë premtim lidhur me Paktin që bëri me Universitetin në vitin 2018.

“Asnjë nga 8 pikat e paktit për Universitetin nuk është mbajtur. Edi Rama u zotua për investime për infrastukturë, por për këtë premtim mjafton të shkoni në Durrës, ku në mes të Spitallës është ndërtuar një Universitet, por asnjë godinë konvikti nuk ka në Durrës, duke i ekspozuar 18 mijë studentët e këtij Universitetit përballë qirave të larta, a thua se kanë shkuar atje për pushime e jo për studime”, u shpreh ndër të tjera Xhaferri.

Deklarata

Pakti për Universitetin i publikuar në 2018 nga Edi Rama, pati fatin e premtimeve tipike rilindëse si ‘Shëndetësia falas’ apo ‘legalizimet falas’, u bë një tjetër simbol i mashtrimeve të kësaj qeverie.
Në 2018 kur premtoi Paktin për Universitetin për të shuar protestat studentore, që nuk i vuri nën kontroll me taborrin mediatik dhe patronazhistët e FRESH, Edi Rama u zotua se duke nisur nga 2019 për arsimin do shkonte 5% e PBB.
Po përgjatë këtyre viteve kjo rezultoi mashtrimi i radhës, teksa për buxhetin e vitit 2025, për arsimin në tërësi është parashikuar të jepet vetëm 2,45 % të PBB të vendit ose ndryshe 62.2 miliardë lekë, më pak se gjysma e asaj që ishte premtuar.
Konkretisht për arsimin parauniversitar të përgjithshëm do jepet 1,79 % e PBB, për arsimin profesional është planifikuar vetëm 0,17 % e PBB dhe për arsimin e lartë projektuar vetëm 0,49% e PBB.
Edi Rama, që kërkon të marrë edhe kompetencat e Kryeshkencëtarit, planifikon që për shkencë të investojë vetëm 0.06% të PBB, në një kohë që miliona euro nga taksat tona alokohen për koncerte tallavaje dhe marketing personal në mediat ndërkombëtare.
Asnjë nga 8 pikat e paktit për Universitetin nuk është mbajtur. Edi Rama u zotua për investime për infrastukturë, por për këtë premtim mjafton të shkoni në Durrës, ku në mes të Spitallës është ndërtuar një Universitet, por asnjë godinë konvikti nuk ka në Durrës, duke i ekspozuar 18 mijë studentët e këtij Universitetit përballë qirave të larta, a thua se kanë shkuar atje për pushime e jo për studime.
Të mos flasim për kushtet në Qytet Studenti dhe godinat e tjera studentore në rrethe, ku uji dhe ngrohja janë më orar si në vitet e diktaturës, dhe studentët detyrohen të dalin në tregun e qirave që është fryrë fiktivisht nga pastrimi i parave në ndërtim.
Në Universitetin e Prishtinës, studentët paguajnë në muaj veç 20 euro për fjetjen dhe 15 euro për ushqimin me tre vakte në mensat studentore. Mjafton kjo e dhënë për të kuptuar se në Prishtinë studenti trajtohet me dinjitet si një aset, ndërsa në Tiranë si një objekt zhvatjeje.
Studentët, përveçse janë VJEDHUR nga qeveria, janë të tradhëtuar dhe nga vetë Universitetet tona publike, që shumicën e shpenzimeve i kanë për çështje sigurie, luksi, paga dhe honorare, teksa studentët falas kanë vetëm ëi-finë në godinat e universiteteve tona.
Universiteti i Tiranës ka lëvruar vetëm për çështjen e sigurisë ambienteve për vitin akademik 2023-2024 rreth 930 mijë euro, i ndjekur nga Universiteti Politikenik i Tiranës me rreth 550 mijë euro dhe Universiteti Bujqësor i Kamzës me 285 mijë euro.
Universitetet Publike janë prej vitesh në koma, por ashtu edhe ato private që në vendin tonë akreditohen në këmbim të një çantë Louis Vuitton, ndaj përballë këtij realiteti dramatik nuk mund të qëndrojmë indiferentë, pasi arsimi është palca e një kombi.
NË 19 DHJETOR, TE ENJTEN ORA 12:00 ju ftojmë t’i bashkoheni protestës marshim të të rinjve të FRPD dhe GRUD nga Qyteti Studenti drejt MAS.
Çdo student dhe çdo i ri që kërkon që arsimi të mos bëhet kurban i Edi Ramës dhe korrupsionit të tij është i ftuar në na bashkohet në këtë marshim dinjiteti ne emër të Universitetit.
Etiketa: qeveriStudente

Lajme të lidhura

SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm
Editorial

SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm

22:48 - 20/12/25
U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë
Aktualitet

U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë

21:49 - 20/12/25
Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplasen dy makina, katër të plagosur dërgohen me urgjencë në spital
Aktualitet

Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplasen dy makina, katër të plagosur dërgohen me urgjencë në spital

21:15 - 20/12/25
Para
Drejtori i ARRSH, Gentian Gjyli, i bën dhuratat shumë më përpara se sa të vijnë Krishtlindjet dhe i ka me vlerë miliona euro

Gentian Gjyli i dhuron Salillarit paratë e Korridorit VIII, 24 miliardë lekë për Elbasan-Papër jepen pa garë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Juventus nuk fal me Zhegrovën në fushë, “Zonja e Vjetër” i jep leksione Romës
Sport

Juventus nuk fal me Zhegrovën në fushë, “Zonja e Vjetër” i jep leksione Romës

23:18 - 20/12/25

Supersfida e sotme mes Juventus dhe Romës, e cila ishte e vlefshme për javën e 16-të të Seria A, u...

Lexo më shumë
SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm

SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm

22:48 - 20/12/25
Opozitari më i famshëm, Ilir Vrenozi bëhet pjesë e BBV Albania: Pres të më vizitojë Edi Rama

Opozitari më i famshëm, Ilir Vrenozi bëhet pjesë e BBV Albania: Pres të më vizitojë Edi Rama

22:27 - 20/12/25
Dy kartonë të kuq dhe 3 gola, Liverpool triumfon ndaj Tottenham

Dy kartonë të kuq dhe 3 gola, Liverpool triumfon ndaj Tottenham

22:21 - 20/12/25
I shpëtoi “kokën” nga shkarkimi, flet Scott Parker: Meritat i takojnë Armando Brojës

I shpëtoi “kokën” nga shkarkimi, flet Scott Parker: Meritat i takojnë Armando Brojës

22:12 - 20/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com