GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Në 4 vite shëndetësia nuk njohu progres, Trauma spitali më i shtrenjtë në Shqipëri

15:38 - 27/04/22
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 4 min
A A
Në 4 vite shëndetësia nuk njohu progres, Trauma spitali më i shtrenjtë në Shqipëri
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në periudhën 2016-2020, shërbimi shëndetësor në Shqipëri nuk ka patur progres në asnjë seksion, mungesë ilaçesh, kushtet nuk u përmirësuan në spitale ndërkohë që Spitali Universitar i Traumës ngelet spitali publik më i shtrenjtë në vend. Duhet theksuar se ritmi i rritjes së fondeve buxhetore për shëndetësi është më i lartë se ritmi i rritjes së shpenzimeve të ministrisë dhe sa dyfishi i rritjes së institucioneve të tjera sipas të dhënave nga Open Data Albania.

Raporti ka ardhur menjëherë pasi një këshilltar i huaj i qeverisë Rama, shtetas holandez rezident në Shqipëri i shkroi një letër kryeministrit Edi Rama për të rrëfyer përvojën traumatike me shërbimet në spitalin e Traumës (SUT) kur pati një aksident duke ecur rrugëve të Tiranës në një trotuar të prishur. Ton Daans, ish-këshilltar në Ministrinë e Drejtësisë për periudhën 2018-2020.

“Nuk kishte letër higjienike për pacientët, si dhe nuk kishte ujë të pijshëm; Në banjë nuk kishte ujë në rezervuarin e ËC-së; Gjatë trajtimit tim privatësia ime (si pacient) nuk u respektua absolutisht; Në departamentin e radiologjisë ata përdorën një aparat me rreze X, që dukej të ishte blerë shumë dekada më parë;  Pasi qepa plagët, mu desh të qëndroja në një lloj dhomë vëzhgimi, por shtrati që përdora nuk kishte çarçafë të pastër” – pjesë e shkëputur nga letra e holandezit që rrëfen gjendjen skandaloze në SUT.

Por konstatimi i shtetasi holandez dhe Open Data-s, na zbulon se SUT-ja nuk justifikon dot mungesat për sa kohë ngelet spitali publik më i shtrenjtë i buxhetit të shëndetësisë pasi kostoja mesatare spitalore, në vitin 2020 për një të shtruar është 99,050 Lekë ose 825 euro. Pas tij renditen spitalet e nivelit Rajonal me kosto mesatare 689,1 euro, i ndjekur nga spitali Universitar ku kostoja mesatare spitalore  e një të shtruari është 508,5 euro. Në këto kosto nuk përfshihen harxhimet që qytetarët kanë bërë në farmaci private dhe harxhimet ekstra të cilat janë praktika të njohura në sistemin tonë shëndetësor. Supozohen që vlerat e mësipërme të mbulohen nga Fondi i Kujdesit të Detyrueshëm Shëndetësor.

Open Data shkruan se është e çuditshme që ka mungesa për sa kohë që databaza për fondet në Shëndetësi raporton blerje artikujsh dhe shërbimesh nga 1 janari në vlerën 962 milion lekë (të reja ) ose rreth 7.8 milion Euro pa TVSH.

Rezultatet u bazuan tek aktiviteti i qendrave shëndetësore, ambulancave dhe poliklinikave, numri i shtrimeve dhe ditëve të qëndrimit, shfrytëzimi i shtratit në ditë, qendrimi ditor mesatar i të sëmurit në spital, xhiro e shtratit, si dhe tregues të tjerë për matjen e cilësisë. Për shkak të kufizimit të lëvizjes së njerëzve si pasojë e pandemisë COVID-19, në vitin 2020 vëllimi i veprimtarisë në institucione ka pësuar ulje.

Për vitin 2020 ka 413 qendra shëndetësore në total dhe 46 poliklinika në të gjithë vendin, numër i cili nuk ka ndryshuar që prej vitit 2016. Ndërsa, numri i ambulancave për periudhën në fjalë është 2037, apo 22 ambulanca më pak krahasuar me vitin 2019 duke treguar se situata në shëndetësi nuk është në gjendje të mirë.

Në vitin 2020 pati rënie të numrit të shtrimeve dhe ditëve të qëndrimit ku synimi ka qënë shmangia e shtrimeve në spitale dhe marrja e mjekimit në shtëpi. Rënia më e lartë e numrit të shtrimeve dhe ditëve të qëndrimit ka qenë në spitalet bashkiake me 41% dhe 45% krahasuar me vitin 2019 ndërkohë që qeveria shqiptare ka shpenzuar rreth 340 milion euro vetëm për menaxhimin e Covid-19.

Ndërsa shfrytëzimi i shtratit që tregon numrin e ditëve mesatare të vitit gjatë të cilave shtrati  i spitalit është i zënë me pacientë për të marrë kujdes shëndetësor ka qënë 123.9  ditë, apo rreth 34 % të ditëve për vitin 2020.

Nga statistikat zyrtare, vihet re se në vitin 2020, numri i institucioneve spitalore (pra spitaleve publikë) është 42 spitale, që ofrojnë një mbulim përafërsisht 15 spitale publike për 1 milion banorë. Një shifër relativisht e ulët duke krahasuar me Greqinë e cila e ka 25 spitale për 1 milion banorë për vitin 2020.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka planifikuar rreth 77 miliardë lekë ose 646 milionë euro, prej të cilave rreth 63% ose 408 milionë euro janë caktuar për funksionin e shëndetësisë nëpërmjet katër programeve.  Fondet e planifikuara për këto programe përbëjnë 8% të buxhetit total të vitit 2022 ose 3% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Brenda katër viteve fondet e buxhetit të alokuar për ministrinë e shëndetësisë janë rritur 27% ose rreth 16 miliardë lekë. 80% e rritjes së këtyre fondeve ka shkuar për financim shtesë në programet e shëndetësisë. Përkatësisht, brenda katër viteve programet e shëndetësisë kanë pësuar rritje me 36%, ndërsa fondet për ministrinë pësuar rritje me 27%. Nga ana tjetër institucionet buxhetore kanë pasur rritje të shpenzimeve në total 18% rritje për përiudhën 2019-2022.

Gjatë kësaj periudhe, programet me rritje të vazhdueshme janë shërbimi i kujdesit dytësor i cili përfshin ofrimin e shërbimit spitalor në kohë dhe cilësi, shpenzimet në këtë sektor kanë ardhur në rritje vit pas viti si dhe shpenzimet për shërbimet e shëndetit publik.

Shërbimet e kujdesit parësor në dy vitet e para kanë rezultuar me rritje, konkretisht në planin e 2021 rritja ka qenë më e madhe duke qenë se ndikimi i pandemisë u përfshi për herë të parë në planifikimin e buxhetit, ndërsa në vitin 2022 shënohet një rënie e ndjeshme e shpenzimeve për këtë program.

Megjithatë fondet për sistemin shëndetësor ngelen të ulëta sepse shpenzimet private nga individi në vendin tonë shkojnë deri në 50%, në krahasim me 14,9% në BE. Këto shifra tregojnë se sa i cënueshëm është sistemi shëndetësor edhe pa u përballur me sfida të jashtëzakonshme.

Këtë e përforcon dhe KLSH-ja e cila ka deklaruar se shpenzimet nga xhepi për shëndetësinë ishin të larta si për personat e siguruar, ashtu dhe për personat e pasiguruar, gjë e cila ngre pikëpyetje dhe mbi efikasitetin e skemës aktuale të sigurimeve për vitin 2020.

Etiketa: 7.8 milion Euroleter kryeministritme i shtrenjtiNë periudhën 2016-2020open data albaniaSpitali Universitar i TraumësTon Daans

Lajme të lidhura

Shqipëria me nivelin më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim në Europë
Aktualitet

Shqipëria me nivelin më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim në Europë

08:58 - 05/12/25
Shqiptarët largohen, Rama do ngrejë 20 qendra me kosto marramendëse për emigrantët e huaj
Aktualitet

Shqiptarët largohen, Rama do ngrejë 20 qendra me kosto marramendëse për emigrantët e huaj

08:32 - 05/12/25
Skema e Ballukut dhe Berberit për “qethjen” e tenderave energjisë, përfituese “Net Group”, miliona euro edhe kompanisë së sanksionuar nga SHBA
Breaking Views

Skema e Ballukut dhe Berberit për “qethjen” e tenderave energjisë, përfituese “Net Group”, miliona euro edhe kompanisë së sanksionuar nga SHBA

22:25 - 04/12/25
Para
Elisabeta Imeraj: Shpresoj ta kenë të arsyetuar se kush e kërkon shkarkimin tim

Elisabeta Imeraj: Shpresoj ta kenë të arsyetuar se kush e kërkon shkarkimin tim

Discussion about this post

TË FUNDIT

Takimet e Salianjit, reagon Berisha: Janë takime për interesa personale, s’kanë lidhje me partinë
Aktualitet

Lëvizja për ndryshim e Salianjit trazon ujërat brenda Partisë Demokratike

09:44 - 05/12/25

Me qëllimet e shprehura publikisht për “ringritje” dhe “rizgjim” të Partisë Demokratike, ish-deputeti dhe anëtari i kryesisë së kësaj partie,...

Lexo më shumë
Seanca paraprake për Erion Veliaj, biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO

Seanca paraprake për Erion Veliaj, biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO

09:38 - 05/12/25
Qarkullonin me armë dhe lëndë narkotike në makinë, në pranga dy të rinjtë (Emrat)

Qarkullonin me armë dhe lëndë narkotike në makinë, në pranga dy të rinjtë (Emrat)

09:32 - 05/12/25
Aksident në aksin Maqellarë-Peshkopi, raportohet për disa të plagosur

Aksident në aksin Maqellarë-Peshkopi, raportohet për disa të plagosur

09:11 - 05/12/25
Shqipëria me nivelin më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim në Europë

Shqipëria me nivelin më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim në Europë

08:58 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com