GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

“Ne duhet të mbrohemi si komb”, Alfred Moisiu tek podkasti i Ditmir Bushatit

në Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
“Ne duhet të mbrohemi si komb”, Alfred Moisiu tek podkasti i Ditmir Bushatit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-presidenti Alfred Moisiu, i ftuar në podcastin ‘Public Square’ me Ditmir Bushatin, ka folur më shumë për Shqipërinë, dashurinë për vendin dhe drejtësinë.

Në fjalën e tij, Moisiu u shpreh se ky shekull, nëse mund ta quajmë kështu, është shekulli i shqiptarëve.

Sipas ish-Presidentit kemi vendosur shumë të drejta që më në fund na i kanë dhënë dhe tjerët, ndërsa theksoi se kryeministrat dhe presidentët e Kosovës e Shqipërisë, duhet të kenë mendime të përbashkëta për mbrojtjen e kombit, pasi sipas tij nuk e kanë.

“Mund të themi që Europa ka pasur një impakt, jo dhimbshurie, por ka reflektuar në mënyrë pozitive duke negativizuar veprimet e kaluara. Por, prapë po ta shikosh nguron se janë tendencat e vjetra. Unë kam folur kudo në konferenca ku më është dhënë rasti që, ‘shikoni, lodheni kot me Vučić, nuk mund të bëhet Vučić perëndimor, ka marrë fund’.

Ne po e shpërdorojmë kohën që na ka vënë historia nëdispozicion dhe duhet të bëjmë kthesë. Unë i kam bërë thirrje dhe Akademisë tonë të Shkencave edhe Akademisë të Shkencave të Kosovës dhe politika jonë e mbrojtjes duhet të jetë kombëtare. Ne duhet të mbrohemi si komb.

Nuk bëhet duke bërë ca thirrje jepi kaq para Kosovës, nuk është problemi aty. Problemi është tek mentaliteti. Kryeministri i Kosovës dhe kryeministri i Shqipërisë, presidenti i Kosovës dhe presidenti i Shqipërisë përsa i përket mbrojtjes si komb duhet të kenë mendime të përbashkëta. Që në fakt nuk i kanë”, përfundon Moisiu.

Ndërkohë, Bushati në fjalën e tij u shpreh se shumëçka ka ndryshuar që nga koha kur Moisiu ishte president, por nevoja për ndryshim cilësor, vetëdije kombëtare, qeverisje të pastër dhe ushtrim të përgjegjësive politike, është më e madhe se kurrë.

Duke folur mbi situatën me drejtësinë, ish-Presidenti Moisiu thotë se beson te SPAK, ndonëse ka kritika për ngadalësi.

“Kam kritikuar dhe që njerëzit që do punojnë në drejtësi, duhet të jenë njerëz të çliruar nga disa mentalitet dhe duhet të mendojnë vetëm për detyrën. Ne jemi vend i vogël dhe ti nuk je vetëm ti, ke një grua, një motër, një vëlla, një djalë a vajzë. Keta janë ustallarë, pasi sulmojnë ato e jo ty, që ta ndjesh ti dhimbjen dhe të kesh presion familjar në fisin tënd. Duhen zgjedhur njerëz që janë të vendosur”, tha Moisiu.

Për ish-Presidentin Moisiu ndjenja që kemi ne për atdheun nuk mund të jetë një gjë e improvizuar. Duhet të jetë e lindur, e edukuar.

“Shpesh herë e kam thënë edhe kur kam shkuar në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut në takime të ndryshme me shqiptarët, u kam thënë që, unë i përkas një brezi që në‘36-’37- ën këndonim në shkollë “për Kosovë e Çamëri, ja vdekje ja liri”. Kalamaj ishim, po ama ndjenjën e kishim”, vijon ai.  Njeriu me një karrierë të gjatë nën uniformë kujton vitet si student dhe si në atë kohë ka kultivuar ndjenjen për atdheun. Konvikti ishte regjim ushtarak dhe nuk levizje, por të shtunë e të dielë shkoja në Bibliotekën Kombëtare dhe i kam lexuar librat e parë “Për mbrojtjen e atdheut” dhe “Lulja e kujtimit” dhe janë librat që më kanë edukuar pse dhe si duhet ta duash vendin, kombin tënd. Kjo është shumë e rëndësishme”, thotë ai.

gijotina.com/

Etiketa: Alfred MoisiuEuro 2024Kryesore1

Lajme të lidhura

Protesta/ Shpaloset pankarta: Kush nuk është me ne është bashkëpunëtor në krim
Breaking Views

Protesta/ Shpaloset pankarta: Kush nuk është me ne është bashkëpunëtor në krim

19:54 - 17/06/26
Goditet një call center në Tiranë, 7 persona në pranga, 27 të tjerë nën hetim për mashtrim
Aktualitet

Goditet një call center në Tiranë, 7 persona në pranga, 27 të tjerë nën hetim për mashtrim

17:55 - 17/06/26
Fitorja e parë e protestës/ Parlamenti Evropian: Vendosni moratorium për ndërtimet në zonat e mbrojtura deri në ndryshimin e ligjit!
Breaking Views

Fitorja e parë e protestës/ Parlamenti Evropian: Vendosni moratorium për ndërtimet në zonat e mbrojtura deri në ndryshimin e ligjit!

17:47 - 17/06/26
Para
“Shisja rroba në Rrëshen, më vinte turp nga shoqëria”, Ardiola Dushi tregon të pathënat e jetës së saj

“Shisja rroba në Rrëshen, më vinte turp nga shoqëria”, Ardiola Dushi tregon të pathënat e jetës së saj

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protesta/ Shpaloset pankarta: Kush nuk është me ne është bashkëpunëtor në krim
Breaking Views

Protesta/ Shpaloset pankarta: Kush nuk është me ne është bashkëpunëtor në krim

19:54 - 17/06/26

Protestuesit kanë nisur marshimin nga sheshi ‘Skënderbej’ drejt kryeministrisë. Grumbullimi nisi në orën 19:00, një orë më vonë sesa ditët e mëparshme,...

Lexo më shumë
Goditet një call center në Tiranë, 7 persona në pranga, 27 të tjerë nën hetim për mashtrim

Goditet një call center në Tiranë, 7 persona në pranga, 27 të tjerë nën hetim për mashtrim

17:55 - 17/06/26
Fitorja e parë e protestës/ Parlamenti Evropian: Vendosni moratorium për ndërtimet në zonat e mbrojtura deri në ndryshimin e ligjit!

Fitorja e parë e protestës/ Parlamenti Evropian: Vendosni moratorium për ndërtimet në zonat e mbrojtura deri në ndryshimin e ligjit!

17:47 - 17/06/26
PE rrëzoi amendamentin për Sazanin dhe Zvërnecin? Rama dhe PD, me dy variante mbi Rezolutën

PE rrëzoi amendamentin për Sazanin dhe Zvërnecin? Rama dhe PD, me dy variante mbi Rezolutën

17:37 - 17/06/26
Çfarë ndodhi në Fan Zone? Protestuesit bllokojnë ekranin e ndeshjeve të Botërorit

Çfarë ndodhi në Fan Zone? Protestuesit bllokojnë ekranin e ndeshjeve të Botërorit

17:18 - 17/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

casino siteleriDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetpadişahbetmeritbet girişGrandpashabetgrandpashabetbetsmovejojobetcasibom girişgrandpashabet girişjojobet girişcasibomgrandpashabet girişgrandpashabet giriş