GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Ne flasim për bullizmin, por a e dimë vërtet çfarë është?

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Ne flasim për bullizmin, por a e dimë vërtet çfarë është?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Emisioni “T’ka mami yll” është kryqëzuar së fundmi nga opinioni publik, pas komenteve të papërshtatshme nga anëtarët e jurisë.

Përveç njerëzve të thjeshtë që kanë kritikuar sjelljen e tre anëtarëve të jurisë, edhe figura të njohura kanë reaguar gjithashtu.

Aurela Gaçe tha se “ne jemi shoqëri bullizuese”, Aulona Musta u shpreh se “një fëmijë po bullizohet në emision”, mendim me të cilin qe dakord edhe Dafina Zeqiri.

Komentet në emision padyshim që janë të papërshtatshme dhe të kritikueshme për shumë arsye – por vlen të përmendet që nuk kemi të bëjmë me bullizëm, të paktën nga çfarë shohim në emision. Bullizmi është një dukuri që për fat të keq prek shumë njerëz, ndaj sa më mirë ta njohim dhe sa më saktë ta përdorim si term, aq më shumë u vijmë në ndihmë “viktimave” të bullizmit.

Kur fjala “bullizëm” u përdor për herë të parë aty rreth viteve 1500, nuk ishte kurrfarë lidhje me kuptimin që ka sot, përkundrazi, me prejardhje nga holandishtja, kishte kuptimin “i/e dashur”. Por në rrjedhë të kohës, “të bullizosh” ndryshoi në “të ngacmosh të dobëtit”, një konotacion i cili qëndron edhe sot, ndonëse ndodh të keqkuptohet dhe të ngatërrohet. Përgjithësimi i bullizmit me sjellje të tjera njerëzore, të gabuara, por sidoqoftë jo bullizuese, ka ngritur shqetësimin e ekspertëve të fushës.

Për ta kuptuar më mirë se çfarë nuk shkon me trajtimin e bullizmit në ditët e sotme, do t’i referohemi shpjegimit të termit nga burime të sigurta dhe të vlerësuara.

Qendra Kombëtare Kundër Bullizmit (NCAB), një fondacion australian, e përkufizon bullizmin si “keqpërdorim të vazhdueshëm dhe të qëllimshëm të pushtetit në marrëdhënie përmes sjelljes së përsëritur verbale, fizike dhe/ose psikologjike që synon të shkaktojë dëmtime fizike, sociale dhe/ose psikologjike; mund të përfshijë një individ ose një grup që dëmton një ose më shumë persona. Bullizmi mund të ndodhë personalisht ose në internet, përmes platformave të tjera, në mënyrë të fshehur ose drejtpërdrejtë.”

Shoqata Amerikane e Psikologjisë, organizata më e madhe shkencore dhe profesionale e psikologëve në SHBA, e përkufizon bullizmin si “formë e sjelljes agresive në të cilën dikush qëllimisht dhe në mënyrë të përsëritur shkakton dëmtim ose shqetësim te personi tjetër. Bullizmi mund të marrë formën e kontaktit fizik, fjalëve ose veprimeve më delikate. Individi i ngacmuar zakonisht ka probleme në mbrojtjen e tij dhe nuk bën asgjë që të shkaktojë bullizmin”.

Bullizmi mund të ketë përkufizime të ndryshme, por thelbi, i pranuar nga profesionistë të shëndetit mendor, ekspertë të sjelljes dhe arsimit, është i njëjtë: Përfshin një sjellje agresive fizike, verbale dhe/ose psikologjike drejtuar një personi të caktuar, sjellje të përsëritura në kohë, të cilat kanë për qëllim të çekuilibrojnë fuqinë dhe të përjashtojnë viktimën nga grupi.

NCAB thekson se nuk kemi të bëjmë me bullizëm kur ndodhin:
– episode të vetme të refuzimit ose mospëlqimit shoqëror
– veprime të ndryshme episodike
– veprime episodike agresive, fyese
– argumente reciproke, mosmarrëveshje ose grindje

“Tani ne shohim shumë prindër që përpiqen të përgjithësojnë se çfarë është bullizmi – çdo herë që fëmijët i bëjnë diçka njëri-tjetrit, le ta quajmë bullizëm dhe të merremi me të në këtë mënyrë,” tha për CNN Kevin Quinn, president i Shoqatës Kombëtare Amerikane të Zyrtarëve të Burimeve të Shkollave.

Disa studiues thonë se termi “bullizëm” është keqpërdorur dhe abuzuar vitet e fundit. “Duke e quajtur gjithçka bullizëm, ne në të vërtetë nuk po njohim seriozitetin e problemit,” tha po për CNN Elizabeth Englander, një profesoreshë e psikologjisë dhe themeluese dhe drejtoreshë e Qendrës së Reduktimit të Agresionit në Massachusetts. “Është një nga efektet anësore, fatkeqësisht, të bërjes së një fushate ndërgjegjësimi. Të gjithë duan ta adoptojnë.”

Ekspertët e quajnë këtë fenomen si “bullizimi i bullizmit”. “Është një mizori e pandërprerë natyra e një mjedisi të tillë që përfshin çdo grindje sociale ose grindje në përgjithësi nën rubrikën e bullizmit,” shkruan Englander në librin “Bullying and Cyberbulling”.

Etiketa: Bullizmi

Lajme të lidhura

Të dhënat e INSTAT: Një milion shqiptarë vuajnë nga një formë e rëndë e varfërisë
Aktualitet

Shqipëria vazhdon të shënojë rënie, e parafundit në rajon për rritjen ekonomike

08:18 - 21/10/26
Qeveria lë në mëshirë të fatit të varfrit, ndihma ekonomike 7,253 lekë në muaj
Aktualitet

Qeveria lë në mëshirë të fatit të varfrit, ndihma ekonomike 7,253 lekë në muaj

08:53 - 14/10/26
Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja! Ja sa do të kushtojë litri i naftës dhe i benzinës
Aktualitet

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja! Ja sa do të kushtojë litri i naftës dhe i benzinës

12:25 - 13/10/26
Para
U përplasën me banorët, IKMT shembi 60 objekte në Vlorë

U përplasën me banorët, IKMT shembi 60 objekte në Vlorë

TË FUNDIT

Tirana digjet nga protestat, Rama ikën në Mal të Zi
Aktualitet

Tirana digjet nga protestat, Rama ikën në Mal të Zi

18:46 - 21/10/26

Edi Rama po udhëton drejt Budvës, në Mal të Zi, ku më 21–22 tetor do të marrë pjesë në Samitin...

Lexo më shumë
Protestuesit i vendosin flakën një karrige: Hajde për dialog tani

Protestuesit i vendosin flakën një karrige: Hajde për dialog tani

18:25 - 21/10/26
Goditet rrjeti i kokainës në Spanjë, shqiptari kishte rolin e ‘noterit’ të trafikantëve

Goditet rrjeti i kokainës në Spanjë, shqiptari kishte rolin e ‘noterit’ të trafikantëve

18:09 - 21/10/26
Ftesa e Ramës për dialog kthehet në MEME, karriget para Kryeministrisë bëhen simboli i ironisë në rrjet sociale (FOTO)

Ftesa e Ramës për dialog kthehet në MEME, karriget para Kryeministrisë bëhen simboli i ironisë në rrjet sociale (FOTO)

17:42 - 21/10/26
Kreu i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve: Ftesa e Ramës për dialog është kurth për studentët

Kreu i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve: Ftesa e Ramës për dialog është kurth për studentët

17:16 - 21/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com