GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Në fund të qershorit borxhet shkuan 18 mld lekë, ujësjellësit nuk paguajnë faturat!

17:44 - 03/09/22
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Në fund të qershorit borxhet shkuan 18 mld lekë, ujësjellësit nuk paguajnë faturat!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Fatura financiare për importin e energjisë vijon të rritet, edhe pse kriza e energjisë p thellohet ku muajt e ardhshëm parashikohen të jenë dhe me të vështira. Deri më tani KESH ka importuar rreth 280 milionë euro energji, ndërsa në skenarin më pesimist qeveria pret që fatura e importit të arrijë deri mbi 600 milionë euro. Kjo, vlerë varet nga çmimi i energjisë në bursën ndërkombëtare.

Vetëm në ankandin e parë të zhvilluar nga KESH për këtë muaj për datat 3 dhe 4 shtator, janë importuar 6 milionë euro energji, pasi janë blerë 12,360 megavat me një çmim mesatar 487.63 Euro/megavati.

Si pasojë e kësaj situate kritike, qeveria ka gati planin emergjent për përballimin e situatës, që parashikon një aksion për ndërprerjet e lidhjeve të paligjshme të energjisë, vendosja e fashës që ndan konsumatorët familjarë në dy kategori, por nuk përjashtohet as mundësia e ndërprerjes  së energjisë në orare të caktuara.

Aksioni për lidhjet e paligjshme nis javën e ardhshme, ndërsa në 1 tetor do të vendoset fasha e energjisë, ku familjet që harxhojnë mbi 800 kilovat do të paguajnë më shumë. Konkretisht janë 30% e familjeve që pritet t’u rriten kostot, por ende nuk është caktuar çmimi i ri, që do të varet nga vlera e energjisë për megavat.

Por, teksa kriza energjetike vijon, borxhet e ujësjellësve për faturat e papaguara kanë arritur në rekord. Sipas të dhënave të Entit Rregullator të Energjisë, në fund të muajit qershor faturat e papaguara të ujësjellësve ndaj Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ishin afërsisht 18.1 miliardë lekë.

Në raport me dhjetorin e vitit 2021, faturat e papaguara janë rritur me 2.3 miliardë lekë.  Për shkak të gjendjes financiare të rënduar të ujësjellësve Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, ndërmori reformën e agregimit të detyrimeve të prapambetura, ku u vendos të shkriheshin 46 ujësjellës me performancë negative, dhe të krijohen vetëm 15 drejtori qendrore në të gjithë vendin, që do të administrohen nga ministria. Masë kjo që përveç se synon të shlyejë detyrimet e papaguara dhe të përmirësojë financat e ujësjellësve, pritet të rrisë cilësinë e shërbimit nga qytetarëve si dhe të shtojë investimet në rrjet.

FATURAT E PAPAGUARA TË UJËSJELLËSVE

Dhjetor 2021       15,720 Mld Lekë

Qershor 2022      18,092 Mld Lekë

Diferenca            +2,372 Mld Lekë

 

 

Etiketa: borxhetfaturatqershoriujesjellesat

Lajme të lidhura

Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje
Breaking Views

Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje

17:25 - 13/03/26
Aksident në minierën e bakrit në Spaç, plagoset rëndë një punëtor i kompanisë “Tete Albania”
Aktualitet

Aksident në minierën e bakrit në Spaç, plagoset rëndë një punëtor i kompanisë “Tete Albania”

12:06 - 13/03/26
Vangjel Tavo në SPAK/ Skandali me tenderin e pastrimit! 3 milionë euro për plehrat, skualifikohet oferta më e ulët
Aktualitet

Vangjel Tavo në SPAK/ Skandali me tenderin e pastrimit! 3 milionë euro për plehrat, skualifikohet oferta më e ulët

12:00 - 13/03/26
Para
 Merr peng avionin, kërcënon ta përplasë në qendër tregtare (VIDEO)

 Merr peng avionin, kërcënon ta përplasë në qendër tregtare (VIDEO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri
Breaking Views

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

22:57 - 13/03/26

Avokati i Popullit, Endri Shabani, deklaroi se shumica e çështjeve që qytetarët shqiptarë çojnë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat...

Lexo më shumë
VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

22:35 - 13/03/26
Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

22:03 - 13/03/26
Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

21:19 - 13/03/26
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com