GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Ne jemi në luftë”/ Sulmet kibernetike, Rama ia ‘faturon’ Iranit: Provat i kishim para

20:52 - 25/10/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Ne jemi në luftë”/ Sulmet kibernetike, Rama ia ‘faturon’ Iranit: Provat i kishim para
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Seria e reportazheve të “Presa Diretta” në Itali do të mbyllen me hetimin për ‘luftën kibernetike’. Protagonistë të sulmit janë banditët dixhitale, e ashtuquajturit krminelë kibernetikë. Ata arrijnë deri aty sa të depërtojnë në rrjetën e sigurisë së kompanive private dhe administratave publike për të vjedhur të dhëna të ndjeshme dhe për të kërkuar një shpërblim. Ai cilësohet ndryshe dhe si “ransomëare”. Vlera që përfitohet arrin deri në 20 miliardë dollarë në vit.

Gazetarët e Presa Diretta shkuan në Irlandë për të parë sesi ‘banditët dixhitalë’ arritën të çaktivizojnë Shërbimin Shëndetësor Kombëtar, ndërsa në Itali u sulmua Shëndetësia e Rajonit të Lazios. Kush janë banditët e rinj dixhitalë, kush qëndron pas saj? Dhe më pas luftërat hibride mes vendeve armiqësore, të cilat organizojnë dhe nisin sulme të vërteta kibernetike kundër rivalëve të tyre, për t’i dobësuar, i destabilizojnë.

Presadiretta shkoi në Shqipëri për të folur për sulmin e pabesueshëm kibernetik të pësuar korrikun e kaluar, kur 90% e shërbimeve publike të vendit mbetën të paralizuara për disa ditë. Dhe ku, pas një hetimi ndërkombëtar, qeveria shqiptare e kryeministrit Edi Rama ka vendosur të prishë marrëdhëniet diplomatike me Iranin, duke i kërkuar personelint diplomatik të largohet nga vendi. Por çfarë lidhje ka Shqipëria me Iranin?

Dhe më pas në Gjermani, në përpjekje për të kuptuar historinë e spiunazhit që përfshin kreun e Agjencisë Federale Gjermane për Sigurinë Kibernetike të akuzuar se kishte pasur kontakt me shërbimet sekrete ruse. Çfarë ndodhi në të vërtetë? Së fundi, prania e shfrenuar e infoluftës, lufta propagandistike, e cila prej muajsh manipulon, modifikon, shpik, për të ndikuar në opinionin publik, një udhëtim i drejtpërdrejtë PresaDiretta përmes makinës propagandistike edhe në luftën në Ukrainë me fuqinë e Telegramit dhe TikTok dhe fabrikat e trollëve rusë; rrjetet sociale që nxisin polarizimin e opinioneve; mekanizmat që veprojnë në psikikën tonë dhe e bëjnë dikë më të ndjeshëm ndaj keqinformimit se të tjerët.

Për sulmet kibernetike në vend, Rama tha se vendimi për shkëputjen e marrëdhënieve me Iranin ishte vendim i imponuar nga vetë Irani.

“Për fat të keq ishte një vendim i imponuar nga ai vend, sepse regjimi iranian sponsorizoi një sulm shumë të organizuar për të na privuar praktikisht nga gjithë infrastruktura digjitale që kemi ndërtuar në këto vite. Ishte përfundimi i një hetimi shumë shumë të detajuar nga agjencitë më të mira të botës, që praktikisht na vunë përpara faktet dhe provat e këtij sulmi, të këtij agresioni”, tha Rama.

RAI 3: Po qeveria iraniane si reagoi, e mohoi?

“Sigurisht, ashtu si bëjnë të gjitha regjimet që gjithmonë mohojnë krimet e tyre”, thekson Rama.

RAI 3: Domethënë jemi në një domen të ri të luftës?

“Po, po pa dyshim. Ne jetojmë në një botë ku sulmet e kësaj natyre po bëhen gradualisht pjesë e jetës së shteteve dhe vendeve si dhe të kompanive që janë të ekspozuara ndaj rreziqeve”, përfundoi Rama.

Etiketa: Edi RamaFAKTEShqiperi

Lajme të lidhura

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”
Aktualitet

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

22:27 - 21/02/26
Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur
Aktualitet

Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur

15:10 - 21/02/26
Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit
Aktualitet

Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit

14:51 - 21/02/26
Para
Fitoi zgjedhjet një muaj më parë, votëbesohet me 235 vota pro qeveria italiane e kryesuar nga Meloni

Fitoi zgjedhjet një muaj më parë, votëbesohet me 235 vota pro qeveria italiane e kryesuar nga Meloni

Discussion about this post

TË FUNDIT

Big Brother VIP nis në dhjetor, ja disa nga emrat që do trazojnë shtëpinë këtë sezon
Show Biz

Zbulohet arsyeja shokuese pse Kristi Lamaj u përjashtua nga “Big Brother VIP”

22:55 - 21/02/26

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me përjashtimin e Kristi Lamaj nga Big Brother VIP Albania, një vendim që ka...

Lexo më shumë
Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

22:27 - 21/02/26
Aksident në rrugën Vlorë-Novosel, plagosen 2 persona

Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!

21:02 - 21/02/26
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

20:22 - 21/02/26
ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

19:52 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com