GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Fitoi zgjedhjet një muaj më parë, votëbesohet me 235 vota pro qeveria italiane e kryesuar nga Meloni

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Fitoi zgjedhjet një muaj më parë, votëbesohet me 235 vota pro qeveria italiane e kryesuar nga Meloni
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas betimit në Presidencë dhe takimit me Mario Draghi, hapi i fundit drejt marrjes së detyrës të kryeministres Giorgia Meloni ishte ditën e sotme. Qeveria e koalicionit të djathtë, që mori shumicën e votave në zgjedhjet e zhvilluara një muaj më parë u votëbesua në Parlamentin e Italisë dhe tani nis menjëherë punën. Giorgia Meloni ka mbajtur një fjalë në Dhomën e Deputetëve ndërkohë që më pas iu drejtua edhe Senatit.

“Sigurisht që nuk na mungon guximi për sfidat”. Kjo ishte deklarata e Giorgia Melonit, duke folur për zgjedhjet e vështira që e presin qeverinë, pasi kujtoi se “anomalia italiane” është kapërcyer dhe se më në fund ka një “përfaqësues të mazhorancës që u largua nga vota”.

Ajo tha se shpresonte për një marrëdhënie korrekte me opozitën, “që dinë të dëgjojnë zërin e tyre pa pasur nevojë për ndihmë të jashtme”, duke iu referuar fjalëve të shprehura nga ministri francez, i cili edhe para marrjes së detyrës kishte folur për një “vigjilencë mbi Italinë”.

Një cështje  e menjëhershme që kërkon zgjidhje është ajo e energjisë. Meloni, duke vënë menjëherë një pikë tjetër për politikën e jashtme, vuri në dukje se “dorëzimi ndaj shantazhit të Putinit do ta përkeqësonte problemin”.

“Liria ka një kosto. Italia do të vazhdojë të jetë një partner i popullit trim ukrainas që kundërshton agresionin e Rusisë”, jo vetëm “sepse ne nuk mund ta pranojmë luftën, por edhe sepse është mënyra më e mirë për të mbrojtur interesin tonë kombëtar”. Më pas ajo kujtoi se Italia është një vend që për shkak të karakteristikave të saj fizike dhe gjeografike, mund të investojë më shumë në energjinë e rinovueshme, duke ulur kështu varësinë e saj nga jashtë.

Etiketa: ItaliaMelnonivotebesohet

Lajme të lidhura

Skandali miliardësh i Nvidia-s, çfarë po ndodh me gjigantin e AI dhe a preket Shqipëria?
Aktualitet

Skandali miliardësh i Nvidia-s, çfarë po ndodh me gjigantin e AI dhe a preket Shqipëria?

14:52 - 13/11/26
Spanja në këmbë kundër krizës së banesave, 4 milionë punëtorë paralizojnë vendin: Qiratë po na “gëlltisin” pagën!
Botë

Spanja në këmbë kundër krizës së banesave, 4 milionë punëtorë paralizojnë vendin: Qiratë po na “gëlltisin” pagën!

10:40 - 13/11/26
Arrestohet vëllai i Pirro Dhimës, akuzohet se u jepte doping peshëngritësve të ekipit të tij
Botë

Arrestohet vëllai i Pirro Dhimës, akuzohet se u jepte doping peshëngritësve të ekipit të tij

09:49 - 13/11/26
Para
Tronditëse/ 10-vjeçari vret me armë vëllanë 8 vjeç

Tronditëse/ 10-vjeçari vret me armë vëllanë 8 vjeç

Discussion about this post

TË FUNDIT

Qëlloi me armë dy persona në Londër, 15 vite burg për shqiptarin /EMRI
Aktualitet

Qëlloi me armë dy persona në Londër, 15 vite burg për shqiptarin /EMRI

15:51 - 13/11/26

Shqiptari Mateos Jubani është dënuar me 15 vite burg në Britani, pasi u shpall fajtor për përfshirjen në dy sulme...

Lexo më shumë
Vendimtare për kreun e grupit, Bjellorusi-Shqipëri gjykohet nga kroati Igor Pajac

Vendimtare për kreun e grupit, Bjellorusi-Shqipëri gjykohet nga kroati Igor Pajac

15:27 - 13/11/26
Nations League/ Kombëtarja rikthehet në stërvitje, nis përgatitjet për sfidën e fundit ndaj Bjellorusisë

Nations League/ Kombëtarja rikthehet në stërvitje, nis përgatitjet për sfidën e fundit ndaj Bjellorusisë

15:06 - 13/11/26
Skandali miliardësh i Nvidia-s, çfarë po ndodh me gjigantin e AI dhe a preket Shqipëria?

Skandali miliardësh i Nvidia-s, çfarë po ndodh me gjigantin e AI dhe a preket Shqipëria?

14:52 - 13/11/26
Reforma Zgjedhore, Berisha: Gjiknuri si gangster kërkon të krijojë skenarin e ‘Territoriales’, tenton të diktojë axhendën në mënyrë të njëanshme

Reforma Zgjedhore, Berisha: Gjiknuri si gangster kërkon të krijojë skenarin e ‘Territoriales’, tenton të diktojë axhendën në mënyrë të njëanshme

14:37 - 13/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com