GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Në kampin e Gjadrit do të vijnë edhe emigrantë të rrezikshëm, 100 të parët mbërrijnë javën e ardhshme

19:07 - 01/04/25
në Botë, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
The Guardian: Pakti me Ramën për refugjatët po i kthehet në fatkeqësi politike Melonit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në fillim të javës së ardhshme pritet që në Shëngjin dhe Gjadër të Lezhës të mbërrijnë njëqind emigrantët e parë nga Italia. Qeveria italiane dhe KE-ja i ka dhënë dritën jeshile transferimit të emigrantëve nga Qendrat Italiane të Paraburgimit dhe Riatdhesimit drejt ambienteve në Shqipëri.

Kjo nismë është pjesë e marrëveshjes dypalëshe midis Romës dhe Tiranës për njohjen ekstraterritoriale dhe është pjesë e strategjisë së qeverisë Meloni për të zgjidhur emigracionin e paligjshëm.

Në Lezhë pritet të mbërrijnë emigrantë të rrezikshëm socialë. Mësohet se prioritet do të kenë ata që konsiderohen të dhunshëm ose përgjegjës për trazirat në qendrat e ndërtuara enkas në Itali për ta. Më tej bëhet me dije se dëbimet nga Italia do të jenë të menjëhershme. Emigrantët që duhet të riatdhesohen brenda pak javësh do të transferohen në Shqipëri.

Për të “qetësuar” Qeverinë shqiptare, Italia ka garantuar se nëpër qendra do të kalojnë vetëm emigrantët tashmë të destinuar për dëbim. Kjo metodë synon të shmangë problemet në Shqipëri si pasojë e zgjedhjeve parlamentare.

Plani i ri i kryeministres italiane, Giorgia Meloni për qendrat e emigrantëve në Shëngjin dhe Gjadër u prit mirë në Bruksel, ku Komisioni Europian i ka dha dritën jeshile. Qeveria e Melonit ka miratuar një dekret për transformimin e këtyre qendrave shqiptare në qendra të ndalimit të riatdhesimit (CPR), ku emigrantët që kanë marrë urdhra dëbimi do të transferohen ndërsa presin riatdhesimin e tyre aktual.

Me pak fjalë, në pritje të vendimit të Gjykatës së BE-së për vendet e sigurta dhe pa hequr dorë nga projekti i një nyje për procedurën e përshpejtuar të kufirit, qeveria italiane ka synuar të vërë në funksion menjëherë qendrat e krijuara pas marrëveshjes mes Romës dhe Tiranës, më 6 nëntor të 2023. Kjo ide ka marrë miratimin fillestar nga Brukseli.

Etiketa: gjadrikapmi i gjadrit

Lajme të lidhura

SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit
Botë

SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit

15:25 - 13/03/26
Aurel Bylykbashi zë vendin e Bujar Leskajt, emërohet drejtues politik i PD për qarkun e Vlorës
Politikë

Aurel Bylykbashi zë vendin e Bujar Leskajt, emërohet drejtues politik i PD për qarkun e Vlorës

14:40 - 13/03/26
Rezolutë kundër Iranit, Rama: Do t’i shpallim sponsorë të terrorizmit bashkë me Gardën Revolucionare
Aktualitet

Rezolutë kundër Iranit, Rama: Do t’i shpallim sponsorë të terrorizmit bashkë me Gardën Revolucionare

13:57 - 13/03/26
Para
“Gjeni një ministër timin që ka kapur SPAK-u me korrupsion”/ Berisha: Le të rrëmojnë edhe 40 vite

Berisha: Do ulim çmimet e energjisë dhe të karburanteve, do ta lehtësojmë barrën mbi qytetarët

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje
Breaking Views

Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje

17:25 - 13/03/26

Tashmë prej 1 jave, tentativat e bizneseve për të kryer procedurat e nevojshme nëpërmjet platformës e-Albania, gjatë ditës janë aq...

Lexo më shumë
Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë

Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë

17:01 - 13/03/26
Dështon përpjekja e Ballukut në GJKKO, mbetet në fuqi masa e pezullimit

Dështon përpjekja e Ballukut në GJKKO, mbetet në fuqi masa e pezullimit

16:29 - 13/03/26
SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit

SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit

15:25 - 13/03/26
Dy makina të aksidentuara rëndë në urën e Peqinit, të plagosurit transportohen në spital

Dy makina të aksidentuara rëndë në urën e Peqinit, të plagosurit transportohen në spital

15:13 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com