GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Në Kullën Shqiptare të Dukës

19:23 - 03/10/23
në Opinion, Sport
Kohë leximi: 4 min
A A
Në Kullën Shqiptare të Dukës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Mentor Nazarko

Sikur të mos ishte skandali i Presidentit të Federatës Spanjolle, Rubiales, i cili u shtrëngua të dorëhiqej nga të gjitha detyrat e larta në Spanjë dhe jashtë saj, mbase Armand Duka, nuk do të ishte bërë asnjëherë zëvendëspresident i UEFA-s, si pasardhës i spanjollit. Ose mbase do të ishte bërë dikur kur të mbaronte mandati i zëvendëspresidentëve të tjerë, ku ai gjendet në shoqëri të mirë, me presidentët e federatave suedeze, italiane, me Boniekun e famshëm të Polonisë, etj. Votimi unanim i kreut të Federatës shqiptare brenda Komitetit ekzekutiv e parathotë probabilitetin se ai dhe mund të bëhej pavarësisht skandalit të Rubiales-it, duke qenë njëlloj treguesi i konsensusit që ka ndërtuar rreth figurës së tij në gjirin e udhëheqësisë sportive europiane. Edhe vetëm anëtarësia në Komitetin ekzekutiv ka qenë një etapë e suksesshme në karrierën e tij, një shoqëri e nivelit të lartë ku merren vendimmarrje të rëndësishme për futbollin e kontinentit, në të gjitha kuptimet.

Mirëpo suksesi i Dukës, për të cilin më shumë u fol jashtë vendit sesa brenda, ku u trajtua si lajm kronike dhe duke përmendur madje, sesa do ta kishte rrogën, është më shumë sesa sukses personal i tij. Është sukses i Shqipërisë, që arrin kështu të peshojë në vendimmarrjen europiane sportive, qoftë duke favorizuar vendin drejtpërdrejt në organizime aktivitetesh, mbështetje të futbollit vendor, por dhe në krijim aleancash, apo shkëmbim favoresh të imagjinueshme brenda kësaj ndërmarrje të rëndësishme, jo thjesht sportive, por dhe financiare. Madje dhe politike. Efektet e para u dukën që me organizimin e një kampionati europian moshash. Pas organizimit të finales së Kupës së konferencës, kjo ngjan arritja e re, jo thjesht për vizibilitetin e Shqipërisë futbollistike, por dhe me impakt financiar. Ndërsa e gjitha ndodh në një vit turistik të suksesshëm, atëherë efekti i arritjes amplifikohet cilësisht.

Kjo arritje personale e Dukës, në fakt, lidhet me një trend rritës të Federatës në cilësi dhe Kombëtares së meshkujve, posaçërisht. Si në lojën e pasqyrave supozohet se suksesi i Kombëtares dhe i Dukës në karrierën e drejtuesit europian duhet ta kenë ndihmuar njëri-tjetrin. Në Komitetin ekzekutiv rrallë hyjnë drejtuesit e federatave të vogla, megjithë parimin e përfaqësimit gjeografik që vlen për çdo organizatë kontinentale apo globale, apo aleancat e imagjinueshme. Federata peshon më shumë në rajon, në thithjen e lojtarëve më të mirë, apo në marrëdhëniet me klubet e tyre.

Mirëpo, përveç këtij leximi sipërfaqësor nga një laik në punë të sportit, ka dhe momente të tjera që mund të evidentohen rreth këtij suksesi. Politika do të dështojë nëse tenton të imponojë ndaj kreut të Federatës, pra në organizim apo drejtim të një federate si kjo e futbollit, që ka njëlloj autonomie dhe solidariteti me të ngjashmet, ku buron fuqia e saj. Megjithë yshtjen permanente ka politika për ta shtënë në kontroll, jo thjesht në Shqipëri, por dhe gjetkë, sa kohë që futbolli është sport popullor dhe mbledh njerëz në… tubime, apo provokon emocione të mëdha kolektive, ekonomia, apo biznesi mund të kenë sukses nëse martohen me sportin, ndërsa politika vështirë se do depërtojë. Duka ja ka arritur me flegmatizmin, rezistencën ndaj presionit publik, mediatik, politik, me aleancat e brendshme dhe të jashtme, me mbrojtjen që i ka bërë kullës së sportit dhe biznesit që lëviz brenda dhe rreth tij, ta mbrojë kullën e vet. Për hir të së vërtetës, suksesi më i madh në historinë e futbollit shqiptar lidhet me shumë elementë, por sigurisht dhe me menaxhimin, që në rastin e Dukës ka afirmuar njëlloj thyerje të rregullit ndërsa Federatat drejtohen më së shumti nga futbollistë të shquar. Duka ka negociuar vetë me trajnerët që kanë peshën e tyre të madhe në suksesin aktual, duket se i ka dhënë autonominë e nevojshme në vendimmarrje, ka ngritur një piramidë efektive administrimi në çdo nivel dhe me xhelozi ka ruajtur distancën higjenike nga politika e të dy krahëve, posaçërisht ajo e pushtetit, megjithë grishjen e madhe që vjen prej saj.

Parë kështu, përciptazi, suksesi i tij personal dhe sportiv ka ndikuar gjithsesi në katalizimin e një ndjenje të re autentike e të fuqishme të përkatësisë kombëtare, të krenarisë për flamurin në gjithë viset ku jetojnë shqiptarët, madje dhe në diasporë.

Problemet, apo mëkatet? I zgjidhin vetë të zotët e punës, nëse gjejnë fuqi me imponuar ndryshim brenda federatës që për mënyrën si kullandriset është më shumë biznes, sesa organizatë e njëlloji tjetër. Mu për këtë, për pakufizimin e mandateve, ndikimin publik, bizneset që gjenerohen, politika e ka zili, por në rastin e Dukës tashmë dhe me emërimin e tij të fundit, thjesht duhet të heshtë ose të bashkëpunojë me të. Në kullën e tij, hyhet… me leje dhe …biletë… Kur ka. Sepse me suksesin e Kombëtares, stadiumi do të jetë gjithmonë, plot. Ndërsa, për pasardhësin Duka, nuk duket se po lodhet dhe nuk ka ngut./konica.al

Etiketa: dukafshfnazarko

Lajme të lidhura

(VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin
Breaking Views

(VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin

12:36 - 01/02/26
Juventus siguron shërbimin e Boga, ndërsa Kolo Muani mbetet tentativë e minutës së fundit
Breaking Views

Juventus siguron shërbimin e Boga, ndërsa Kolo Muani mbetet tentativë e minutës së fundit

11:28 - 01/02/26
E shtuna e barazimeve në Superiore, nuk ka fitues as në Dinamo-Bylis
Sport

E shtuna e barazimeve në Superiore, nuk ka fitues as në Dinamo-Bylis

21:28 - 31/01/26
Para
Rama flet për turizëm elitar, Balla bën gati strukturën e “policisë turistike”

Rama flet për turizëm elitar, Balla bën gati strukturën e “policisë turistike”

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bllokimi në Librazhd-Qafë Thanë/ Fadromat e “ANK” të Agim Kolës përkeqësojnë situatën, Juglindja e paralizuar
Breaking Views

Bllokimi në Librazhd-Qafë Thanë/ Fadromat e “ANK” të Agim Kolës përkeqësojnë situatën, Juglindja e paralizuar

14:56 - 01/02/26

Kompania ANK shpk e cila po punon për ndërtimin e segmentit rrugor, pjesë e Korridorit Tetë, ka nisur punimet për...

Lexo më shumë
Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji

Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji

13:31 - 01/02/26
Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë

Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë

12:43 - 01/02/26
(VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin

(VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin

12:36 - 01/02/26
Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës

Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës

12:18 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com