GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

“Në rrugën e duhur”/ Mund të bëhet kryeministrja e parë femër në Itali, flet Giorgia Meloni

09:01 - 26/09/22
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Në rrugën e duhur”/ Mund të bëhet kryeministrja e parë femër në Itali, flet Giorgia Meloni
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Edhe pse ende nuk ka përfunduar numërimi i votave, qendra e djathtë në Itali është drejt fitores.

Koalicioni me në krye Giorga Melonin, e cila mund të bëhet kryeministrja e parë femër në shtetin fqinj, qendron në në 44% me Vëllezërit e Italisë mbi 26%, Liga që shembet në 9% dhe Forza Italia në 8%. Qendra e majtë nuk arrin 27%: Partia Demokratike është nën 20%, Aleanca e Gjelbër dhe e Majtë kalon pragun e 3%, një objektiv që + Evropa dhe Angazhimi Qytetar i Luigi Di Maio nuk arrijnë as 1%.

Sondazhet shpërblejnë “Fratelli d’Italia” të Giorgia Melonit si partinë e parë, me shumicën në Dhomë dhe Senatin e qendrës së djathtë. Në koalicion, megjithatë, La Lega humbet terren dhe shkon nën 9%. Edhe qendra e majtë luan rolin e humbësit të madh.

Enrico Letta dhe Matteo Salvini nuk komentojnë rezultatet e zgjedhjeve dhe e shtyjnë përballjen. “Lëvizja 5 Yjet” shkon mirë dhe kalon 15%, ndërsa Poli i Tretë i Veprimit dhe Italia Viva “gërryen” mbi 7%. Pjesëmarrja përfundimtare ishte 63.91%, rreth 9% më pak se zgjedhjet e vitit 2018. Pjesëmarrja në votime është më e ulëta ndonjëherë.

Në skenën e selisë së “Fratelli d’Italia” Giorgia Meloni është e emocionuar dhe e vendosur. “Kjo nuk është pika e mbërritjes, por e nisjes. Italia ka zgjedhur një qeveri të qendrës së djathtë të udhëhequr nga FDI dhe ne do të qeverisim për të gjithë. Më vjen keq për abstenimin, tani sfida do të jetë rindërtimi i marrëdhënieve mes shtetit dhe qytetarëve”.

Të dhënat e votimit u komentuan edhe nga Giuseppe Conte: “Të gjithë e jepnin M5 në një rënie dhe rikthimi ishte i rëndësishëm. Ne jemi forca e tretë politike dhe ndaj kemi një përgjegjësi të madhe”.

Di Maio jashtë Parlamentit
Luigi Di Maio është jashtë Parlamentit. Kur të dhënat nuk janë ende përfundimtare, ministri i Jashtëm në largim është në fakt i mundur në njësinë zgjedhore njëanëtarëshe të Dhomës së Napolit Fuorigrotta, ku fitorja e Sergio Costa për Lëvizjen 5 Yjet është tashmë e sigurt. Partia e Di Maio, Angazhimi Qytetar, aktualisht jepet midis 0.6% dhe 1%.

Etiketa: giorgia meloniItaliZgjedhje

Lajme të lidhura

Tragjedi në Zvicër, autobusi shpërthen në flakë, 6 viktima dhe 5 të plagosur, ja dyshimi
Botë

Tragjedi në Zvicër, autobusi shpërthen në flakë, 6 viktima dhe 5 të plagosur, ja dyshimi

22:54 - 10/03/26
Të shtëna me armë pranë Konsullatës Amerikane në Toronto, policia bllokon rrugët
Botë

Të shtëna me armë pranë Konsullatës Amerikane në Toronto, policia bllokon rrugët

13:12 - 10/03/26
NATO neutralizon raketën balistike që ishte nisur drejt Turqisë, SHBA mbyll konsullatën
Botë

NATO neutralizon raketën balistike që ishte nisur drejt Turqisë, SHBA mbyll konsullatën

14:38 - 09/03/26
Para
Meta akuza të forta qeverisë: Shtron rrugë të florinjta, refuzon t’ju rrisë pagën pedagogëve

Meta shpërndan fjalimin e Regan: Është koha për qeverisjen e popullit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bayern turpëron Atalantën në Bergamo, penalltia shpëton Barcelonën, Atletico Madrid shkatërron Tottenham
Breaking Views

Bayern turpëron Atalantën në Bergamo, penalltia shpëton Barcelonën, Atletico Madrid shkatërron Tottenham

23:21 - 10/03/26

Bajern Mynih ka dhënë një provë të mirëfilltë force me një fitore historike ndaj Atalantës në Bergamo në ndeshjen e...

Lexo më shumë
Tragjedi në Zvicër, autobusi shpërthen në flakë, 6 viktima dhe 5 të plagosur, ja dyshimi

Tragjedi në Zvicër, autobusi shpërthen në flakë, 6 viktima dhe 5 të plagosur, ja dyshimi

22:54 - 10/03/26
Pas sulmit ndaj Kuvendit, NATO apelon për sjellje të përgjegjshme të shteteve në hapësirën kibernetike

Pas sulmit ndaj Kuvendit, NATO apelon për sjellje të përgjegjshme të shteteve në hapësirën kibernetike

22:26 - 10/03/26
E rëndë në Berat/ Humb jetën 40-vjeçari pasi motori del nga rruga në aksin Berat–Rroshnik

E rëndë në Berat/ Humb jetën 40-vjeçari pasi motori del nga rruga në aksin Berat–Rroshnik

22:07 - 10/03/26
Gallatasaraj-Liverpool 1:0/ Një gol i anuluar me VAR për anglezët dhe lojë e luftuar fizikisht

Gallatasaraj-Liverpool 1:0/ Një gol i anuluar me VAR për anglezët dhe lojë e luftuar fizikisht

21:15 - 10/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com