GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Nën përgjim prej muajsh, çfarë e tradhëtoi drejtorin e zjarrfikëses

20:03 - 01/09/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Nën përgjim prej muajsh, çfarë e tradhëtoi drejtorin e zjarrfikëses
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Zbardhen të tjera detaje mbi arrestimin e Artion Taçit, drejtorit të zjarrfikëses në Bashkinë Cërrik. Sipas raportimeve, mësohet se operacioni i arrestimit u finalizua pas një periudhe 5 mujore, ku ndaj Taçit janë aplikuar edhe metodat e përgjimit dhe vëzhgimit.

Pikërisht provat e siguruara nga përgjimi, por edhe vëzhgimi, kanë shërbyer për të çuar deri në fund hetimin dhe arrestimin e tij, ndërsa dyshohet se ai ka përdorur postin e tij, për të mbledhur vota në favor të një subjekti politik.

Dyshohet se ai ka kontaktuar me mbi 40 persona, të cilëve iu ka ofruar ndihmën për të shmangur detyrimet ligjore që ata kishin, në lidhje me masat e sigurisë për mbrojtjen nga zjarri në bizneset e tyre.

Sipas raportimeve, hetimet kanë nisur pas denoncimit të një qytetari.

Bashkë me Taçin janë arrestuar edhe dy vartësit e tij Armand Gjoka dhe Adnand Xhelili, përgjegjësi i OSHEE Cërrik, Alban Shima dhe punonjësi i bashkisë së Cërrikut, Agiano Dinoshi me detyrë specialist në zyrën e taksave.

Ndaj Taçit janë ngritur akuzat për “ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, dhe “përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”.

Dy vartësit e tij akuzohen për “përdorim të funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”. Ndërsa punonjësi i bashkisë është arrestuar për lëshim të vërtetimeve false për disa biznese gjatë periudhës së fushatës zgjedhore të 14 majit. Po për këtë vepër penale është shpallur në kërkim edhe një 64 vjecar.

Për të pestë të arrestuarit Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”. Dosja pritet t’i kalojë SPAK.

Etiketa: arrestimiArtion TacidetajetKryesore1pergjimet

Lajme të lidhura

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë
Aktualitet

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit
Aktualitet

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Para
Roma-Milan, Mou e Pioli “zbulojnë kartat”

Roma-Milan, Mou e Pioli “zbulojnë kartat”

Discussion about this post

TË FUNDIT

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26

Në pikën kufitare të Kapshticës, për shkak të vonesave nga pala greke për procedurat e kalimit, është bërë një radhë...

Lexo më shumë
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Kurti – Kallas: Kosovës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat për në BE

Kallas mirëpret marrëveshjen për Ligjin mbi të Huajt: Moment i ri për dialogun Beograd-Prishtinë

14:19 - 14/03/26
Sherr familjar në Korçë: dy vëllezër në pranga, gruaja e njërit nën mbrojtje

Braktis fëmijët dhe arratiset, shpallet në kërkim nëna 40-vjeçare

13:50 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com