GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Show Biz

Nëna e aktorit “molla e sherrit” mes çiftit? Olsi Bylykut dhe partnerja e tij “zhdukin”…

në Show Biz
Kohë leximi: 3 min
A A
Nëna e aktorit “molla e sherrit” mes çiftit? Olsi Bylykut dhe partnerja e tij “zhdukin”…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Lidhja e aktorit të humorit Olsi Bylyku me Egli Tako ka qenë vazhdimisht në qendër të mediave rozë. Prej disa javësh tashmë, dyshja po përfliteshin se i kishin dhënë fund romancës së tyre disavjeçare.

Duket se gjithçka që i lidh tashmë Olsin dhe Eglin në jetën e tyre publike është një “follow”. Ata vazhdojnë të ndiqen në “Instagram”, por vetëm kaq. E së fundmi, zërat se ata nuk janë më bashkë i ka konfirmuar vetë Olsi në dasmën e Klea Hutës dhe Elgit Dodës.

Aktori i humorit u shfaq i vetëm në ceremoni ndryshe nga herët e tjera ku ai shfaqej në çdo event apo festë krahë partneres së tij. Gjithashtu, në postimet e tij në “InstaStory”, këngëtari ka publikuar momente gazmore gjatë dasmës me miqtë e tij. Por, teksa kjo histori duket e mbyllur, në media kanë nisur të qarkullojnë edhe rreth shkakut të ndarjes.

Në rrjet është përfolur se mamaja e aktorit të humorit mund të jetë “molla e sherrit” mes çiftit. Pavarësisht ndarjes së çiftit, nëna e Olsit dhe Egli vazhdonin të ndiqeshin në “Instagram”, por jo më. Tashmë Egli nga familja e ish-partnerit ndjek vetëm kunatën dhe vetë Olsin.

Nisur nga kjo, nuk mungojnë aludimet se nëna e Olsit mund të jetë bërë shkak për ndarjen e çiftit edhe pse arsyeja mbetet ende mister. Të vetmet gjurmë të Olsit në profilin e Eglit kanë mbetur bashkëpunimet mes tyre, pasi ata janë një dyshe shumë e mirë kur flitet edhe për muzikën.

Duket qartë që marrëdhënia e çiftit nuk është në ditët më të mira, por a është kjo një ndarje apo një krizë në lidhjen e tyre mbetet ta dëgjojmë nga artistët. Një tjetër detaj që na tërhoqi vëmendjen ishte edhe fakti që për ditëlindjen e mamasë së Olsit, ndryshe nga çdo vit tjetër, Egli zgjodhi mos të bënte një urim për të. Nga ana tjetër, me një foto krah saj, Olsi i dedikon fjalët më të ndjera.

“Mos e publiko o non, festojmë ne me njëri-tjetrin, se robt kanë halle, pse duhet me u gëzu në që kemi ditëlindjen. Po e di mam, gjithmonë më le me edukatën dhe përgjegjësinë më shumë mbi të tjerët se mbi veten, por ti e meriton çdo ditë feste, çdo ditë ditëlindje, çdo ditë buzëqeshje si çdo nënë në botë. Gëzuar ditëlindjen debulesa ime më e madhe. U bëfsh 100 vjeç”, shkruan Olsi Bylyku.

Ndërkohë, ndryshe nga ç’jemi mësuar të shohim vitet e kaluara, ku nga ana e Eglit nuk ka munguar një urim për nënën e Olsit, këtë vit nuk kishte asgjë. Edhe pse Egli ka treguar gjithmonë se me vjehrrën dhe kunatën ka një marrëdhënie speciale. Vetëm pak muaj më parë, Olsi foli për këtë lidhje, duke nënvizuar se nuk kanë debate dhe se kanë gjetur sekretin e jetëgjatësisë së kësaj lidhjeje.

“Sekret është se edhe unë edhe Egli kemi qenë të përgatitur për lidhjen që duam të kemi. Ky është gjithë çelësi që shumë njerëz kanë debate. Mendoj unë. Njerëzit asnjëherë nuk përgatiten, gjenden në një lidhje dhe pastaj i merr malli për jetën që kanë pas, i merr malli për jashtë rutinës që kanë me partneren.

Unë dhe Egli kemi qenë të përgatitur që duam të fillojmë diçka serioze dhe për këtë do marrësh disa risqe, të respektojmë dhe e duam njëri-tjetrin, dhe duam ta çojmë aty ku duam ta çojmë. Ky besoj është çelësi. Të tjerë përgjigjen: Nuk besoj se ka një sekret është dashuria. Jo, jo se si të kalojnë 4 vjet nuk ka më dashuri, po ka marrëdhënie, menaxhim, tolerim, për të suportuar njëri-tjetrin dhe pastaj nuk është më dashuri, por partner”.

Në intervistën e dhënë për Roza Latin, aktori i humorit u shpreh dhe për planet e dasmës që kishin bërë. “Do martohem si jo. Do të bëj dy dasma se është bërë si traditë. Një dasmë të madhe me fisin, këtë do ta bëjë babi, e paguan babi këtë se do të marrë mbrapsht qokat që ka çuar. E dyta do jetë për qejfin tim, do ta bëj unë, dasma e shoqnisë”.

Por, diçka ka ndodhur pas 4 vitesh dhe ndarja e çiftit nuk ka qenë aspak e lehtë.

Etiketa: Olsi Bylyku

Lajme të lidhura

Fitoi gjyqin ndaj Kanye West, ish-punonjësi i kërkon reperit 1.2 milionë dollarë
Botë

Fitoi gjyqin ndaj Kanye West, ish-punonjësi i kërkon reperit 1.2 milionë dollarë

18:47 - 14/07/26
Super spektakël në finalen e Botërorit, Justin Bieber i bashkohet Madonnës, Shakirës dhe grupit BTS
Show Biz

Super spektakël në finalen e Botërorit, Justin Bieber i bashkohet Madonnës, Shakirës dhe grupit BTS

12:36 - 09/07/26
Ndërron jetë këngëtarja legjendare e muzikës pop
Show Biz

Ndërron jetë këngëtarja legjendare e muzikës pop

11:51 - 09/07/26
Para
Të dehur në timon dhe pa patentë, 16 shoferë të arrestuar brenda një jave në Tiranë

Të dehur në timon dhe pa patentë, 16 shoferë të arrestuar brenda një jave në Tiranë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Trajneri i Spanjës/ De la Fuente zbulon planin për markimin e Messit në finale
Sport

Trajneri i Spanjës/ De la Fuente zbulon planin për markimin e Messit në finale

22:48 - 18/07/26

Trajneri i Spanjës, Luis de la Fuente, ka bërë të ditur se skuadra e tij nuk do të përdorë një...

Lexo më shumë
Aksident tragjik në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti

Aksident tragjik në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti

22:28 - 18/07/26
Gent Progni: Deputetët kanë frikë nga armatimi jonë i vezëve! S’do t’i lëmë të bëjnë pushime të qeta

Gent Progni: Deputetët kanë frikë nga armatimi jonë i vezëve! S’do t’i lëmë të bëjnë pushime të qeta

22:03 - 18/07/26
Franca dhe Anglia luajnë me rezervat për vendin e tretë të Botërorit

Franca dhe Anglia luajnë me rezervat për vendin e tretë të Botërorit

21:48 - 18/07/26
Në krah të protestuesve, deputetja Marjana Koçeku del sërish në shesh për largimin e Ramës

Në krah të protestuesve, deputetja Marjana Koçeku del sërish në shesh për largimin e Ramës

21:36 - 18/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com