GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Nëna me 3 fëmijët u mbytën në Bunë, gjendet trupi i pajetë i fëmijës së dytë

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Operacioni për gjetjen e trupave që u mbytën në Buna, kërkohet ndihma e ushtrisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjendet trupi i pajetë i fëmijës së dytë, që dyshohet se u hodhën në lumin Buna bashkë me të ëmën. Pas dy ditësh kërkime, është gjetur edhe trupi i pajetë i vajzës tjetër të familjes Arrazi.

E mitura 8 vjeçare është gjetur në orët e pasdites, pas kërkimeve intensive nga RENEA.

Kujtojmë që mbrëmjen e të shtunës u gjet trupi i vajzës së madhe Ergysa Arrazi 9 vjeç e cila u përcoll sot për në banesën e fundit. Ndërkohë që kërkimet po vijojnë për të gjetur trupat e nënës dhe djalit 3 vjeçar.

Ngjarja

Katër pjesëtarë të një familje me banim në qytetin e Shkodrës; nëna 39-vjeçare Alma Arrazi bashkë dhe tre fëmijët e saj të moshës 9, 8 dhe 3 vjeç, dyshohet se janë vetëmbytur në ujrat e Lumit Buna, njoftoi policia një ditë më parë. Sipas bluve, “hetimet e thelluara kanë zbardhur një rast të dhunës në familje, që ka shkaktuar vetëvrasje”.

Dyshimet e para lindën pas gjetjes së trupit të pajetë të vajzës 9-vjeçare nga një peshkatar, për të cilën policia konfirmoi në mesditë se, “nga kqyrja paraprake në prani të ekspertëve mjeko-ligjor, nuk janë konstatuar shenja dhune”.

Ndërkohë, një grup hetimor po merr në pyetje të afërm të familjes Arrazi, për të zbardhur rrethanat e ngjarjes, e cila cilësohet si më e rënda që ka ndodhur vitet e fundit brenda familjes.

Nëna e fëmijëve është larguar nga banesa bashkë me tre fëmijët e saj më datën 2 maj dhe policia dyshon se shkak është bërë dhuna e ushtruar nga bashkëshorti, i identifikuar si 31 vjeçari me emrin Ergys Arrazi.

Policia e Shkodrës u vu në lëvizje për gjetjen e nënës dhe tre fëmijëve pas kallzimit të bërë një ditë më pas, me 3 maj, nga bashkëshorti dhe baba i fëmijëve. 31-vjeçari Arrazi, është ndaluar tashmë nga policia me akuzën e “shkaktimit të vetëvrasjes si pasojë e dhunës së ushtruar”.

Ndërkohë, familjarë të këtij të fundit mohojnë akuzat për dhunë në familje.

Etiketa: BuneKryesore1lumi Buna

Lajme të lidhura

Parashikohen vranësira deri pasdite dhe reshje shiu
Aktualitet

Rikthehen reshjet e shiut dhe shtrëngatat, si parashikohen temperaturat për fundjavën dhe ditët në vijim

15:05 - 11/09/26
Bardhi nuk i ndahet! Depoziton informacione shtesë në SPAK për Ballukun: Vjedhja hapur e 5 mln € nuk mund të zvarritet
Aktualitet

Bardhi: SPAK duhet të rikthejë kërkesën në Kuvend për imunitetin e Ballukut

14:23 - 11/09/26
Shpopullimi nuk ndalet, afro 30% e shqiptarëve kanë plane për të ikur nga vendi
Aktualitet

68 mijë shqiptarë ikën në një vit! Vendi po boshatiset: 875 mijë leje qëndrimi, popullsia në rënie të lirë

14:01 - 11/09/26
Para
Jennifer Lopez vishet me fustanin e krijuar nga stilistja shqiptare…

Jennifer Lopez vishet me fustanin e krijuar nga stilistja shqiptare...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Trajneri i Fenerbahces deklaroi dorëheqjen, shpërthen presidenti: İsmail Kartal nuk lëviz, vendos unë këtu
Sport

Trajneri i Fenerbahces deklaroi dorëheqjen, shpërthen presidenti: İsmail Kartal nuk lëviz, vendos unë këtu

15:28 - 11/09/26

Pas barazimit 1-1 në Champions League dhe vendimit të papritur të trajnerit İsmail Kartal për të ofruar dorëheqjen, presidenti i...

Lexo më shumë
Parashikohen vranësira deri pasdite dhe reshje shiu

Rikthehen reshjet e shiut dhe shtrëngatat, si parashikohen temperaturat për fundjavën dhe ditët në vijim

15:05 - 11/09/26
Skënderbeu rikthehet në Korçë, Tiranën e pret një transfertë e vështirë

Skënderbeu rikthehet në Korçë, Tiranën e pret një transfertë e vështirë

14:45 - 11/09/26
Bardhi nuk i ndahet! Depoziton informacione shtesë në SPAK për Ballukun: Vjedhja hapur e 5 mln € nuk mund të zvarritet

Bardhi: SPAK duhet të rikthejë kërkesën në Kuvend për imunitetin e Ballukut

14:23 - 11/09/26
Finlandë–Shqipëri, dalin në shitje biletat për tifozët kuqezi në Helsinki

Finlandë–Shqipëri, dalin në shitje biletat për tifozët kuqezi në Helsinki

14:21 - 11/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com