GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Nëna “monstër” vrau vajzën, gjyshërit: E rrahu aq shumë, ja hoqëm ne nga duart

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Nëna “monstër” vrau vajzën, gjyshërit: E rrahu aq shumë, ja hoqëm ne nga duart
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjyshërit e Elena Del Pozzo, vajzës pesëvjeçare që u gjet vdekur pasi ishte vrarë me thikë nga nëna e saj, kanë folur lidhur me krimin e rëndë.

Gjyshja nga babai Rosaria Testa, mes dhimbjes për humbjen e mbesës së saj është shprehur se e kishte besuar historinë e trilluar se vogëlushen e kishin rrëmbyer tre persona me kapuç. Ajo ka treguar një rast ku e ka shpëtuar Elenën nga duart e nënës së saj, teksa ajo po e rrihte. Ajo tha se nëna e vajzës, Martina Patti, ishte autoritare dhe e vendoste ajo se kur vogëlushja do takonte gjyshërit.

“Një ditë nëna e saj po e rrihte dhe ne duhej t’ia hiqnim nga duart. Atë mëngjes e çova në shkollë dhe i thashë “askush nuk të do më shumë se unë”. Ajo më shikoi dhe ma bëri të qartë se e kuptonte atë që kisha thënë. Nëna kishte një qëndrim autoritar, ajo vendoste se kur do ta sillte fëmijën tek ne”, është shprehur gjyshja para autoriteteve.

Giovanni Del Pozzo, gjyshi i vajzës ka treguar se Martina ishte një tip i mbyllur .

“Nuk e kuptojmë se si ishte e mundur një gjë e tillë, rrëmbimi ishte i pamenduar, kush mund ta imagjinonte se çfarë ndodhi? Nëna ishte një tip shumë i mbyllur.Tani kushdo që ka bërë një gjest të tillë duhet të paguajë”.

Elena Del Pozzo, vajza pesëvjeçare që u zhduk të hënën në Tremestieri etneo (Catania) , u gjet e vdekur . Martina Patti, nëna e 5-vjeçares së vrarë dhe groposur në Katania ka pranuar krimin para policisë italiane. 23-vjeçarja ka rrëfyer se ishte ajo që vrau vajzën duke mos dhënë detaje për arsyen apo mënyrën se si kreu krimin.

Polica e gjeti trupin e vogëlushes në një tokë bujqësore disa qindra metra larg shtëpisë ku jetonte më parë gruaja me ish-partnerin dhe babanë e fëmijës, Alessandro Nicodemo Del Pozzo, 24 vjeç.

Elena Del Pozzo u zhduk të hënën në Tremestieri etneo. Nëna e vogëlushes  ka rrëfyer se ku ishte trupi i fëmijës, pas presionit të ushtruar gjatë marrjes në pyetje nga hetuesit.

 

Etiketa: ItaliVrasje

Lajme të lidhura

Arrestohen edhe katër persona të tjerë për vrasjen e Arlinda Zekajt, mes tyre ish-vjerra dhe ish-kunati
Aktualitet

Arrestohen edhe katër persona të tjerë për vrasjen e Arlinda Zekajt, mes tyre ish-vjerra dhe ish-kunati

13:23 - 24/11/26
Apeli vulos dënimet për vrasjen e Liridona Ademajt, burg përjetë për Murselin dhe Plavën
Aktualitet

Apeli vulos dënimet për vrasjen e Liridona Ademajt, burg përjetë për Murselin dhe Plavën

17:24 - 23/11/26
Katër ditë në Kosovë, Jakup Krasniqi i jep lamtumirën familjes dhe niset drejt Hagës
Kosovë & Rajon

Katër ditë në Kosovë, Jakup Krasniqi i jep lamtumirën familjes dhe niset drejt Hagës

14:01 - 21/11/26
Para
FOTO/ Dybala në Champions League thyen rekordin e Platini me Juventusin , ja festimi epik

Në Argjentinë të sigurt, Dybala do të firmosë për katër vite

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mbahet sot Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel, Serbia bojkoton takimin
Aktualitet

Mbahet sot Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel, Serbia bojkoton takimin

08:46 - 25/11/26

Liderët e Bashkimit Europian dhe përfaqësuesit e vendeve të Ballkanit Perëndimor do të mblidhen sot në Bruksel, në kuadër të...

Lexo më shumë
Korrupsioni dhe kostoja e jetesës ushqejnë protestat kundër qeverisë në Shqipëri

Korrupsioni dhe kostoja e jetesës ushqejnë protestat kundër qeverisë në Shqipëri

08:12 - 25/11/26
“Ju i doni kaq shumë të varfrit, sa i shtoni”, Lutfi Dervishi përplaset me Blendi Klosin

“Ju i doni kaq shumë të varfrit, sa i shtoni”, Lutfi Dervishi përplaset me Blendi Klosin

08:09 - 25/11/26
Mjegulla e dendur mbulon Kukësin dhe Rrugën e Kombit, probleme në qarkullim

Mjegulla e dendur mbulon Kukësin dhe Rrugën e Kombit, probleme në qarkullim

07:42 - 25/11/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 25 Nëntor 2026, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

07:37 - 25/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com