GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Neni i Statutit të PD që bën nul Kuvendin e Berishës

11:05 - 13/12/21
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Neni i Statutit të PD që bën nul Kuvendin e Berishës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Punimet dhe vendimet e Kuvendit të thirrur nga Berisha, i cili u realizua ditën e shtunë në ambientet e stadiumit kombëtar “Air Albania” janë nul për shkak të statutit të Partisë Demokratike. Kjo për faktin e thjeshtë se ndonëse në Statutin e PD shkruhet se Kuvendi Kombëtar mund të mblidhet kur e kërkon 1/4 e anëtarëve të PD, ndër të tjera thuhet se përbërja e komisionit që do të drejtojë punimet, duhet të zgjidhet nga kryetari i partisë.

“Kuvendi Kombëtar mblidhet si rregull çdo katër vjet. Vendimin për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar e merr Këshilli Kombëtar ose Kryesia e PDSH-së, me propozim të Kryetarit të PDSH-së. Kuvendi mund të mblidhet edhe kur e kërkojnë 1/4 e anëtarëve të PDSH-së ose 1/4 e anëtarëve të Kuvendit Kombëtar. Data e zhvillimit të Kuvendit dhe rendi i ditës njoftohen të paktën një muaj përpara ditës së parë të Kuvendit. Punimet e Kuvendit drejtohen nga një Komision i përbërë nga 5 anëtarë, i cili zgjidhet në fillim të Punimeve të tij, me propozimin e Kryetarit të Partisë”, shkruhet në statutin e PD.

Pra në statut është e qartë se Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha duhet të propozonte komisionin me 5 anëtarë. Por, ndryshe u vepruan në Kuvendin e Berishës, pasi 5 anëtarët e Komisionit të Verifikimit, Albana Vokshi, Ervin Minarolli, Ivi Kaso, Edmond Spaho dhe Belind Këlliçi u propozuan si emra nga kreu i Këshillit Kombëtar të PD, Edi Paloka dhe u miratuan nga të pranishmit në stadium, për të cilët Berisha deklaron se janë delegatë, por që nuk u bë transparencë për ta.

Madje, në një tabelë elektronike u shfaq numri i delegatëve që pretendohej se ishin të pranishëm, por nuk u nxorën emrat e tyre për tu bërë verifikimet e duhura nga të gjitha palët e interesuara, një transparencë e nevojshme sidomos në një përplasje të tillë, ku Berisha kërkon shkarkimin e kreut të Partisë Demokratike. Kësisoj, ky nen i Statutit të Partisë Demokratike bën nul vendimet e Kuvendit të Berishës, që nga shkarkimi i Bashës e deri tek i ashtuquajturi Komisionit i Rithemelimit me 29 anëtarë, duke hedhur poshtë legjitimitetin e tij dhe entuziazmin e madh të Berishës.

Etiketa: berishaKryesore1KuvendiPD

Lajme të lidhura

Dy deputetët e PD thirren si dëshmitarë në procesin ndaj kryebashkiakes së Tropojës, Zyra Islamaj
Aktualitet

Dy deputetët e PD thirren si dëshmitarë në procesin ndaj kryebashkiakes së Tropojës, Zyra Islamaj

11:03 - 07/04/26
Hetimet ndaj Ballukut, SPAK kontrolle në disa subjekte qe lidhen me tenderat mbi Unazën e Madhe
Aktualitet

Sot seancë në Apelin e GJKKO, shqyrtohet ankimimi i Ballukut kundër masës së pezullimit nga detyra

09:33 - 07/04/26
“Nuk shëndoshet dashi për ditë Bajrami”, Shehi: Si po tenton Rama të na marrë votat
Aktualitet

“Rama e ka bërë shtetin rrumpallë”, Shehi: Opozita duhet të prodhojë lidership dhe alternativa të reja

08:08 - 07/04/26
Para
Shehi: Dua forcë karakteri, Kukësi ekip i fortë

Ndeshja me Laçin, Shehi: Janë të fortë, duhet të kemi përqendrim

Discussion about this post

TË FUNDIT

Të rrisësh taksat është më e lehtë se sa t’i ulësh! Si po luan qeveria me akcizën e karburanteve
Aktualitet

Rritja e çmimit të karburanteve, Konfindustria i paraqet 3 kërkesa qeverisë: Nuk keni marrë asnjë masë…

11:13 - 07/04/26

Konfindustria i ka bërë thirrje qeverisë Rama që të ndërmarrë pa vonesë një rishikim të plotë të politikës fiskale dhe...

Lexo më shumë
Dy deputetët e PD thirren si dëshmitarë në procesin ndaj kryebashkiakes së Tropojës, Zyra Islamaj

Dy deputetët e PD thirren si dëshmitarë në procesin ndaj kryebashkiakes së Tropojës, Zyra Islamaj

11:03 - 07/04/26
Ish-drejtoresha e IKMT-së, Dallëndyshe Bici paraqitet në GJKKO

Ish-drejtoresha e IKMT-së, Dallëndyshe Bici paraqitet në GJKKO

10:20 - 07/04/26
Çmimi i naftës në botë në nivelin më të ulët, Bordi i Ramës “fle gjumë”, skema që varfëron shqiptarët

Në Shqipëri nafta shitet çmim rekord prej 224 lekë! Në Maqedoni edhe pse tregtohet me 1.55 euro qeveria ul më tej akcizën

10:16 - 07/04/26
Me firmën e Altin Dumanit, zbardhet kërkesa e SPAK drejtuar Kuvendit për arrestimin e Belinda Ballukut

Apeli i GJKKO rrëzon ankimin e Ballukut, lë në fuqi masën e pezullimit nga detyra

10:06 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com