GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Nënkalimet fusin në sherr Bashën me Braçen: Shih se nona e baba e krimit është Rama

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Nënkalimet fusin në sherr Bashën me Braçen: Shih se nona e baba e krimit është Rama
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Aksi rrugor Lushnje-Fier, konkretisht problematikat në aksin ‘Rrethrrotullimi i Shoferit’ ka përplasur në Kuvend, kreun e PD-së Lulzim Basha dhe deputetin e PS-së Erion Braçen. Teksa ka publikuar foto nga disa nënkalime në këtë zonë,  Braçe ka akuzuar edhe PD, duke thënë se në kohën kur qeverisnin at, rruga ishte edhe më skandal dhe asnjëherë nuk investuan si qeveri.

Këto deklarata kanë çuar në replika të forta mes tij dhe kryedemokratit, ky i fundit i është përgjigjur duke i thënë se,  në kohën kur qeverisë PD, fondi për atë aks rrugor ishte më i ulët dhe nuk përfshinte rrugë dytësore, prandaj dhe nuk u hapën projekte për të. Këtu ai i tha Braçe se. Më mirë do ishte t’i drejtohej qeverisë aktuale, pasi bën mbi 5 kontrata dhe nuk realizon asgjë. Basha e quajti qeverinë Rama si “nona dhe baba e krimit”.  “Meqë po flasim për një zonë që unë e kam përzemër, edhe pse s’kam pasur nderin ta përfaqësoj drejtpërdrejt. Atyre i kërkohet diçka që nuk i kërkohet përfaqësuesit të tyre në këtë sallë, që rroga ishte dhënë, financuar, por nuk jepej. Pse nuk fillonte këtë mund ta thonë përfaqësuesit italo-shqiptar që ishin kontraktuar. Fondet në dispozicion nuk parashikonin rrugë dytësore dhe përfundimin e mbikalimeve. Në çdo rrugë tenderuar 2005-2007, kursimi ishte 16%, numri minimal i pjesëmarrësve në tender 5. Numëro tenderët ku ke më shumë se 5 kontraktues, sepse ky regjim është nona dhe baba e korrupsionit dhe korrupsioni është arsyeja kryesore e revoltit legjitim dhe depresionit të banorëve të Divjakës dhe gjithë Shqipërisë”, u shpreh Basha.

Ndërsa replikat kanë vazhduar mes tyre, ku Braçe i tha se ai nuk po mbron asnjë palë që është përgjegjëse dhe po flet me fakte, madje ka paralajmëruar se javën që vjen do të sjellë një raport të plotë ku tregohen abuzimet që janë bërë me këtë zonë.

Basha i tha se përgjigjen e gjen tek raportet që e nxjerrin Shqipërinë si vendin e dytë më të korruptuar në botë dhe jo duke u marrë me qeveritë që kanë kaluar. “Programi i financuar nga italianët, ai program i dha lekët për rrugët aq sa dha. Po 8 vite në pushtet si nuk u kujtuat të bënit rrugët anësore, dhe ato mbikalime t’i përfundoi. Përgjigja është këtu, e dyta në botë për nivelin e korrupsionit. Rrugët anësore të autostradës të papërfunduara. Sa veta ke nën dhe në zonën tënde elektorale për vjedhje dritash dhe për një bisht cigare hashashi, kur ministri juaj i Brendshëm bënte kërdinë”, u shpreh Basha.

Nga ana tjetër Basha tha se qeveria aktuale është ajo që lidh kontrata marramendëse me disa koncesionar që nuk bëjnë punën por paguhen shumë mirë.

Etiketa: berishaBraceDEBATE

Lajme të lidhura

Edhe sipërmarrësit në revoltë: Protesta do të përfundojë vetëm kur të bjerë sistemi
Breaking Views

Edhe sipërmarrësit në revoltë: Protesta do të përfundojë vetëm kur të bjerë sistemi

13:35 - 08/11/26
Protesta/ Studenti: Qytetarët nuk u trembën nga aktet normative të qeverisë!
Breaking Views

Protesta/ Studenti: Qytetarët nuk u trembën nga aktet normative të qeverisë!

13:14 - 08/11/26
Arrestime dhe gjoba në protestën e së shtunës në Tiranë, katër në qeli, shtatë të proceduar penalisht
Breaking Views

Arrestime dhe gjoba në protestën e së shtunës në Tiranë, katër në qeli, shtatë të proceduar penalisht

11:30 - 08/11/26
Para
Ultrasit e skuadrave marshojnë drejt stadiumit “Air Albania”, zbulohen koreografitë

Ultrasit e skuadrave marshojnë drejt stadiumit “Air Albania”, zbulohen koreografitë

TË FUNDIT

Rrezikon shëndetin e përdoruesve, KE paralajmëron Tik Tok për gjobë për algoritmin që nxit varësinë
Breaking Views

Rrezikon shëndetin e përdoruesve, KE paralajmëron Tik Tok për gjobë për algoritmin që nxit varësinë

15:05 - 08/11/26

Komisioni Evropian ka dalë me rezultate paraprake hulumtuese ndaj platformës TikTok, duke e akuzuar se rrezikon shëndetin mendor të përdoruesve...

Lexo më shumë
Kush është 41-vjeçari i ekstraduar nga Spanja, i përfshirë në pengmarrjen e 21-vjeçares Sajma Qordja në Astir

Kush është 41-vjeçari i ekstraduar nga Spanja, i përfshirë në pengmarrjen e 21-vjeçares Sajma Qordja në Astir

14:45 - 08/11/26
Ekstradohet nga Spanja 41-vjeçari vlonjat, i dënuar me burg për mashtrim

Ekstradohet nga Spanja 41-vjeçari vlonjat, i dënuar me burg për mashtrim

14:30 - 08/11/26
U akuzua nga nxënëset në Selenicë për ngacmim seksual, mbërrin në gjykatë mësuesi i fiskultures

U akuzua nga nxënëset në Selenicë për ngacmim seksual, mbërrin në gjykatë mësuesi i fiskultures

14:14 - 08/11/26
Tafa mbledh Kombëtaren U19 për Qipron dhe Armeninë, nuk vjen sulmuesi i Juventusit

Tafa mbledh Kombëtaren U19 për Qipron dhe Armeninë, nuk vjen sulmuesi i Juventusit

14:00 - 08/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com