GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Nënshkruhet bashkëpunimi mes Universitetit të Miçiganit dhe Universitetit Bujqësor në Kamëz

21:38 - 05/12/21
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Nënshkruhet bashkëpunimi mes Universitetit të Miçiganit dhe Universitetit Bujqësor në Kamëz
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një memorandum mirëkuptimi, që i hap rrugën bashkëpunimit, është nënshkruar sot mes Universitetit Shtetëror të Miçiganit dhe atij Bujqësor në Kamëz. I pranishëm në Miçigan, Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga Ministrja e Arsimit Evis Kushi, tha se hapja e universiteteve shqiptare ndaj atyre ndërkombëtare, me programe e projekte të përbashkëta, do t’u mundësojnë të rinjve studime të nivelit të lartë.

Sipas Ramës, memorandumi me Universitetin e Miçiganit u ndihmua edhe nga strehimi në Shqipëri i profesorëve të këtij universiteti në Afganistan.

“Ishte një vizitë e jashtëzakonshme nga pikëpamja e interesit për të krijuar këtë lidhje mes këtij universiteti prestigjioz në SHBA dhe Universitetit tonë të Bujqësisë, por jo vetëm. Kemi firmosur marrëveshje mirëkuptimi dhe presim në fillim të vitit ët ardhshëm të kemi një vizitë puna për të parë si mund të ecim më tej për të krijuar një tjetër mundësi studentëve tanë që të mund të qëndrojnë në Shqipëri dhe të studiojnë me kushtet dhe mësimdhënien më të lartë si në universitet më të mira të botës.

Kjo është një miqësi që lindi nga një tjetër miqësi mes universitetit të Miçiganit dhe profesorëve të këtij universiteti në Afganistan që ne i kemi strehuar në Shqipëri. Në këtë mënyrë kemi hapur një derë të re me miq e partnerë të rinj që do sjellin në Shqipëri më shumë dije  e mundësi për të rinjtë tanë” – tha Rama.

Kurt Richter, profesor në Universitetin e Miçiganit, tha se në muajt në vijim një trupë e këtij universiteti do të vizitojë Shqipërinë për të vijuar më tej me marrëveshjen

“Nënshkruam memorandumin e mirëkuptimit. Gjatë muajve në vijim një trupë e Universitetit Miçiganit do të vizitojë universitet tuaja për të vijuar më tej me marrëveshjen” – tha ai.

Etiketa: bashkepunimiBujqesorKamezMiciganuniversiteti

Lajme të lidhura

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi
Breaking Views

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

22:57 - 06/04/26
Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank
Breaking Views

Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

22:00 - 06/04/26
Rritje historike e çmimeve të perimeve në Tiranë, domatet dhe kastravecat +20% brenda ditës
Breaking Views

Rritje historike e çmimeve të perimeve në Tiranë, domatet dhe kastravecat +20% brenda ditës

18:18 - 06/04/26
Para
Juventus e mbyll në avantazh pjesën e parë ndaj Xhenoas, vendos eurogoli i Kuadrado

Juventus e mbyll në avantazh pjesën e parë ndaj Xhenoas, vendos eurogoli i Kuadrado

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Bojkotoni ushqimin serb!”/ Blegtorët protestojnë para ministrisë së Bujqësisë: Nuk jemi për politikë, por për të drejtat tona
Aktualitet

“Bojkotoni ushqimin serb!”/ Blegtorët protestojnë para ministrisë së Bujqësisë: Nuk jemi për politikë, por për të drejtat tona

11:29 - 07/04/26

Shoqata “Blegtorët Prodhues të Qumështit” është mbledhur përpara ministrisë së Bujqësisë, ministrisë së Financave dhe Kryeministrisë për të protestuar për...

Lexo më shumë
Të rrisësh taksat është më e lehtë se sa t’i ulësh! Si po luan qeveria me akcizën e karburanteve

Rritja e çmimit të karburanteve, Konfindustria i paraqet 3 kërkesa qeverisë: Nuk keni marrë asnjë masë…

11:13 - 07/04/26
Dy deputetët e PD thirren si dëshmitarë në procesin ndaj kryebashkiakes së Tropojës, Zyra Islamaj

Dy deputetët e PD thirren si dëshmitarë në procesin ndaj kryebashkiakes së Tropojës, Zyra Islamaj

11:03 - 07/04/26
Ish-drejtoresha e IKMT-së, Dallëndyshe Bici paraqitet në GJKKO

Ish-drejtoresha e IKMT-së, Dallëndyshe Bici paraqitet në GJKKO

10:20 - 07/04/26
Çmimi i naftës në botë në nivelin më të ulët, Bordi i Ramës “fle gjumë”, skema që varfëron shqiptarët

Në Shqipëri nafta shitet çmim rekord prej 224 lekë! Në Maqedoni edhe pse tregtohet me 1.55 euro qeveria ul më tej akcizën

10:16 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com