GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Nënshkruhet marrëveshja, KfW financon 100 mln euro për elektro-energjetikën

12:16 - 15/06/21
në Ekonomi & Sociale, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Nënshkruhet marrëveshja, KfW financon 100 mln euro për elektro-energjetikën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj dhe drejtori i Zyrës Rajonale të KfW-së për Shqipërinë, Björn Thies, në praninë edhe të Ambasadorit të Republikës Federale të Gjermanisë në Tiranë, Peter Zingraf, kanë nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit për financimin  e një fondi  prej 100 milion euro për sistemin elektroenergjetik shqiptar.

Pas nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje, Denaj u shpreh se sektori energjetik në Shqipëri dhe reformimi i tij ka qenë dhe mbetet një nga prioritetet thelbësore në reformat strukturore të ndjekura për ekonominë Shqiptare, ndaj dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë është në zbatim të planit strategjik për reformimin e sektorit të energjisë në Shqipëri.

Sipas Denajt, ky plan strategjik përmban një sërë masash me qëllim krijimin e një tregu të organizuar sipas modelit të Bashkimit Evropian, i cili bazohet në çmime konkurruese dhe udhëhiqet nga parimet e të qenit transparent, jodiskriminues dhe i qëndrueshëm.

Duke falënderuar donatorin ministrja më  tej theksoi se marrëveshja e huasë, prej 100 milionë euro, është një mbështetje e madhe e Qeverisë së Republikës Federale për të përmirësuar proceset e reformës sektoriale në sektorin energjetik në Shqipëri.

“Qeveria ka marrë zotimin që të vijojë punën prej disa vitesh  tashmë, një punë e cila ka disa rezultate konkrete, duke bërë realitet të plotë funksionimin e Bursës së Energjisë apo ndryshe APEX dhe hapjen graduale të tregut të shitjes me pakicë, së bashku me krijimin e një tregu konkurrues të energjisë”, tha Denaj.

Nga ana tjetër ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë, Peter Zingraf, shprehu kënaqësinë për bashkëpunimin e deritanishëm me qeverinë shqiptare, ndërsa vlerësoi se reformat e ndërmarra nga kjo e fundit janë mbresëlënëse.

Sipas tij përmes kësaj marrëveshje, qeveria gjermane mbështet reformën e transformimit të tregut të energjisë në Shqipëri, që është një hap i rëndësishëm në rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian, pasi synohet të krijohet një treg transparent që do nxisë rritjen ekonomike të Shqipërisë dhe do të lehtësojë investimet e sektorit privat në tregun e energjisë.

Etiketa: Anila Denajelektro energjitikeKfWPeter Zingraf

Lajme të lidhura

Anulohet zyrtarisht tenderi për portin e ri në Porto Romano (VENDIMI)
Breaking Views

Anulohet zyrtarisht tenderi për portin e ri në Porto Romano (VENDIMI)

23:28 - 07/04/26
“Rrëshqitja në Elbasan-Qafë Thanë/ Dalin rezultatet e raportit gjeologjik, punimet nisën pa u miratuar leja e ndërtimit
Breaking Views

“Rrëshqitja në Elbasan-Qafë Thanë/ Dalin rezultatet e raportit gjeologjik, punimet nisën pa u miratuar leja e ndërtimit

20:58 - 07/04/26
Fermerët protestues përplasen me njëri-tjetrin pas takimit në ministri: Pse pranuat 120 mijë lekë për lopë?
Breaking Views

Fermerët protestues përplasen me njëri-tjetrin pas takimit në ministri: Pse pranuat 120 mijë lekë për lopë?

18:26 - 07/04/26
Para
Rikthimi i studentëve në auditorë, Kushi: Gjithmonë në krahun tuaj për t’ju mbështetur

Nënshkruhet marrëveshja mes MASR dhe ambasadës Italiane, Kushi: Projekti pilot edukativ antikorrupsion

TË FUNDIT

Anulohet zyrtarisht tenderi për portin e ri në Porto Romano (VENDIMI)
Breaking Views

Anulohet zyrtarisht tenderi për portin e ri në Porto Romano (VENDIMI)

23:28 - 07/04/26

Është anuluar zyrtarisht tenderi për ndërtimin e portit të ri tregtar në Porto Romano, pasi kompania e vetme që kishte...

Lexo më shumë
Zëvendësimi i artë, Havertz shpëton Arsenalin në Lisbonë

Zëvendësimi i artë, Havertz shpëton Arsenalin në Lisbonë

23:14 - 07/04/26
Triumf i Bayern në “Bernabeu”, bavarezët mposhtin Realin dhe afrohen me gjysmëfinalen

Triumf i Bayern në “Bernabeu”, bavarezët mposhtin Realin dhe afrohen me gjysmëfinalen

23:03 - 07/04/26
Bayern “ndez” Bernabeun, Díaz ndëshkon Lunin dhe Kane hap pjesen e dytë me gol (VIDEO)

Bayern “ndez” Bernabeun, Díaz ndëshkon Lunin dhe Kane hap pjesen e dytë me gol (VIDEO)

22:14 - 07/04/26
Barazim pa gola në Lisbonë, Sporting–Arsenal mbyllin në 0-0 pjesën e parë

Barazim pa gola në Lisbonë, Sporting–Arsenal mbyllin në 0-0 pjesën e parë

22:00 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com