GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

Nëse jemi në luftë, lufta ka ligjet e veta…

11:35 - 10/03/22
në OP-ED
Kohë leximi: 2 min
A A
Një zgjidhje për opozitën!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Lutfi Dervishi

Bombat e artilerisë dhe aviacionit rus mbi Ukrainë po ndihen çdo ditë dhe çdo orë e më shumë në Shqipëri.  “çmimi i naftës nuk ndalet”- ulërasin titujt e parë të lajmeve a thua se kemi përballë një të marrë që askush nuk ka guximin dhe ngenë për t’u përballur.

çmimi në bursë sot ra në 120 usd, por këtu reflektohet menjëherë vetëm rritja e çmimit dhe jo ulja e tij. Arsyeja? Këtë radhë jemi në luftë.

Nëse jemi në luftë, atëherë të mos bëjmë sikur luajmë luftash. Lufta ka rregullat e veta, ligjet e veta, ekonominë e vet, kufizimet e veta dhe padyshim edhe spekullantët e vet. Ne e kemi nisur nga e fundit. Tani ka mbetur marrja e masave të tjera.

Mesazhet e dhëna kanë kontribuar vetëm për rritjen e panikut. Efektet e panikut ndihen kudo.

Shembuj për të përballuar situatën gjen kudo, mjaft të kesh dëshirë.

Mantra: “çmimin e përcakton tregu” nuk qëndron. “Tregu” nuk është Inteligjencë Artificiale e pagabueshme. Tregu (raporti kërkëse – ofertë) e përcakton çmimin kur funksionon me ligjet e tregut, pra me konkurrencë dhe jo me monopole e oligopole. Shembuj nga vende fqinj dhe vende të BE-së e bëjnë të qartë se ndërhyrja në çmime nuk është një tabu. Kosova vendosi tavan për çmimin e karburantit.

Kodi tregtar francez sanksionon që qeveria merr masa të përkohshme të bllokimit të çmimeve në rast situatash krize dhe në rrethana të jashtëzakonshme”. Psh është bllokuar çmimi i gazit për gjithë vitin 2022. Në Francë, qeveria pasi indeksoi inflacionin gjatë vitit 2021 dha 100 Euro për person (jo për familje). Qeveria hollandeze bllokoi çmimin e karburanteve ne mars 2012.

Për të përballuar inflacionin e lartë, Presidenti amerikan Nikson nxorri më 1971 një udhër ekzekutiv dhe vendosi që për tre muaj të ngrinte si rrogat ashtu edhe çmimet.

Lufta në Ukrainë ka hapur kudo debati për burimet energjitike. Debat i munguar në Shqipëri. Tashmë gazi kalon përmes Shqipërisë por ne nuk kemi menduar para 10 vjetësh se si ta shfrytëzonim. A duhet të kishim ndërtuar ndërkohë një TEC pranë vendkalimit të gazësjellësit? A duhesh investuar në kohë për të “gazifikuar’ TEC-in e Vlorës? A duhet të kishim nxituar me sinkronizimin e tregut energjitik me Kosovën që 99% të prodhimit e ka me qymur dhe ne 99% të prodhimit e kemi me bazë ujin? A duhet të ishin marrë masat për nxitjen e burimeve të tjera alternative të energjisë? A duhet të kishim një përgjigje për pyetjen: pse i bëmë naftën naftës tonë?!

Një qeverisje e mirë nuk është ajo që merr vendime nën presion apo në kohë krize, por një qeveri që parashikon dhe shmang krizat.

Kur ndjek lajmet për Ukrainë të bën përshtypje se – informacioni, shërbimi urgjencës, shërbimi shëndetësor, shërbimi zjarrëfikës, furnizimi me mallrat e konsumit të përditshëm, stabiliteti i çmimeve janë të gjitha për t’u admiruar. Në popull i mobilizuar deri në vetmohim. Me një shtet që dhe administratë që funksionon edhe nën bombardim. Ndoshta po të marrim mësime nga vendi që po bën luftën, do të flisnim më pak për luftën dhe do të bënim më shumë punë.

Etiketa: cmimi i naftesLutfi DervishiShqiperiUkraine

Lajme të lidhura

“Korrupsionin e pranon vendi”/ Socialistja Ermelinda Meksi: Rama dhe Kos po relativizojnë fenomenin!
Breaking Views

“Korrupsionin e pranon vendi”/ Socialistja Ermelinda Meksi: Rama dhe Kos po relativizojnë fenomenin!

23:24 - 26/03/26
Gjekmarkaj: Protesta e tejkaloi mosbindjen civile
OP-ED

Satira e Gjekmarkajt: Koka në Washington dhe trupi në Berlin, të vranë Mamicë, të grinë!

11:11 - 25/03/26
Sot 8 Marsi, si ndryshoi kuptimi: Nga ditë e revoltës ndaj sistemit, në festë me lule dhe feminizëm
Breaking Views

Sot 8 Marsi, si ndryshoi kuptimi: Nga ditë e revoltës ndaj sistemit, në festë me lule dhe feminizëm

09:02 - 08/03/26
Para
Tabaku i kthehet Bashës dhe Bushatit: Ju lutem! Puna e 4 viteve është këtu

Tabaku i kthehet Bashës dhe Bushatit: Ju lutem! Puna e 4 viteve është këtu

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zgjidhet treshja e gjyqtarëve që do të shqyrtojnë dosjen ‘Meta’
Aktualitet

Zgjidhet treshja e gjyqtarëve që do të shqyrtojnë dosjen ‘Meta’

10:10 - 02/04/26

Etleva Deda është caktuar me short elektronik si gjyqtare relatore për dosjen e Ilir Metës Monika Kryemadhit, Fatime Kryemadhit, Pirro...

Lexo më shumë
Rama u bën “shpëlarje truri” studentëve: Korrupsioni është më i madh në perceptim sesa në realitet

Rama u bën “shpëlarje truri” studentëve: Korrupsioni është më i madh në perceptim sesa në realitet

09:44 - 02/04/26
Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit

Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit

08:25 - 02/04/26
Kuvendi/ Sot interpelance me ministrin për emërimin e Hitës, thirret edhe Rama për AKEP-in

Kuvendi/ Sot interpelance me ministrin për emërimin e Hitës, thirret edhe Rama për AKEP-in

08:04 - 02/04/26
Surprizat e horoskopit për ditën e enjte, parashikimi sipas yjeve

Surprizat e horoskopit për ditën e enjte, parashikimi sipas yjeve

07:51 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com