GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Nëse Rusia ndërpret gazin në Evropë, ja kush janë vendet që mund të zëvendësojnë atë

16:07 - 14/03/22
në Botë
Kohë leximi: 4 min
A A
Nëse Rusia ndërpret gazin në Evropë, ja kush janë vendet që mund të zëvendësojnë atë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

BE-ja dëshiron të bëhet e pavarur nga gazi rus, ndërsa shefi i Kremlinit Vladimir Putin po kërcënon me mbylljen e Nord Stream 1. Por cilat vende mund t’i plotësojnë nevojat për gaz në Evropë? Gjermania në veçanti është përfshirë në këtë grackë: Sipas Agjencisë Federale të Rrjeteve, rreth 55 përqind e gazit të importuar aktualisht vjen nga Rusia, kështu që varësia është veçanërisht e lartë në krahasim me vendet e tjera evropiane, me përjashtim të Hungarisë e cila importon rreth 85% të gazit nga Rusia.

Rezervat gjermane të gazit kanë rënë nën 30 për qind të kapacitetit të magazinimit. Për këtë arsye është duke u diskutuar edhe për rritjen e importit të gazit të lëngshëm (LNG, Liquefied Natural Gas). Por cilat vende mund të konsiderohen si furnizues shtesë?

SHBA

SHBA është një nga prodhuesit më të mëdhenj të gazit natyror dhe eksportuesit më të mëdhenj të gazit të lëngshëm në botë, duke i falënderuar edhe frakingut. Metoda është shumë e diskutueshme për arsye mjedisore.

Procesi përfshin injektimin e një përzierjeje uji, rëre dhe kimikatesh në tokë, dhe kështu lirohet vaj ose gaz. Megjithatë, BE-ja thuhet se tashmë është në negociata për importin e gazit shtesë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Shtetet e Bashkuara kanë rritur tashmë eksportet e gazit të lëngshëm në Evropë në javët e fundit. Por Gjermania nuk do të përfitonte menjëherë nga ky gaz, sepse nuk ka asnjë terminal për LNG.


Norvegjia dhe Holanda

Norvegjia është gjithashtu një nga prodhuesit më të mëdhenj në botë të gazit dhe ndërkohë furnizon rreth një të tretën e kërkesave të gazit të Gjermanisë. Por rritja e sasive të gazit nga Norvegjia nuk është e mundur.

“Ne aktualisht ofrojmë me kapacitet të plotë,” tha kryeministri i Norvegjisë Jonas Gahr Store në televizionin gjerman në mes të janarit.

“Nuk kemi rezerva”, tha ai. Edhe Holanda, e cila siguron dhjetë për qind të gazit natyror të Gjermanisë, nuk mund të rrisë eksportet e saj, sepse nuk ka kapacitete më të mëdha.

Katari

Katari është një nga eksportuesit më të mëdhenj të gazit të lëngshëm. Krahas Rusisë dhe Iranit, ai ka rezervat më të mëdha të gazit natyror në botë. Por ky vend tashmë po prodhon në kufirin e tij të sipërm.

Së pari kërkohen “investime të rëndësishme në infrastrukturë” dhe kontrata afatgjata me evropianët, tha ministri i Energjisë Saad Sherida al-Kaabi në një takim me 11 përfaqësues të vendeve eksportuese të gazit në Doha, dy ditë përpara ndërhyrjes ruse në Ukrainë.

Megjithatë, Katari mund të rrisë sasinë e gazit natyror të lëngshëm – do të thotë LNG – në vitet e ardhshme.

Përveç kësaj, disa anije që kanë me gaz që po udhëtonin në Azi me ngarkesa janë kthyer dhe kanë vazhduar rrugën drejt Evropës.


Algjeria

Algjeria është “vetëm” furnizuesi i dhjetë më i madh i gazit në botë. Por pjesa më e madhe e LPG-së e eksportuar prej andej në vitin 2021 ishte e destinuar pikërisht për tregun evropian. Kjo e bën Algjerinë një nga furnizuesit më të rëndësishëm të LNG për Evropën.

Agjencia e lajmeve AFP raportoi në fund të shkurtit se vendi kishte rënë dakord të dërgonte më shumë gaz në Evropë. Kreu i kompanisë shtetërore të energjisë, Toufik Hakkar, tha se kompania e tij ishte “gati të nxirrte dhe të dërgonte gaz shtesë në BE nëpërmjet tubacionit Transmed, që lidh Algjerinë me Italinë.”

Por Hakkar pranoi se ky vend duhet të ketë një tepricë gazi të lëngshëm ose gazi natyror për të realizuar këtë synim. Algjeria së pari duhet t’i plotësojë marrëveshjet kontratktuale dhe detyrimet e marra më parë. Ekspertët supozojnë se Algjeria – të paktën në afat të shkurtër – nuk mund të plotësojë nevojat.

Nigeria

Nigeria me një qeveri autoritare është një nga vendet me rezervat më të mëdha të gazit në botë – më shumë sesa i nevojitet për tregun e saj. Ndërtimi i një tubacioni 4000 kilometra nga vendi i Afrikës Perëndimore mund të nënkuptojë më shumë pavarësi nga gazi rus, të paktën në afat të mesëm.

Pasi të përfundojë, tubacioni pritet të transportojë deri në 30 miliardë metra kub gaz në Algjeri. Nga atje mund të drejtohej në Evropë. Deri më tani, tensionet politike midis Algjerisë dhe Nigerit, i cili kufizohet me Nigerinë dhe Algjerinë, e kanë penguar këtë projekt.

Nigeria tani eksporton gaz të lëngshëm në Evropë me anije. Blerësit më të mëdhenj janë Spanja, Franca dhe Portugalia, të cilat kanë terminale LNG.

Sipas Shoqatës Gjermano-Afrikane të Biznesit, më shumë se dymbëdhjetë miliardë metra kub u importuan nga Nigeria në Evropë në vitin 2019.

Gjermania tani do të ndërtojë dy terminale LNG për të bërë të mundur importin e drejtpërdrejtë. Por deri në realizimin e këtij projekti mund të kalojnë vite të tëra.

Azerbajxhani

Azerbajxhani, dikur pjesë e Bashkimit Sovjetik, planifikon të rrisë eksportin e gazit me 11 përqind këtë vit, tha një zyrtar i Ministrisë së Energjisë për Asia Times. Problemi është që ky vend i Kaukazit është i lidhur me kontrata afatgjata që janë nënshkruar vite më parë. Ndërkohë që edhe kërkesa e brendshme është rritur ndjeshëm gjatë dhjetë viteve të fundit.

Që nga dhjetori 2020, vendi ka furnizuar kontinentin evropian nëpërmjet Gazsjellësit Trans-Adriatik (TAP). Korridori i gazit gati 900 kilometra i gjatë kalon nga kufiri turko-grek nëpërmjet Shqipërisë në Itali.

DË

 

Etiketa: EvropegazinnderpretRusiavendetzevendesojne

Lajme të lidhura

Forcat speciale bastisin portin e Harderëijkut në Holandë, shqiptarët kapen me 500 kg kokainë
Aktualitet

Forcat speciale bastisin portin e Harderëijkut në Holandë, shqiptarët kapen me 500 kg kokainë

12:22 - 06/02/26
Dosja ‘Epstein’/ ‘Tirana ka vajza të jashtëzakonshme’, nisin hetimet për ish-kryeministrin norvegjez
Aktualitet

Dosja ‘Epstein’/ ‘Tirana ka vajza të jashtëzakonshme’, nisin hetimet për ish-kryeministrin norvegjez

10:56 - 06/02/26
Qëllohet disa herë me armë zjarri gjenerali rus në Moskë, autori e priste jashtë shtëpisë së tij
Botë

Qëllohet disa herë me armë zjarri gjenerali rus në Moskë, autori e priste jashtë shtëpisë së tij

09:46 - 06/02/26
Para
Vendimi, Kryeministri dhe kabineti i tij do marrin këshilltarë të huaj, 1 mln lekë pagat

Qeveria rishikon buxhetin: 6 mld lekë për paketën anti-krizë, lehtësim për faturat e energjisë

Discussion about this post

TË FUNDIT

U nis 3 ditë më parë për të çuar bagëtitë në fshatin Trebickë, zhduket pa gjurmë bariu (Emri)
Aktualitet

U nis 3 ditë më parë për të çuar bagëtitë në fshatin Trebickë, zhduket pa gjurmë bariu (Emri)

10:10 - 07/02/26

Një bari rreth 55-vjeç është shpallur i zhdukur në Korçë. Bëhet fjalë për shtetasin Flamur Tako i cili sipas informacioneve,...

Lexo më shumë
Tentoi të grabiste Postën dhe marketin, ‘skifteri’ shkodran kapet i fshehur në tavanin e shtëpisë (Emri)

Tentoi të grabiste Postën dhe marketin, ‘skifteri’ shkodran kapet i fshehur në tavanin e shtëpisë (Emri)

09:37 - 07/02/26
Këlliçi: Skandali Balluku-Rama shënon fundin e kësaj qeverie

Vendimi i GJK për Ballukun, Tabaku: Drejtësia foli, tani nuk ka asnjë justifikim për të mos i hequr mandatin!

09:31 - 07/02/26
“Balluku po përdor ‘Tan Leprin’ për të blerë vota”/ Bardhi: SPAK po hesht

Pezullimi i Ballukut, Bardhi: Rama nuk ka më ku të fshihet, Kuvendi duhet t’i hapë rrugën arrestimi të saj

09:10 - 07/02/26
Mburret se jemi të parët/ Produktet shqiptare jokonkurruese, si po i humbet Shqipëria tregjet e rajonit

Mburret se jemi të parët/ Produktet shqiptare jokonkurruese, si po i humbet Shqipëria tregjet e rajonit

08:34 - 07/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com