GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Nesër ngremë Konsultimin e madh Kombëtar”, Rama: S’merrem me kufomat ”non-grata”

21:43 - 22/12/21
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Forumi i Agrikulturës dhe Kooperimit Rajonal, Rama: Hapëm rrugët, nga janari do shohim përfitimet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri Edi Rama ka treguar ditën e sotme se nesër do të ngrihet platforma për ‘Konsultimin e madh Kombëtar’. Këtë deklaratë ai e bëri pas takimit që zhvilloi me kabinetin për të analizuar 100 ditët e para të mandatit të tretë. Kujtojmë se, kjo platformë është prezantuar nga kryeministri përpara formimit të qeverisë së re, e cila synon që për vendimmarrjet e rëndësishme do merret edhe mendimi i qytetarëve.

“Nesër vendosim në qeveri Konsultimin e madh Kombëtar me shqiptarët për vendime të rëndësishme të vitit që po vjen dhe le ta dëgjojmë sa më shumë njëri-tjetrin, jashtë llogoreve të ngushta partiake e llogjeve të mëdha provinciale! Ata s’kanë ç’ humbin më ne s’kemi kohë për të humbur”, shkruan Rama.

Kryeministri nuk ka nguruar që të komentojë situatën në PD dhe luftën mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës. Për kreun e qeverisë, PD-ja ka hyrë në një vorbull marrëzie bravash. Mes ironie ai u shpreh se ‘kufomat grata-nongrata’ po përpiqen të bëjnë sikur duan të luftojnë korrupsionin e Vuçiçin, por sipas tij drejtësia e re ka filluar të japë rezultatet e para, sportelet do të mbyllen duke ulur kështu korrupsionin e ndërsa ekonomia ka filluar të lulëzojë pas pandemisë.

“S’kam ndërmend të merrem as me kufomat grata-nongrata as me dordolecët e papagallët grata e vinci (gërvisht e fito) që kanë hyrë në një vorbull marrëzie qesharake bravash, dyersh, kanalesh e portalesh, kinse po duan kush e kush të luftojë më fort regjimin, korrupsionin, Vuqiqin! Jam i inkurajuar që drejtësia e re po jep sinjale të qarta pa dallim ngjyrash, ekonomia po vijon ringjitjen pas pandemisë, sporteleve po u vjen fundi bashkë me vitin në ikje dhe më e mira është e gjitha përpara, duan s’duan humbësit fitimtarë të kuvendeve demokratike e mediatike”, shkruan Rama, duke thënë se do të injoroj çdo shpikje që bëhet ndaj qeverisë.

Etiketa: Edi RamaPDqeveria

Lajme të lidhura

Rama i thotë “Jo” në heshtje kandidimit të Erion Braçes, prezanton Manastirliun tek Njësia 4
Breaking Views

Rama i thotë “Jo” në heshtje kandidimit të Erion Braçes, prezanton Manastirliun tek Njësia 4

16:59 - 01/04/26
Spiropali u shkarkua me urdhër të Ballukut? Petro Koçi kundër Ramës: Pushtet i pakufizuar…
Breaking Views

Spiropali u shkarkua me urdhër të Ballukut? Petro Koçi kundër Ramës: Pushtet i pakufizuar…

16:17 - 01/04/26
PD, letër ambasadave: Në Gjykatën e Lartë po tentohet lirimi i të arrestuarve për korrupsion
Breaking Views

PD, letër ambasadave: Në Gjykatën e Lartë po tentohet lirimi i të arrestuarve për korrupsion

15:26 - 01/04/26
Para
Firmat në PD, Shehaj: Shkova me një qëllim të vetëm të verifikoj se si është e vërteta

Publikimi i pagave, Agron Shehaj: Justifikimi i qeverisë ishte skandali më i madh

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama i thotë “Jo” në heshtje kandidimit të Erion Braçes, prezanton Manastirliun tek Njësia 4
Breaking Views

Rama i thotë “Jo” në heshtje kandidimit të Erion Braçes, prezanton Manastirliun tek Njësia 4

16:59 - 01/04/26

Asambleja e Partisë Socialiste është ndalur në njësinë 4 në Tirane, ku ndodhet i pranishëm edhe kryeministri Rama. Drejtuesi i...

Lexo më shumë
Qeveria arkivon projektin për autobusët elektrikë, gati subvencionimi 100 lekë/litri për autobuset rrangallë

Qeveria arkivon projektin për autobusët elektrikë, gati subvencionimi 100 lekë/litri për autobuset rrangallë

16:40 - 01/04/26
Spiropali u shkarkua me urdhër të Ballukut? Petro Koçi kundër Ramës: Pushtet i pakufizuar…

Spiropali u shkarkua me urdhër të Ballukut? Petro Koçi kundër Ramës: Pushtet i pakufizuar…

16:17 - 01/04/26
“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!

“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!

16:01 - 01/04/26
Klevis Qose shkarkohet si drejtues i Burgjeve, në vend të tij emërohet ish-drejtori i Tensionit të Lartë

Klevis Qose shkarkohet si drejtues i Burgjeve, në vend të tij emërohet ish-drejtori i Tensionit të Lartë

15:48 - 01/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com