GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Nesër seancë/ A do kthehen 23 deputetët e përjashtuar në Kuvend?

13:15 - 29/10/23
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Mazhoranca socialiste rrëzon poshtë kërkesat e opozitës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nesër më 30 tetor, deputetët rikthehen në seancë plenare. Ndonëse seanca e fundit nuk u zhvillua, për shkak të vendimit të opozitës për të shkaktuar kaos dhe për të bllokuar punimet e Kuvendit, deri në plotësimin e kërkesave të saj, ligjvënësit do të rikthehen për të diskutuar, sipas rendit të ditës për 4 orë, problematikat e zgjedhësve.

Por njëjtë si seanca e fundit, edhe seanca e së hënës, pritet të zhvillohet me përplasje mes opozitës dhe maxhorancës.

Për shkak të kaosit që krijuan, 23 deputetë të opozitës, rezultojnë të përjashtuar. Me kërkesë të deputetëve socialistë, mes të përjashtuarve janë kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi si dhe kreu i demokratëve Sali Berisha.

Gazment Bardhi deklaroi se të përjashtuarit do të jenë në Kuvend, pasi sipas tij, afati për përjashtimin me 10 ditë, përfundon më 29 tetor, dhe jo më 30, sikurse thuhet në vendimin e vulosur me votat e socialistëve në Sekretariatin e Etikës.

Bardhi u ka kërkuar deputetëve të përjashtuar të jenë të pranishëm gjatë seancës së nesërme (30 Tetor) në Kuvend.

“Të mblidhemi grup dhe të shkojmë në seancë”, ka deklaruar ai.

Bardhi ka kërkuar që ligjvënësit opozitarë të mblidhen rreth orës 16:30 në Parlament.

Më herët, pjesëmarrjen e konfirmoi përmes një statusi në rrjetet sociale, edhe një tjetër prej të përjashtuarve Saimir Korreshi.

“I tremben opozitës prandaj dhe na përjashtojnë dhe kur nuk u dalin llogarite, nuk zbatojnë as vendimet e tyre”.

Përjashtimi 10 dite i deputetëve ka hyrë në fuqi me 20.10.2023 dhe me llogaritje matematikore përfundon në datën 29.

“Ne do të jemi në seancë!”- shkruajti deputeti.

Por jo vetëm përjashtimet, pritet të jenë molla e sherrit seancën e së hënës. Rikthimin pas 10 ditësh në Kuvend, një pjesë e deputetëve të opozitës e kanë edhe me një hall të ri: atë të betejës së Sali Berishës me drejtësinë, pas vendosjes nga SPAK të masës së sigurisë “Detyrim Paraqitje” ndaj ish kryeministrit për aferën e “ish kompleksit Partizani”.

Tashmë, duhet të presim deri ditën e nesërme për të parë se si do të rrjedhin ngjarjet.

 

Etiketa: deputeteKryesore1kuvend

Lajme të lidhura

Berisha ngre tonet para protestës: Të martën gjithë Shqipëria në Tiranë, Rama do ketë fatin e Enverit
Breaking Views

Berisha ngre tonet para protestës: Të martën gjithë Shqipëria në Tiranë, Rama do ketë fatin e Enverit

19:15 - 09/02/26
PD reagon pas qëndrimit të KE për imunitetin e Ballukut/ Boçi: Lufta e Ramës minon integrimin
Breaking Views

PD reagon pas qëndrimit të KE për imunitetin e Ballukut/ Boçi: Lufta e Ramës minon integrimin

17:21 - 09/02/26
Dashnor Sula fillon punën si Kryeinspektor: Me Ramën s’e kemi parë njëri-tjetrin si armiq
Breaking Views

Dashnor Sula fillon punën si Kryeinspektor: Me Ramën s’e kemi parë njëri-tjetrin si armiq

17:01 - 09/02/26
Para
Gënjeu i penduari, SPAK rrëzon 4 akuza për vrasje ndaj Talo Çelës

Gënjeu i penduari, SPAK rrëzon 4 akuza për vrasje ndaj Talo Çelës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Berisha ngre tonet para protestës: Të martën gjithë Shqipëria në Tiranë, Rama do ketë fatin e Enverit
Breaking Views

Berisha ngre tonet para protestës: Të martën gjithë Shqipëria në Tiranë, Rama do ketë fatin e Enverit

19:15 - 09/02/26

Berisha akuzoi Ramën se duke penguar drejtësinë po vë në rrezik procesin e integrimit europian të Shqipërisë. Gjatë fjalimit mbajtur...

Lexo më shumë
Petrit Patushi e lë Ramën me gërshërë në dorë, kërkon edhe 450 milionë lekë shtesë për Laboratorin e ISHP

Petrit Patushi e lë Ramën me gërshërë në dorë, kërkon edhe 450 milionë lekë shtesë për Laboratorin e ISHP

18:08 - 09/02/26
Ish-presidenti Moisiu del nga spitali, pas problemeve me zemrën, reagon QSUT

Ish-presidenti Moisiu del nga spitali, pas problemeve me zemrën, reagon QSUT

17:30 - 09/02/26
PD reagon pas qëndrimit të KE për imunitetin e Ballukut/ Boçi: Lufta e Ramës minon integrimin

PD reagon pas qëndrimit të KE për imunitetin e Ballukut/ Boçi: Lufta e Ramës minon integrimin

17:21 - 09/02/26
Tragjedia e familjes Kola në Itali, mblidhen 75 mijë euro për kthimin e 4 trupave në Shqipëri

Tragjedia e familjes Kola në Itali, mblidhen 75 mijë euro për kthimin e 4 trupave në Shqipëri

17:09 - 09/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com