GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha: 410 mln Euro naftë kontrabandë shkojnë te familja e Ramës, njeriu që gjobit pa shpirt popullin e tij

në Aktualitet, Politikë, Uncategorized
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha: 410 mln Euro naftë kontrabandë shkojnë te familja e Ramës, njeriu që gjobit pa shpirt popullin e tij
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot se çmimi i naftës në Shqipëri është dukshëm më i lartë krahasuar me vendet fqinje. Në një konferencë për shtyp, Berisha u shpreh se nafta në vend është 60% më e shtrenjtë se në Kosovë dhe Maqedoni të Veriut.

Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama për ngarkesën fiskale të vendosur mbi karburantin, duke e cilësuar atë si një barrë të rëndë për qytetarët.

‘Por unë jam këtu përsëri për një çështje madhore. Nafta në Shqipëri është shndërruar në një instrument të tiranisë ndaj shqiptarëve. Në një instrument të çmimeve stratosferike, të pakësimit të racionit ushqimor në tavolina, të çmimeve stratosferike, të largimit të tyre nga Shqipëria.

Çmimi i naftës në vendin ku gjenden fushat më të mëdha në Europë naftëmbajtëse në tokë, siç është Patos-Marinza me 6 miliardë fuçi. Çmimi i naftës në vendin me një seri portesh për importin. Në Shqipëri ky çmim tejkalon me 60 përqind çmimin e naftës në Maqedoni dhe në Kosovë.

Shkaqet e këtij çmimi të lartë, para së gjithash dhe mbi të gjitha, lidhen me ngarkesën absurde, të pamëshirë fiskale mbi litrin e naftës që Edi Rama ka vendosur. Disa janë faktorët më kryesorë të këtij çmimi, por në mënyrë absolute dy prej tyre janë qeveritarë, qeveritarë dhe vetëm qeveritarë.

Së pari, ngarkesa fiskale. Ngarkesa fiskale në vendin me varfërinë më të madhe në Evropë, me rrogat më të ulëta dhe fuqinë blerëse më të ulët, është më e larta në Evropë dhe ndoshta në botë. Ngarkesa fiskale mbi litrin e naftës në Shqipëri është mbi 60-65 përqind, ndërkohë që në vendet më të zhvilluara të planetit në mesatare kjo ngarkesë është 40-45 përqind. Ndërkohë të ardhurat mesatare në vendet e OECD janë 6 herë më të lartë se mesatarja e qytetarëve shqiptarë. Pra, është një gjobë e tmerrshme që rëndon mbi shqiptarët.

Së dyti, faktori i dytë madhor është kontrabanda e naftës. Asnjë litër nuk hyn në Shqipëri me bote. 350 mijë ton naftë kontrabandë hyn në Shqipëri në portet që kontrollon qeveria. 350 mijë ton naftë kontrabandë janë të barabarta me të ardhura aktuale 410 milionë euro.

Që të gjitha shkojnë në familjen e kryekontrollorit të kontrabandës që quhet Edi Rama. Shitja e kësaj nafte kontrabande nëpërmjet kompanive tregon edhe njëherë bashkëpunimin e Edi Ramës në çmimet stratosferike. A mund të imagjinoni ju, çmimi më i lartë në Evropë, kontrabanda më e lartë.

Pra, shkaku më madhor i këtij çmimi shkatërrimtar është Edi Rama dhe qeveria e tij.

Faktori i tretë janë rezervuarët e naftës apo depozitat e naftës, të cilat në kuptimin e rezervës shtetërore mund të jenë shtetërore, mund të jenë private, mund të jenë shtetërore dhe private. Vendimet e mëparshme të qeverisë i kanë shpallur ato private. Por, natyrisht magazinimi ka çmimin e tij, dhe atë çmim kompanitë private ia marrin konsumatorit, në një kohë kur atij çmimi duhet t’i përgjigjet qeveria sepse ajo rezervë mbahet për llogari të shtetit. Por Edi Rama preferon që ajo rezervë të mbahet duke tatuar edhe më rëndë naftën që u shitet qytetarëve,’ tha Berisha.

Etiketa: berishakontrabandenafte

Lajme të lidhura

“Uji në rubinet del me ngjyrë dhe erë të rëndë”/ Korreshi ironizon: Bashkia na hapi “parfumeri” falas
Aktualitet

“Uji në rubinet del me ngjyrë dhe erë të rëndë”/ Korreshi ironizon: Bashkia na hapi “parfumeri” falas

10:19 - 09/11/26
Alarm në Vlorë/ Shtohen rastet me të vjella dhe diarre, dyshime për ndotjen e ujit të pijshëm në dy lagje
Aktualitet

Alarm në Vlorë/ Shtohen rastet me të vjella dhe diarre, dyshime për ndotjen e ujit të pijshëm në dy lagje

09:58 - 09/11/26
Grabiti Raiffaisen Bank në në zonën e ‘Komunës së Parisit’ një javë më parë, arrestohet autori (Emri)
Aktualitet

Grabiti Raiffaisen Bank në në zonën e ‘Komunës së Parisit’ një javë më parë, arrestohet autori (Emri)

09:39 - 09/11/26
Para
“Meta pa ujë në burg”, Berisha: Rama çon kriminelët e tij për t’i shpuar shishet!

“Meta pa ujë në burg”, Berisha: Rama çon kriminelët e tij për t’i shpuar shishet!

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Uji në rubinet del me ngjyrë dhe erë të rëndë”/ Korreshi ironizon: Bashkia na hapi “parfumeri” falas
Aktualitet

“Uji në rubinet del me ngjyrë dhe erë të rëndë”/ Korreshi ironizon: Bashkia na hapi “parfumeri” falas

10:19 - 09/11/26

Pas skandalit me ujin e pijshëm në Vlorë, një rast shqetësues raportohet nga Lushnja, ku uji që qytetarët e paguajnë...

Lexo më shumë
Alarm në Vlorë/ Shtohen rastet me të vjella dhe diarre, dyshime për ndotjen e ujit të pijshëm në dy lagje

Alarm në Vlorë/ Shtohen rastet me të vjella dhe diarre, dyshime për ndotjen e ujit të pijshëm në dy lagje

09:58 - 09/11/26
Grabiti Raiffaisen Bank në në zonën e ‘Komunës së Parisit’ një javë më parë, arrestohet autori (Emri)

Grabiti Raiffaisen Bank në në zonën e ‘Komunës së Parisit’ një javë më parë, arrestohet autori (Emri)

09:39 - 09/11/26
Lekët e AKSHI-t tek vëllai i Vlora Hysenit, SPAK heton transfertën 450 mijë euroshe drejt Gjermanisë

Korrupsion e pastrim parash/ SPAK regjistron akuza të reja për ish-shefen e SHISH, Vlora Hyseni

09:13 - 09/11/26
PS dhe PD rikthehen sot në tryezën e Reformës Zgjedhore, dallimet mes dy forcave politike janë  të dukshme

PS dhe PD rikthehen sot në tryezën e Reformës Zgjedhore, dallimet mes dy forcave politike janë të dukshme

08:50 - 09/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com