GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Nesho: Gjithë kjo ‘luftë’ që Rama e Vuçiç të realizojnë ‘Ballkanin e Hapur’

21:39 - 13/06/23
në Kosovë & Rajon, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Abazoviç dhe fillimi i fundit të një aventure ballkanike
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dalja hapur kundër Qeverisë së Kosovës dhe Kryeministrit të saj Albin Kurtit në këto ditë tensionesh me Serbinë, nga Qeveria shqiptare dhe Kryeministri Edi Rama, duke anuluar deri edhe mbledhjen e përbashkët Shqipëri-Kosovë më 14 qershor në Gjakovë, ka krijuar një reaksion të fuqishëm në të dy vendet.

Diplomati Agim Nesho deklaroi në Syri TV se “gjithë kjo luftë që po bëhet është pikërisht që Vuçiçi dhe Rama të realizojnë projektin e “Ballkanit të Hapur”… që shtyhet edhe nga grupet e interesit amerikan, siç është Fondacioni Soros ose i riu Alex (Soros), i cili kërkon që të ketë frytet e para të fitores së tij, por në një politikë të gabuar, që nuk e njeh ekzistencën e vështirë që ka pasur kombi shqiptar.”

Adi Krasta: Ambasador, a mund të themi që ka një gjë të pakuptueshme në këtë multi-kolorit të Kryeministrit të Shqipërisë në raport me këtë ngjarje? Si e lexon ti, që nga refuzimi për t’u takuar deri te kërkesa për t’u takuar në një sistem më të ngushtë ministrash të Jashtëm dhe të Drejtësisë?

Agim Nesho: Ju e shpjeguat në rregull dhe jam plotësisht dakord që ka një vështirësi. Kryeministri shqiptar nuk mund ta përballojë këtë mënyrën se si e ka vënë veten e tij, në një shërbëtor të çështjeve të Vuçiçit dhe të përkrahjes së rolit të tij që duhet të ketë në Ballkanin Perëndimor. Kjo është kryesorja. Dhe unë mendoj që gjithë kjo luftë që po bëhet është pikërisht që Vuçiçi dhe Rama të realizojnë projektin e “Ballkanit të Hapur”. Ky është problemi kryesor.

Ky është problemi që shtyhet edhe nga grupet e interesit amerikan, siç është Fondacioni Soros ose i riu Alex, i cili kërkon që të ketë frytet e para të fitores së tij por në një politikë të gabuar, që nuk e njeh ekzistencën e vështirë që ka pasur kombi shqiptar, që gjithmonë në mënyrë të padrejtë, që nga konferenca e Londrës, Konferenca e Berlinit, është dëmtuar dhe është ndarë dhe në një kohë të tillë kur sot po projektohen skenarë, të cilët i japin prioritet politikës për të mbajtur Vuçiçin në pjesën perëndimore të saj dhe këtë politikë e justifikon në një mënyrë të paarsyetueshme, kryeministri ynë. Kjo është diçka që unë mendoj që në fund të fundit atij i vjen turp të shkelë në Kosovë se po të isha unë një shqiptar i ndershëm, ai nuk do të kishte vend të vinte edhe në Kryeministri me gjithë këtë lojë që po bën ndaj Kosovës.

Por unë mendoj që ky është një projekt më i gjatë, është një projekt që ne e kemi parë të realizuar me heqjen e qeverisë pro-atlantiste në Malin e Zi, me përpjekjet që bëri Abazoviçi dhe u përpoq t’i justifikonte veprimet për të futur Kishën Serbe jo vetëm në Malin e Zi, po ua propozoi shqiptarëve si mënyrë komunikimi dhe pranimi të një kompromisi me palën serbe.

Ky është një konspiracion nga ana e tyre, por që duhet menduar që populli shqiptar dhe regjimi i Kosovës, që është një regjim pozitiv për mbrojtjen e çështjes kombëtare, duhet ta demaskojë sa më shpejt.”

Etiketa: NeshoRama

Lajme të lidhura

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri
Breaking Views

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

22:57 - 13/03/26
Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin
Breaking Views

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

21:19 - 13/03/26
“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën
Breaking Views

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën

20:30 - 13/03/26
Para
“Basha të tregojë të vërtetën për paratë ruse”, Berisha: Ndaj Metës po bëhet gjueti shtrigash

Berisha: Basha nuk ka anëtarë, është peng i Ramës. Logo e PD do shkojë në Strasburg

Discussion about this post

TË FUNDIT

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri
Breaking Views

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

22:57 - 13/03/26

Avokati i Popullit, Endri Shabani, deklaroi se shumica e çështjeve që qytetarët shqiptarë çojnë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat...

Lexo më shumë
VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

22:35 - 13/03/26
Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

22:03 - 13/03/26
Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

21:19 - 13/03/26
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com