GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Nesho zbulon pse iu bashkua Metës: Rama mban me thonj pushtetin, heronjtë e tij janë “të fortët”

19:07 - 03/08/22
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Nesho zbulon pse iu bashkua Metës: Rama mban me thonj pushtetin, heronjtë e tij janë “të fortët”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-ambasadori i Shqipërisë në OKB, Agim Nesho, i cili është krahu i djathtë i ish-presidentit Ilir Metës në Partinë e Lirisë, ka zbuluar dhe arsyet pse i është bashkuar kësaj force politike.

Në një postim në Facebook, zv.kryetari i Partisë së Lirisë thekson se Meta është “luftëtar i lirisë dhe demokracisë” ndërsa PS me Ramën ka mbetur pa zot.

Më tej, Nesho shprehet se nëse heronjtë e Ilir Metës janë Mujo Ulqinako dhe Vojo Kusho, ata të Edi Ramës janë “të fortët me muskuj dhe para”. Nesho fton të gjithë ata që kërkojnë një alternativë t’u bashkohen.

“Për ata që kërkojnë alternativën; Pse iu bashkova Presidentit Ilir Meta

Makina gjigande e propagandës së regjimit nuk ka më argumente të mbrojë më qeverisjen e falimentuar, por është hedhur në sulm me dezinformim, me falsifikime të rënda duke qenë gati të zhdukë edhe historinë e demokracisë shqiptare. Ata bëjnë presion se nuk ka alternativë, por alternativat janë përpara syve tanë.

Duke ardhur nga e majta unë kam bërë zgjidhjen time pa asnjë ekuivok. Ilir Meta është rritur si luftëtar i lirisë dhe demokracisë që me fillimin e lëvizjes studentore të vitit 1990. Ai erdhi në Partinë Socialiste me një grup studentësh të guximshëm për të ndryshuar dhe transformuar këtë Parti, atëherë kur të gjithë largoheshin. Ai tregoi karakter, guxim dhe u rrit si lider i ri në betejat e vendit, në bërjen e Kushtetutës së re, në mbrojtje të cështjes së Kosovës dhe integrimin sa më shpejt të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Karakteri i fortë, vendosmëria dhe vizioni për të ardhmen e bën atë jo vetëm lider të së majtës moderne Shqiptare por edhe një drejtues shteti të përkushtuar.

Sot Partia Socialiste me zotin Rama ka mbetur një shtëpi pa zot, e kapur nga një klikë që interesat e saj janë pushteti i palimituar dhe abuzimi me pasurinë publike. Zoti Rama u ftua në Partinë Socialiste për të ndryshuar imazhin e një partie të vjetër por ai solli anarkinë, shpërfilljen e vlerave të qytetarëve, mosmirënjohjen dhe shkatërroi vlerat e meritokracisë dhe profesionalizmit brenda partisë. Ai e shkatërroi partinë dhe e vuri atë në shërbim të një grupi besnikësh të Bashkisë së Tiranës, vizion që e shoqëron atë në drejtim të shtetit.

Heronjtë e Ilir Metës janë luftëtarët e lirisë si Mujo Ulqinaku, Vojo Kushi, ata të Edi Ramës janë të fortët me muskuj dhe para’ për të konsoliduar pushtetin. Iliri diti të ndajë luftën me gabimet e diktaturës, Rama përdhosi luftën dhe abuzoi me shtetin.

Si shtetar Ilir Meta krijoi arkitekturën e diplomacisë së re Shqiptare, duke i rritur rolin Shqipërisë me një politikë të jashtme dinjitoze të fqinjësisë së mirë dhe forcuar lidhjet me Perëndimin. Zoti Rama e personalizoi këtë politikë për protagonizëm dhe e vuri veten në pozicionin e vasalit të Erdoganit dhe shërbëtorit të Vucic deri në kompromentimin e cështjes kombëtare për interes të projekteve serbo-ruse si Ballkani i Hapur.

Rama mban me thonj pushtetin duke përdorur administratën civile, patronazhistët, duke u bërë klientelist i vendeve të tjera, ndërsa Meta është larguar nga pushteti kur ka parë se vendit i duhet një Mision i Ri si në vitin 2004 dhe 2022. Sot Rama i ka humbur identitetin Partisë Socialiste, ndërsa Ilir Meta po ngre alternativën e re.

Besimi tek lidershipi krijohet në vazhdimësi dhe njerëzit bien viktimë e propagandës së shfrenuar. Sa për veten, si pjesëmarrjes i lëvizjes së 2 Marsit nuk vajta te Ilir Meta. Ishte Meta që u kthye tek 2 Marsi për ta cuar vendin drejt një demokracie të konsoliduar, në respektim të Kushtetutës dhe të rikthimit të vullnetit të popullit në qeverisje, duke patur në program të Partisë së Lirisë domosdoshmërinë për realizim të Referendumit si garancia më e madhe e Sovranit për të mbrojtur demokracinë dhe rikthyer llogaridhënien.”-shkruan Nesho, në Facebook.

 

Lajme të lidhura

PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit
Aktualitet

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Gjermania paralajmëron ndërprerjen e bashkëpunimit me Policinë Shqiptare: Ka humbur besimi!
Aktualitet

Gjermania paralajmëron ndërprerjen e bashkëpunimit me Policinë Shqiptare: Ka humbur besimi!

11:50 - 14/03/26
Berisha mes demokratëve në Elbasan: Vera e ndryshimit, vitin tjetër do festojmë me dyert e Europës të hapura
Aktualitet

Berisha mes demokratëve në Elbasan: Vera e ndryshimit, vitin tjetër do festojmë me dyert e Europës të hapura

11:04 - 14/03/26
Para
Tragjedia në Himarë/ Qytetarët e Lezhës  zhvillojnë homazhe në Shëngjin

Tragjedia në Himarë/ Qytetarët e Lezhës  zhvillojnë homazhe në Shëngjin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26

Në pikën kufitare të Kapshticës, për shkak të vonesave nga pala greke për procedurat e kalimit, është bërë një radhë...

Lexo më shumë
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Kurti – Kallas: Kosovës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat për në BE

Kallas mirëpret marrëveshjen për Ligjin mbi të Huajt: Moment i ri për dialogun Beograd-Prishtinë

14:19 - 14/03/26
Sherr familjar në Korçë: dy vëllezër në pranga, gruaja e njërit nën mbrojtje

Braktis fëmijët dhe arratiset, shpallet në kërkim nëna 40-vjeçare

13:50 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com