GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Netanyahu konfirmon arritjen e marrëveshjes Izrael-Hamas

09:11 - 17/01/25
në Bota
Kohë leximi: 2 min
A A
Përleshje në qendrën e riatdhesimeve, humb jetën i riu
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Zyra e kryeministrit Benjamin Netanyahu ka konfirmuar se ekipet negociuese për qeverinë izraelite dhe për organizatën militante palestineze Hamas kanë arritur marrëveshjen e armëpushimit në Rripin e Gazës, e cila përfshin lirimin e pengjeve.

“Kryeministri Benjamin Netanyahu është informuar nga ekipi negociator se është arritur marrëveshja për lirimin e pengjeve”, tha sot në mëngjes zyra e kryeministrit në një postim në X.

Netanyahu nuk e kishte konfirmuar ende marrëveshjen, të njoftuar të mërkurën nga ndërmjetësi i Katarit, duke thënë se disa detaje të kërkesave kishin mbetur të pazgjidhura.

“Kryeministri ka thirrur sot një mbledhje të kabinetit të sigurisë për të zhvilluar një votim per marrëveshjen”, tha zyra e tij.

“Kryeministri ka urdhëruar gjithashtu Koordinatorin për Pengjet dhe të Zhdukurit që të koordinojë përgatitjet për të pritur pengjet pas kthimit të tyre në Izrael. Shteti i Izraelit është i përkushtuar për arritjen e të gjitha objektivave të luftës duke përfshirë kthimin e të gjithë pengjeve tona, të gjallët dhe të vdekurit”, thuhet në njoftim.

Marrëveshja, fillimisht ishte vendosur të hynte në fuqi të dielën në orën 11:15.

Marrëveshja, e arritur pas disa muajsh negociatash indirekte, përfshin një proces shumëfazor që synon t’i japë fund luftimeve në Rripin e Gazës dhe të sigurojë lirimin e pengjeve të rrëmbyera nga Hamasi, si dhe lirimin e të burgosurve palestinezë që mbahen në Izrael.

Ndërsa miratimi i marrëveshjes nga kabineti i sigurisë dhe qeveria konsiderohet i sigurt, ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare të ekstremit të djathtë, Itamar Ben-Gvir ka paralajmëruar se do të largohet nga qeveria e koalicionit të Netanyahut nëse ajo pajtohet me të.

Ministri i Financave Bezalel Smotrich, kreu i partisë së Sionizmit Fetar, mund të kundërshtojë gjithashtu marrëveshjen e armëpushimit.

Nëse Ben-Gvir dhe ndoshta Smotrich do të dilnin nga koalicioni, Netanyahu do të humbiste shumicën e tij qeveritare në parlament.

Udhëheqësi i opozitës, Yair Lapid ka njoftuar tashmë se do të ishte i gatshëm t’i siguronte Netanyahut një “rrjet sigurie” në parlament për një marrëveshje pengjesh në një rast të tillë.

Etiketa: HamasIzraelNetanyahu

Lajme të lidhura

Trump kërcënon Iranin: Nëse godisni përsëri Katarin, do ta hedh në erë fushën e madhe të gazit
Bota

Trump kërcënon Iranin: Nëse godisni përsëri Katarin, do ta hedh në erë fushën e madhe të gazit

08:13 - 19/03/26
Shefi i Antiterrorit në Uashington jep dorëheqjen: Teherani nuk ishte kërcënim për SHBA
Bota

Shefi i Antiterrorit në Uashington jep dorëheqjen: Teherani nuk ishte kërcënim për SHBA

19:03 - 17/03/26
Pakistani i shpall luftë Afganistanit, bombardime masive dhe kërcënime për të shtypur talebanët
Bota

Pakistani i shpall luftë Afganistanit, bombardime masive dhe kërcënime për të shtypur talebanët

08:33 - 27/02/26
Para
Tragjedi në Itali, dy motra shqiptare bien nga kati i katërt i banesës

Gjendet një person i pajetë në Lezhë, dyshohet se…

Discussion about this post

TË FUNDIT

“U neveritën me Ramën”, Berisha për negociatat me BE: Dy javë më parë ishin 4 vende që bllokonin Shqipërinë, do të jenë 15
Breaking Views

“U neveritën me Ramën”, Berisha për negociatat me BE: Dy javë më parë ishin 4 vende që bllokonin Shqipërinë, do të jenë 15

21:21 - 06/04/26

Sali Berisha njofton se 4 vende anëtare të Bashkimit Europian, bllokojnë Shqipërinë në rrugën e saj drejt unionit. Sipas Berishës,...

Lexo më shumë
Austri/ Burri vret ish-gruan Zoja Oroshi, la pas katër fëmijë

Austri/ Burri vret ish-gruan Zoja Oroshi, la pas katër fëmijë

20:48 - 06/04/26
VIDEO/ Formë fantastike, sulmuesi shqiptar “fluturon” me Sionin në kampionat

VIDEO/ Formë fantastike, sulmuesi shqiptar “fluturon” me Sionin në kampionat

20:32 - 06/04/26
VIDEO/ Dominim total i Atalantës, Leçe e Ramadanit dorëzohet

VIDEO/ Dominim total i Atalantës, Leçe e Ramadanit dorëzohet

20:15 - 06/04/26
SPAK publikon shifrat, 148 të akuzuar në dy vite për abuzime me tenderat

SPAK publikon shifrat, 148 të akuzuar në dy vite për abuzime me tenderat

19:57 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com