GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Nga 141 deri në 196 km/orë, arrestohen 9 shoferë, gjobiten 3 mijë të tjerë

14:33 - 29/06/21
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Nga 141 deri në 196 km/orë, arrestohen 9 shoferë, gjobiten 3 mijë të tjerë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mos drejto mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe mos shpejto, respekto rregullat e qarkullimit, për të mbrojtur jetën tënde dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës. Nën moton “Respekto rregullat e qarkullimit, shpëto jetë”, Policia Rrugore në të gjithë vendin vijon kontrollet e pandërprera në të gjitha akset rrugore nacionale dhe në qendrat urbane, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Në fokusin e kontrolleve të përqendruara nga Njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Rrugore në DVP Tiranë dhe me Sektorët e Policisë Rrugore në 11 Drejtoritë Vendore të Policisë, janë shpejtësia mbi normat e lejuara, mosrregullimi i shpejtësisë, veçanërisht në qendrat e banuara, sjelljet agresive dhe manovrat e rrezikshme në rrugë, drejtimi i mjeteve pas përdorimit të alkoolit, parakalimet e gabuara, mospërdorimi i rripave të sigurisë, si dhe përdorimi i celularit gjatë drejtimit të mjeteve.

Gjatë 24 orëve të fundit, në akset rrugore nacionale dhe në qendrat urbane, si rezultat i përdorimit të radarëve janë evidentuar dhe ndëshkuar shumë drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi që varionte nga 141 km/orë deri në 196 km/orë në aksin Sauk-Teg, në rrugën interurbane Tiranë Elbasan, ku gjatë verifikimit drejtuesi i mjetit që rezultoi me patentë të hequr u arrestua në flagrancë nga shërbimet e Policisë Rrugore. Gjithashtu, në rrugën interurbane Tiranë-Elbasan, në Bërzhitë, është konstatuar nga radari, 19-vjeçari F. P., nga Tirana, duke drejtuar automjetin me 173 km/orë.

Po gjatë kontrolleve, nga efektivët e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë është konstatuar duke bërë manovra të rrezikshme, automjeti me drejtues shtetasin me iniciale N. V., 52 vjeç, i cili pasi është ndaluar, nga verifikimi me aparatin alkooltestues ka rezultuar nën efektin e alkoolit në masën 1.35 mg/l testi i parë dhe 1.26 mg/l testi i dytë.

Gjatë kryerjes së veprimeve policore nga patrulla e Policisë Rrugore, ky shtetas, për të shmangur sanksionet ligjore për shkeljen, i ka ofruar punonjësit të Policisë një kartëmonedhë të huaj me prerje 20 £. Në këto kushte u bë arrestimi i tij në flagrancë, për veprat penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar në flagrancë 9 drejtues mjetesh, nga të cilët 5 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 4 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Janë pezulluar 63 leje drejtimi, nga të cilat 46 për drejtim mjeti me shpejtësi tej normave të lejuara dhe 17 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

Gjithashtu janë ndëshkuar me masë administrative 2965 drejtues mjetesh, për shkelje të Kodit Rrugor që përbëjnë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore, konkretisht për parakalime të gabuara, shpejtësi mbi normat e lejuara, përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, mosrespektim të semaforit, mospërdorim të kaskës mbrojtëse dhe mosvendosje të rripit të sigurimit, si dhe për mosrregullim shpejtësie dhe manovra të rrezikshme në rrugë.

Policia Rrugore apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës në tërësi, veçanërisht drejtuesit e mjeteve, motomjeteve dhe çiklistët, që të tregojnë kujdes dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin e emergjencave 112, çdo paligjshmëri.

#MosUbejStatistike

#RregullKujdesDurimDestinacion

#NeJemiAtyPerSigurineTuaj

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë në autostradën Lushnje-Fier, humb jetën kalimtari
Aktualitet

Aksident i rëndë në autostradën Lushnje-Fier, humb jetën kalimtari

20:23 - 18/02/26
Vendim i prerë nga KPA, jashtë sistemit ndihmësi ligjor i Gjykatës së Lartë
Aktualitet

Vendim i prerë nga KPA, jashtë sistemit ndihmësi ligjor i Gjykatës së Lartë

19:24 - 18/02/26
Zbrazet masivisht kampi xhihadist Al-Hol në Siri, nuk dihet fati i të paktën 22 shqiptarëve
Aktualitet

Zbrazet masivisht kampi xhihadist Al-Hol në Siri, nuk dihet fati i të paktën 22 shqiptarëve

17:32 - 18/02/26
Para
Vrasja e katër personave në Velipojë, dy pistoletat e gjetura nga policia nuk ishin përdorur

Vrasja e katër personave në Velipojë, dy pistoletat e gjetura nga policia nuk ishin përdorur

TË FUNDIT

Spektakël me 6 gola në Belgjikë, Atletico Madrid ndalet në ndeshjen e parë nga Club Brugge
Breaking Views

Spektakël me 6 gola në Belgjikë, Atletico Madrid ndalet në ndeshjen e parë nga Club Brugge

00:00 - 19/02/26

Një mbrëmje spektakolare ishte ajo në Belgjikë, ku Club Brugge barazoi në fund përballë Atletico Madrid me rezultatin 3-3 në...

Lexo më shumë
Blendi Gonxhe “hap thesin” për autoburgje: 640 milionë lek për bashkëshortin e Emiriana Sakos

Blendi Gonxhe “hap thesin” për autoburgje: 640 milionë lek për bashkëshortin e Emiriana Sakos

23:09 - 18/02/26
Protesta e opozitës më 20 shkurt/ Ambasada e SHBA në Tiranë mesazh për qytetarët amerikanë: Shmangni demonstratën

Protesta e opozitës më 20 shkurt/ Ambasada e SHBA në Tiranë mesazh për qytetarët amerikanë: Shmangni demonstratën

21:48 - 18/02/26
Aksident i rëndë në autostradën Lushnje-Fier, humb jetën kalimtari

Aksident i rëndë në autostradën Lushnje-Fier, humb jetën kalimtari

20:23 - 18/02/26
Berisha nga Sukthi: Sot tentojnë të bëjnë ligjin për të mbrojtur grabitjet

Berisha nga Sukthi: Sot tentojnë të bëjnë ligjin për të mbrojtur grabitjet

20:10 - 18/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com