GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Nga amnistia fiskale te liria e mediave, kritikat e PE për Shqipërinë

20:50 - 12/07/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
PE nis procedurat për heqjen e imunitetit të dy eurodeputetëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Parlamenti Europian ka miratuar raportin për Shqipërinë të paraqitur nga Isabel Santos, ndërsa eurodeputetët e grupimeve të ndryshme politike kanë paraqitur kritikat e tyre lidhur me atë se çfarë duhet të bëjnë autoritetet shqiptare. Liria e media, lufta ndaj korrupsionit apo amnistia fiskale, një nismë e hedhur për diskutim nga Kryeministri Edi Rama, kanë qenë çështjet që janë përmendur më shumë nga përfaqësuesit e grupimeve parlamentare në PE.

David Lega, i grupimit Kristian-Demokrat, në fjalën e tij vuri në dukje se vitin e kaluar Bashkimi Europian hapi negoicatat me Shqipërinë, por qënia pjesë e BE nuk duhet të jetë një proces i lehtë dhe i shpejtë. Sipas tij, rruga për në BE duhet të kalojë nga modernzimi dhe fuqizimi i shtetit të së drejtës, por edhe forcim të stabilitetit të brendshëm.

“Mendoj se për Shqipërinë janë disa çështje kryesore të cilat kanë nevojë për shqyrtim:

Së pari nevojitet një politikë e jashtme e përbashkët për sa i përket përgjigjes se agresionit rus në Ukrainë.

Brenda vendit shumë reforma janë të nevojshme. Njëra ka të bëjë me lirinë e medias dhe të shprehjes. Dhuna ndaj gazetarëve duhet të ndalojë. Drafti dhe legjislacioni për reformimin e medias online është i papranueshëm”, tha Lega.

Ilhan Kyuchyuk, i Aleancës së Liberal Demokratëve, tha se Shqipëria ka demonstruar disa angazhime strategjike. Sipas tij, kjo lidhet me situatën me partitë politke. “Por vendi ka nevojë për marrëdhënie të mira me fqinjët. Ky angazhim tregon momentin e harmonisë për tërë rajonin”, shtoi ai.

Mick Ëallace nga Grupimi i të Gjelbërve, u fokusua te liria e mediave dhe lufta ndaj krimit të organizuar. Gjithashtu ai vuri theksin te nevoja për mbrojtjen e minoriteteve. “Ndasitë mes partive politike janë të zakonshme atje. Kur vjen puna tek mbrojtja e fëmijëve dhe dhuna e brendshme, vendi ka shumë për të bërë”, theksoi ai.

Angel Dzhambazki, Grupimi Konservator Reformist, foli për progresin e bërë, por tha se Shqipëria duhet të bëjë reforma. “Amnistia fiskale është një rrezik dhe duhet marrë në shqyrtim. Tirana duhet të reformojë se ka vullnet të mirë për të bërë reforma dhe luftën ndaj krimit dhe korrupsionit duhet ta forcojë. Njohjen e minoritetve dhe sidomos ato bullgare janë mëse të nevojshme”, tha Dzhambazki.

Anna Bonfriscko, Grupimi Demokratik dhe Identitar, ka vlerësuar kontributin e Shqipërisë në luftën kundër Rusisë në Ukrainë. “Duam një partnership të ri me atë vend. Europa ka nevojë për Ballkanin”, tha ai.

Fabio Castaldo, Grupimi i Paanshëm, ka vënë sërisht theksin te liria e medias dhe lufta kundër korrupsionit, si gjërat më të rëndësishme. Ai gjithashtu ka sjellë në vëmendje sulmin kibernetik ndaj Shqipërisë nga shtete jo mike.

Etiketa: eurodeputetkritikaKryesore1PEShqiperi

Lajme të lidhura

EMRAT/ Trafik droge, SPAK dërgon për gjykim tri ‘kokat’ e grupit kriminal
Aktualitet

Në përgjim anëtarët e KLP? SPAK: Spekullim i pastër! Asnjë nuk është objekt hetimi

12:48 - 05/12/25
“Hajduti pezullohet dhe arrestohet”, Berisha: Balluku shkoi në Ankara dhe bëri pazarin me 50 mln euro
Aktualitet

“Hajduti pezullohet dhe arrestohet”, Berisha: Balluku shkoi në Ankara dhe bëri pazarin me 50 mln euro

12:37 - 05/12/25
Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës
Aktualitet

Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës

12:06 - 05/12/25
Para
“Duhet një kandidat i ri”, Fevziu: PD me Berishën ka zgjidhje afatshkurtër

Arrestimi i Ahmetajt, Fevziu: PS e lëshoi, ja kur u prish me Ramën

Discussion about this post

TË FUNDIT

EMRAT/ Trafik droge, SPAK dërgon për gjykim tri ‘kokat’ e grupit kriminal
Aktualitet

Në përgjim anëtarët e KLP? SPAK: Spekullim i pastër! Asnjë nuk është objekt hetimi

12:48 - 05/12/25

SPAK ka reaguar pas disa raportimeve se anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë janë nën përgjim nga Prokuroria e Posaçme. Me...

Lexo më shumë
Thellohet skandali i basteve në Turqi, arrestohen lojtarët e Gallatasarajit dhe Fenerbahçes!

Thellohet skandali i basteve në Turqi, arrestohen lojtarët e Gallatasarajit dhe Fenerbahçes!

12:42 - 05/12/25
“Hajduti pezullohet dhe arrestohet”, Berisha: Balluku shkoi në Ankara dhe bëri pazarin me 50 mln euro

“Hajduti pezullohet dhe arrestohet”, Berisha: Balluku shkoi në Ankara dhe bëri pazarin me 50 mln euro

12:37 - 05/12/25
Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës

Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës

12:06 - 05/12/25
Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

11:33 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com