GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Nga ato që tha, Luli bëri vetëm tortën”, Basha i përgjigjet Ramës: Për ty kush nuk është vjedh është i paaftë

10:35 - 06/02/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Nga ato që tha, Luli bëri vetëm tortën”, Basha i përgjigjet Ramës: Për ty kush nuk është vjedh është i paaftë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Për të dytën herën brenda pak ditësh, kryeministri Edi Rama përfshin ish-rivalin e tij, Lulzim Bashën, në komunikimet virtuale me qytetarët.

Gjatë leximit të disa komenteve sot, një qytetar e pyeti nëse do t’i bënte shqiptarëve një tortë në Tiranë meqenëse ata e duan dhe Rama përmendi tortën gjigande që u bë në kryeqytet me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë kur Lulzim Basha ishte kryebashkiak.

“Lul Bashën kemi pasur omëlsinë, ndaj jo rastësisht tortën e bëri Lul Basha. Nga të gjitha ato që tha vetëm një tortë ka bërë. O Lul ku je se sa herë më kujtojnë ty kam një nostalgji një përvëlim”, iu përgjigj Rama, qytetarit.

Pasi e përmendi në bisedë, Lulzim Basha, reagoi përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, ku thekson se në kohën kur ai drejtonte Bashkinë e Tiranës, nuk kishte projekte korruptive, por investime reale për qytetin dhe qytetarët. Sipas tij, nuk kishte kulla për pastrim parash apo afera të dyshimta, por projekte për rrugë, shkolla, çerdhe dhe një Tiranë më të pastër.

Reagimi i Bashës:

Sipas Edi Ramës, kush nuk vjedh është i paaftë. Nëse s’ke vjedhur, s’ke bërë asgjë sipas Ramës.

E vërteta është se, në Bashkinë e Tiranës nuk ka patur 5D, por ka nisur ndërtimi i Bulevardit të ri të Tiranës.

Nuk ka patur kulla betoni ku pastrohen paratë e krimit, por ka patur projekte zhvillimi, rrugë, shkolla, çerdhe, kopshte.

Nuk ka patur projekte që mbushin xhepat e kryetarit të bashkisë, por projekte që i jepnin zhvillim qytetit dhe dinjitet qytetarëve në çdo cep të kryeqytetit.

Nuk kishte vjedhje me inceneratorë imagjinarë, por projekte për një Tiranë të pastër me kosto të ulëta.

Kryeministri që ka hyrë në histori për futjen e krimit në qeveri, për bashkëpunimin e tij për të marrë pushtetin, për nivelin më të lartë të korrupsionit në Europë, nuk e kupton se:

Është më mirë një tortë për gëzim, apo burg për t’i marrë pronën për kullat ku pastrohen paratë e krimit?

Më mirë siguri përmes NATO-s, apo t’ia dorëzosh qeverinë krimit?

Më mirë t’u japësh qytetarëve lëvizjen e lirë, apo t’i përzësh sepse nuk ia dalin të mbyllin muajin në Shqipëri?

Më mirë t’u japësh rrugë me standarde europiane, apo t’i vjedhësh duke i detyruar të paguajnë taksën e korrupsionit?

Etiketa: BASHARama

Lajme të lidhura

‘Nuk mbron Ballukun por veten’, Harxhi: Rama i frikësohet një grupi brenda PS, fundi i tij do jetë i dhimbshëm
Aktualitet

‘Nuk mbron Ballukun por veten’, Harxhi: Rama i frikësohet një grupi brenda PS, fundi i tij do jetë i dhimbshëm

09:34 - 13/03/26
Sulm i ri, gabime të vjetra! Pse Shqipëria mbetet e pambrojtur nga hakerat iranianë?
Aktualitet

Sulm i ri, gabime të vjetra! Pse Shqipëria mbetet e pambrojtur nga hakerat iranianë?

08:43 - 13/03/26
‘Prit t’i çoj fjalën atij k*rvës që kërcënon…’, dalin përgjimet mes Ballukut dhe Berberit
Aktualitet

300 apartamentet e Belindës/ Del sms nga dosja, Balluku-Berberit: Më bëj pasqyrën sa apartamente ke shitur!

08:07 - 13/03/26
Para
Dhjetëra minorene në Korçë shantazhohen në “Instagram” me video intime: Po denigrohemi

Dhjetëra minorene në Korçë shantazhohen në “Instagram” me video intime: Po denigrohemi

Discussion about this post

TË FUNDIT

‘Nuk mbron Ballukun por veten’, Harxhi: Rama i frikësohet një grupi brenda PS, fundi i tij do jetë i dhimbshëm
Aktualitet

‘Nuk mbron Ballukun por veten’, Harxhi: Rama i frikësohet një grupi brenda PS, fundi i tij do jetë i dhimbshëm

09:34 - 13/03/26

Votimi me 82 vota në Kuvend nuk ishte një surprizë, por një lëvizje e pritshme nga një kryeministër që tashmë...

Lexo më shumë
Protesta me dhjetëra të vdekur në Iran, paralajmëron Trump: SHBA është e gatshme të ndihmojë

Trump: Hajdutët iranianë kanë vrarë për vite me radhë, tani kam nderin t’i vras

09:11 - 13/03/26
Sulm i ri, gabime të vjetra! Pse Shqipëria mbetet e pambrojtur nga hakerat iranianë?

Sulm i ri, gabime të vjetra! Pse Shqipëria mbetet e pambrojtur nga hakerat iranianë?

08:43 - 13/03/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 13 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:25 - 13/03/26
‘Prit t’i çoj fjalën atij k*rvës që kërcënon…’, dalin përgjimet mes Ballukut dhe Berberit

300 apartamentet e Belindës/ Del sms nga dosja, Balluku-Berberit: Më bëj pasqyrën sa apartamente ke shitur!

08:07 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com