GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Nga Basha te Shehi e Idrizi, shushunjat që priret t’i marrin vota PD-së

19:19 - 17/02/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Nga Basha te Shehi e Idrizi, shushunjat që priret t’i marrin vota PD-së
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gara për Bashkinë e Tiranë pritet një betejë mes Erion Veliajt të PS dhe Belind Këlliçit nga PD dhe aleatët.

Megjithatë në lojë janë edhe kandidatë të partive apo koalicioneve të tjera më të vogla që mund të dëmtojnë më shumë opozitën nga pikëpamja elektorale.

Kandidatët

Këlliçi është zyrtarizuar si kandidati i koalicionit opozitar “Shtëpia e Lirisë” (PD + LSI dhe parti të tjera më të vogla) në primaret e zhvilluara në Dhjetor 2022.

Kryeministri Edi Rama deklaroi një ditë më parë se Partia Socialiste ende s’ka asnjë kandidat për lokalet e 14 Majit. Megjithatë, më herët, eksponentë të rëndësishëm në PS e kanë bërë fakt të kryer se Veliaj do të rikandidojë në Tiranë.

Nga ana tjetër, në garë për kryeqytetin ën pritet të jetë edhe Dashamir Shehi, si kandidat i një koalicioni të zyrtarizuar këtë të premte mes partisë së drejtuar prej tij – LZHK-së dhe Bindjes Demokratike të Astrit Patozit.

Përveç Shehit, një tjetër aleat që i ‘dha duart’ koalicionit më të madh opozitar është edhe Shpëtim Idrizi, lideri i PDIU-së. Kjo parti pritet që të ketë Lejla Përnaskën si kandidate për bashkinë më të madhe të vendit.

Endi Shabani nga Nisma Thurrje pritet po ashtu të jetë një tjetër emër në listën zgjedhore për Tiranën.

Nga ana tjetër, burime bëjnë me dije se në ‘lojë’ po planifikon të futet edhe Lulzim Basha, ndërsa kandidati që do ta përfaqësojë mund të jetë Bledi Sula.

Partitë e vogla synojnë votat opozitare

Fuqia elektorale e këtyre kandidatëve në krahasim me dy forcat politike kryesore, për një përballje direkte, shihet si e papërfillshme. Megjithatë, në një matematikë elektorale të përgjithshme, ndikimi mund të jetë i konsiderueshëm.

Nëse marrim si lakmues zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021 (duke qenë se lokalet e fundit u bojkotuan nga opozita dhe ato të tetë viteve më parë janë një aktualitet politik i largët) votat e partive të vogla që nuk zgjodhën të bashkoheshin me koalicionin e drejtuar nga PD e Sali Berishës mund të jetë shumë të rëndësishme për opozitën, në garën përballë PS-së dhe Erion Veliajt, që kanë treguar se janë një makineri e mirëfilltë elektorale e tipit makiavelist, e aftë të përdorë edhe mënyra të shumëllojshme të paligjshme, për të arritur fitoren.

Fillimisht, vlen të sillet në vëmendje se qëndrimi i të gjitha këtyre partive të vogla është (ose të paktën shfaqet publikisht) kundër qeverisë dhe priren të marrin vota të qytetarëve të pakënaqur me pushtetin, pra vota opozitare.

Duke mos pasur një pol të unifikuar, vota opozitare shpërndahet dhe humbet eficencën për të formuar shumatoren e votave që do të sillte mundjen e mazhorancës dhe përmbysjen e pushtetit.

Disa shifra

Mbi 183 000 vota mori PS në zgjedhjet e 2021-it, ndërsa aleati i saj PSD (që de facto cilësohet si partia e Tom Doshit) arriti në mënyrë surprizuese të votohej 9 818 herë.

Nga kampi tjetër, aleanca e udhëhequr na PD mori rreth 136 800 vota, ndërsa LSI rreth 22 160.

Dashamir Shehi, që ishte pjesë e listës së koalicionit opozitar për Tiranën mori 5436 vota preferenciale.

Ndërsa deputetët e PDIU-së, Shpëtim Idrizi dhe Mesila Doda rreth 10 000 vota. Edhe ata si Shehi, ishin pjesë e së njëjtës listë.

13 498 vota preferenciale kishte Lulzim Basha.

2028 herë u votua Bindja Demokratike e Patozit, ndërsa Nisma Thurrje mori 3706 vota.

Etiketa: Dashamir ShehiKryesore1Lulzim BashaShpetim Idrizi

Lajme të lidhura

“Zbulimi i kartës nga SPAK, ngjarja më shokuese e jetës”/ Meta autointervistë nga burgu: SPAK do të më mbajë lidhur me Kryemadhin
Aktualitet

GJKKO kalon për gjykim dosjen në themel për ish-presidentin Meta dhe Kryemadhin

11:37 - 18/03/26
Këlliçi nga Brukseli: Shqipëria e para për korrupsion, qeveria e Ramës ngeli në klasë në testin “Balluku”
Aktualitet

Këlliçi nga Brukseli: Shqipëria e para për korrupsion, qeveria e Ramës ngeli në klasë në testin “Balluku”

11:02 - 18/03/26
Çmimet e larta, importi i karburanteve shënon rënie për të dytin muaj radhazi
Aktualitet

Me çmimet më të larta të karburanteve në rajon, Konfindustria: Qeveria të zbatojë paketë lehtësuese për qytetarët

10:36 - 18/03/26
Para
A do e njohë Spanja Kosovën? Ja çfarë thotë kryeministri…

A do e njohë Spanja Kosovën? Ja çfarë thotë kryeministri...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Disiplina ndëshkon Dinamon dhe Tiranën me bllokim të merkatos, nuk shlyejnë pagat e lojtarëve
Sport

Disiplina “shkund” nga themelet klubin e Egnatias! Pezullohet trajneri, kapiteni dhe drejtori (Vendimet)

11:51 - 18/03/26

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit, ka bërë sot publike vendimet për javën e fundit futbollistike...

Lexo më shumë
“Zbulimi i kartës nga SPAK, ngjarja më shokuese e jetës”/ Meta autointervistë nga burgu: SPAK do të më mbajë lidhur me Kryemadhin

GJKKO kalon për gjykim dosjen në themel për ish-presidentin Meta dhe Kryemadhin

11:37 - 18/03/26
Këlliçi nga Brukseli: Shqipëria e para për korrupsion, qeveria e Ramës ngeli në klasë në testin “Balluku”

Këlliçi nga Brukseli: Shqipëria e para për korrupsion, qeveria e Ramës ngeli në klasë në testin “Balluku”

11:02 - 18/03/26
Çmimet e larta, importi i karburanteve shënon rënie për të dytin muaj radhazi

Me çmimet më të larta të karburanteve në rajon, Konfindustria: Qeveria të zbatojë paketë lehtësuese për qytetarët

10:36 - 18/03/26
Jo vetëm protesta/ Banorët e Durrësit ndjekin rrugën ligjore kundër projektit që po u prish banesat

Jo vetëm protesta/ Banorët e Durrësit ndjekin rrugën ligjore kundër projektit që po u prish banesat

10:14 - 18/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com