GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Nga Bashkia Durrës tek ajo e Vlorës dhe Fierit, inceneratorët rrisin tarifat e pastrimit

11:13 - 07/07/22
në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 4 min
A A
Nga Bashkia Durrës tek ajo e Vlorës dhe Fierit, inceneratorët rrisin tarifat e pastrimit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dhjetëra bashki dyfishuan tarifat e pastrimit dhe të gjelbërimit, për të përballuar kostot e dërgimit të mbetjeve në incenerator, megjithëse qeveria u dha 5 milionë euro shtesë.

Njëjtë si Roskoveci, mijëra qytetarë të bashkive të tjera po përballen me rritjen e tarifës së pastrimit, që përdoret për të mbuluar kostot e transportit. Durrësi, Shijaku, Patosi, Vlora, Fieri apo Lushnja lidhën marrëveshje me inceneratorin e Fierit dhe të Tiranës për depozitimin e mbetjeve që prodhohen në territorin e tyre, duke rritur kështu barrën financiare të banorëve për pastrimin.

Të dhënat e analizuara nga Investigative Network Albania, të vëna në dispozicion nga dokumentet zyrtare, bashkitë apo kontratat përkatëse, tregojnë se kostot për incenerimin e mbetjeve në këto bashki u rritën deri në 50% në krahasim me vetëm një vit më parë. Emergjencës së trajtimit të mbetjeve, me të cilën u përballën dhjetëra bashki gjatë verës së kaluar, pushteti lokal nuk iu përgjigj dot, pasi shfaqën vështirësi financiare që në vitin e parë buxhetor, pas kërkesës së Kryeministrit për t’i dërguar mbetjet urbane tek inceneratorët. Në këtë situatë, Ministria e Financave u shpërndau një fond prej 5 milionë eurosh 21 bashkive që u gjendën në vështirësi financiare, për shkak të kostove për dërgimin e mbetjeve tek inceneratorët.

BASHKIA E DURRËSIT

Përfituesja më e madhe e këtyre fondeve është Bashkia e Durrësit, së cilës i janë akorduar plot 2 milionë euro nga fondi total prej 5 milionë eurosh. Treguesit e sigurimit të të ardhurave nga bashkitë për buxhetet e pastrimit gjatë vitit 2022. Por, pavarësisht mbështetjes së qeverisë, Bashkia e Durrësit sërish nuk ishte në gjendje të përballonte koston e incenerimit, ndaj mori vendimin për rritjen e tarifave për banorët e saj. Kjo bashki prodhon rreth 75 mijë tonë mbetje në vit dhe fondi i miratuar për vitin 2022 është 1 miliard lekë ose 10 milionë euro.

Një pjesë e konsiderueshme e këtyre shpenzimeve është siguruar nga mbështetja e qeverisë, ndërsa pjesa tjetër nga të ardhurat e veta. Tarifa e pastrimit për qytetarët, që përdoret për të mbuluar një pjesë të kostove të inceneratorëve, është rritur me thuajse 40%, krahasuar me një vit më parë, ndërsa në total qytetarëve të Durrësit iu janë dyfishuar të gjitha tarifat. Nga 2300 lekë, që ishte tarifa e pastrimit gjatë vitit të kaluar, këtë vit fiskal një familje në Durrës do të paguajë 3500 lekë vetëm për pastrimin ose disa herë më shumë se sa kostoja që një familje paguante një vit më parë për pastrimin, gjelbërimin dhe ndriçimin të marrë së bashku.

Rritje kanë pësuar dhe tarifat e gjelbërimit të qytetit, nga 200 lekë që ishte një vit më parë, këtë vit kjo tarifë është pesëfishuar, duke shkuar në 1000 lekë. Edhe tarifa e ndriçimit, e cila ishte 500 lekë, për këtë vit është bërë 1500 lekë. Në total, një familje në Durrës do të paguajë 6000 mijë lekë të reja gjatë vitit 2022 për pastrimin, gjelbërimin dhe ndriçimin e qytetit, nga 3000 mijë lekë që paguante një vit më parë, ose dyfish më shumë.

As Bashkisë së Shijakut nuk i mjaftuan 20 milionë lekët që i dha qeveria si grant mbështetjeje për emergjencën e krijuar pas mbylljes së Porto Romanos. Zgjidhja për përballimin e kostove edhe për Bashkinë e Shijakut është gjendur te rritja e tarifave. Më konkretisht, tarifa e pastrimit për familjet është bërë 2500 lekë nga 1500 lekë që ishte më parë, me një rritje që shkon deri në 70%.

INCENERIMI DYFISHON KOSTOT E BASHKIVE

Një shkresë e tetorit 2021 që prefekti i Fierit, Baki Bala, iu dërgoi bashkive të qarkut “në lidhje me masat e marra për dërgimin e mbetjeve në Impiantin e Trajtimit të Mbetjeve Urbane dhe prodhimit të Energjisë në Fier”, i informonte bashkitë se depozitimi i mbetjeve për incenerim do të bëhej me kosto zero lekë. Por, krejt ndryshe nga shkresa e prefektit, Bashkia e vogël e Roskovecit, për shkak të distancës së largët të dërgimit të mbetjeve në këtë impiant, ka dyfishuar tarifat e pastrimit për qytetarët.

“Për këtë vit fiskal (2022), tarifat e pastrimit janë rritur në masën 50% referuar kostos që ka bashkia ndaj këtij shërbimi”, i thotë Bashkia e Roskovecit INA MEDIA-s, e cila sqaron se këto të ardhura shkojnë për të përballuar kostot e shtuara nga incenerimi. Bashkia e Mallakastrës, pavarësisht se nuk ka as kontratë me inceneratorin dhe as mbetjet nuk dërgohen atje, ka dyfishuar kostot e menaxhimit të mbetjeve për ton. Referuar përgjigjes zyrtare, nëse gjatë vitit 2020 një ton mbetje urbane, e menaxhuar nga Bashkia e Mallakastrës, kushtonte 1833 lekë, në vitin 2021 kjo shumë bëhet 3253 lekë.

Bashkia e Fierit është e vetmja që ka pasur ulje shpenzimesh për menaxhimin e mbetjeve. Ajo i dërgon mbetjet pranë inceneratorit të Vërrisë, që është në territorin e saj dhe prej vitit të kaluar grumbullon mbetje urbane, por ende nuk i djeg ato. Por, as banorët e Fierit nuk i kanë shpëtuar rritjes së tarifave. Më konkretisht, tarifa e gjelbërimit dhe e ndriçimit është rritur me 400 lekë, duke u bërë 1000 lekë. Pra, nëse një familje në Fier paguante 3600 lekë në vitin 2021 për pastrimin, për gjelbërimin dhe për ndriçimin të marrë së bashku, për këtë vit fiskal do të paguajë 4000 lekë./INA MEDIA

Etiketa: bashkiteinceneratorëtKryesore1tarife

Lajme të lidhura

Njësia e Përgjimeve e Policisë së Shtetit, në duar të dyshimta: Njëri nën hetim nga SPAK, tjetri me lidhje në Kinë
Breaking Views

Njësia e Përgjimeve e Policisë së Shtetit, në duar të dyshimta: Njëri nën hetim nga SPAK, tjetri me lidhje në Kinë

14:36 - 15/01/26
Për Vitin e Ri, Niku i Ndraghetës dhe Vladimiri nga Serbia marrin 1.2 miliardë lekë nga Gonxhe për oksigjenin e spitaleve
Breaking Views

Për Vitin e Ri, Niku i Ndraghetës dhe Vladimiri nga Serbia marrin 1.2 miliardë lekë nga Gonxhe për oksigjenin e spitaleve

19:29 - 14/01/26
Anuela hap thesarin për Lavdimir Barajn, 2 miliardë lekë çohen prapa Dajtit, ja prapaskenat e tenderit
Breaking Views

Anuela hap thesarin për Lavdimir Barajn, 2 miliardë lekë çohen prapa Dajtit, ja prapaskenat e tenderit

15:21 - 13/01/26
Para
MSH merr vendimin, Kosova me dozë të katërt të vaksinës kundër COVID-19

MSH merr vendimin, Kosova me dozë të katërt të vaksinës kundër COVID-19

Discussion about this post

TË FUNDIT

Liderja e opozitës së Venezuelës Machado në Shtëpinë e Bardhë, i dorëzon Trumpit Çmimin Nobel për Paqen
Botë

Liderja e opozitës së Venezuelës Machado në Shtëpinë e Bardhë, i dorëzon Trumpit Çmimin Nobel për Paqen

23:11 - 15/01/26

«Presidenti nuk e ka ndryshuar mendimin». Ndërsa takimi mes Donald Trump dhe Maria Corina Machado-s ishte ende në zhvillim, zëdhënësja...

Lexo më shumë
Salianji: Nuk jam vetëpërjashtuar dhe nuk mund të më përjashtojnë nga PD

Salianji: Nuk jam vetëpërjashtuar dhe nuk mund të më përjashtojnë nga PD

22:46 - 15/01/26
A do të sfidojë Berishën për drejtimin e partisë në zgjedhje? Ja si përgjigjet Salianji

A do të sfidojë Berishën për drejtimin e partisë në zgjedhje? Ja si përgjigjet Salianji

21:48 - 15/01/26
Salianji: Sallat po mbushen plot me demokratë, lidershipi i ka braktisur

Salianji: Sallat po mbushen plot me demokratë, lidershipi i ka braktisur

21:23 - 15/01/26
Shqipëria nën ujë, mbledhja e KM pa reagim: Rama pa vendim për dëmshpërblimet, Balluku pa masa për infrastrukturën

Shqipëria nën ujë, mbledhja e KM pa reagim: Rama pa vendim për dëmshpërblimet, Balluku pa masa për infrastrukturën

21:15 - 15/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com