GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Nga Gjirokastra deri në Shkodër, FSHF investon për fushat sportive

20:10 - 31/01/22
në Aktualitet, Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Nga Gjirokastra deri në Shkodër, FSHF investon për fushat sportive
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Federata Shqiptare e Futbollit është duke punuar në disa qytete të vendit me qëllimin për të përmirësuar infrastrukturën sportive. Ndërhyrjet në infrastrukturën sportive po kryhen që nga Gjirokastra e deri në Shkodër, me Federatën që po financon këto investime të rëndësishme për komunitetet në Shqipëri dhe në kuadër të projektit të 100 fushave.

Anëtari i Komitetit Ekzekutiv në FSHF, Arben Dervishaj ka shpjeguar ndërhyrjet që po bëhen në disa stadiume të vendit, teksa ka shpjeguar se nëpërmjet projektit 100 fushat, FSHF po synon të dyfishojë apo trefishojë numrin e fëmijëve që luajnë futboll në të gjithë vendin.

“Në ‘Niko Dovana’ ne kemi bërë rikonstruksionin total të fushës së stadiumit, që ishte i amortizuar dhe së shpejti ekipi i Teutës do të luajë në stadiumin e vet. Në këtë projekt kemi përfshirë edhe dy fushat e aneksit të stadiumit, me njërën që ka përfunduar tashmë pas ndërhyrjes dhe tjetra është në punim e sipër e pritet të jetë gati shumë shpejt për të pritur ekipet e moshave të Durrësit. Në strategjinë e FSHF-së është parashikuar që të shtojmë numrin e fushave ku të mund të luajnë fëmijët, në mënyrë që të dyfishojmë apo të trefishojmë numrin e fëmijëve që luajnë futboll. Kjo do të arrihet përmes investimeve që FSHF po kryen në shumë qytete të tjera, jo vetëm në Durrës. Ne i kemi kërkuar bashkive, por edhe Bashkisë së Durrësit konkretisht, që të vazhdojmë projektin e 100 fushave për fëmijët dhe për ekipet”, – thotë Dervishaj në intervistën për emisionin “Breaking” në Top Neës, duke shpjeguar në detaje edhe investimet dhe fushat ku aktualisht është ndërhyrë përmes investimeve të FSHF-së që po transformon dita ditës fytyrën e futbollit në vend.

Në fund, Dervishaj flet edhe për vendimet e fundit të Komitetit Ekzekutiv që ka miratuar investimet në disa fusha të tjera në Lushnje, Maliq, Gjirokastër si edhe katër fusha të reja për akademitë në qytetin e Tiranës.

“Ka nisur investimi i FSHF-së edhe në qytetin e Lushnjes, një projekt në bashkëpunim me bashkinë në kuadrin e projektit të 100 fushave, ku parashikohet të ndërtohen dy fusha me përmasa olimpike si edhe një fushë tjetër rreth 500 metra katror me bar artificial. Në të njëjtën kohë FSHF do të ndërhyjë edhe në fushën e stadiumit për ta kthyer në parametra optimalë. Kemi aprovuar një projekt pilot që nis nga Maliqi, ku do të bëhet një fushë stërvitore dhe njëkohësisht do ta ndihmojmë klubin vendas duke investuar edhe në fushën e stadiumit. Ne duam që të ndërtojmë brenda 2-3 vjetëve 100 fusha stërvitore për fëmijët.

Së fundmi Komitetit Ekzekutiv miratoi edhe ndërtimin e katër fushave të reja që do të bëhen për akademitë në Tiranë, ndërsa në Gjirokastër kemi miratuar një fushë me bar artificial në zonën e Grehotit, edhe ky një investim i përbashkët FSHF-bashki. FSHF është e hapur për të bashkëpunuar me çdo klub, shoqatë, bashki, që janë të interesuara të bëhen pjesë e projektit të 100 fushave, ku federata ofron 50% të investimit në formë granti”, – përfundoi Dervishaj.

Etiketa: fshffushainvestimeKryesore1

Lajme të lidhura

“Skema e vinçit” në Spanjë, kërkohen 55 vjet burg për 8 shqiptarët që grabisnin bankomatët
Aktualitet

“Skema e vinçit” në Spanjë, kërkohen 55 vjet burg për 8 shqiptarët që grabisnin bankomatët

19:23 - 27/04/26
Përballje gjigantësh: Kristian Prenga sfidon Anthony Joshua më 25 korrik në Arabinë Saudite
Breaking Views

Përballje gjigantësh: Kristian Prenga sfidon Anthony Joshua më 25 korrik në Arabinë Saudite

18:38 - 27/04/26
Shqipëria me dy medalje argjendi në Europian! Përfundon kampionati në sallën “Feti Borova”
Breaking Views

Shqipëria me dy medalje argjendi në Europian! Përfundon kampionati në sallën “Feti Borova”

18:31 - 27/04/26
Para
Tender 17 mln lekë për zjarrfikëset, Veliaj skualifikon kompaninë që ofroi ofertën më të ulët

Tender 17 mln lekë për zjarrfikëset, Veliaj skualifikon kompaninë që ofroi ofertën më të ulët

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Skema e vinçit” në Spanjë, kërkohen 55 vjet burg për 8 shqiptarët që grabisnin bankomatët
Aktualitet

“Skema e vinçit” në Spanjë, kërkohen 55 vjet burg për 8 shqiptarët që grabisnin bankomatët

19:23 - 27/04/26

Tetë shtetas shqiptarë përballen me një kërkesë të rëndë dënimi në Spanjë, pasi akuzohen për një seri grabitjesh të bankomatëve...

Lexo më shumë
Rama e paralajmëron, Spiropali reagon: Trimëri është të dëgjosh, jo të përjashtosh

Rama e paralajmëron, Spiropali reagon: Trimëri është të dëgjosh, jo të përjashtosh

19:12 - 27/04/26
Protesta e 8 majit/ Berisha veçon dy çështje: Farsën elektorale dhe mbrojtjen nga Rama të Ballukut

Protesta e 8 majit/ Berisha veçon dy çështje: Farsën elektorale dhe mbrojtjen nga Rama të Ballukut

19:01 - 27/04/26
Përballje gjigantësh: Kristian Prenga sfidon Anthony Joshua më 25 korrik në Arabinë Saudite

Përballje gjigantësh: Kristian Prenga sfidon Anthony Joshua më 25 korrik në Arabinë Saudite

18:38 - 27/04/26
Shqipëria me dy medalje argjendi në Europian! Përfundon kampionati në sallën “Feti Borova”

Shqipëria me dy medalje argjendi në Europian! Përfundon kampionati në sallën “Feti Borova”

18:31 - 27/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com