GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Nga kalimi te Sampdoria tek Kombëtarja, Adi Kurti: U drodha nga emocionet me fanellën kuqezi

10:07 - 15/08/22
në Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
Nga kalimi te Sampdoria tek Kombëtarja, Adi Kurti: U drodha nga emocionet me fanellën kuqezi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shtatlartë, nuk ka shumë që i ka mbushur 16 vjeç, por asgjë nuk e ndal të ëndërrojë. Adi Kurti është pjesë e Shqipërisë U17 dhe kjo është një krenari për të, e motivon dhe ndihem shumë mirë që nga një akademi si SH.S Pepa arrin të veshë fanellën kuqezi. Jo vetëm kaq, por pak muaj më parë ai u transferua te Sampdoria me drejtuesit e klubit të Serie A që i kanë ofruar një marrëveshje për të luajtur në radhët e skuadrës U-19. Pas disa javësh stërvitje me ekipin italian, ku nuk kanë munguar edhe disa thirrje nga skuadra e parë për ndeshje kontrolli, Kurti bëhet gati të debutojë në kampionatin kombëtar U-19 të Italisë këtë javë.

Sigurisht është vetëm në hapat e parë dhe do i duhet edhe pak kohë të aktivizohet në futbollin profesionist. Shembullin për ta ndjekur e ka dhe e tregon edhe në rubrikën “Talenti shqiptar” në “fshf.org”. Kurti rrëfen si nisi gjithçka për të, momentet emocionuese gjatë kualifikueseve të Europianit dhe lojtarin në gjurmët e të cilit do të donte të ecte.

– Adi, si ka nisur dashuria juaj për futbollin? Sa vjeç ishit kur topi u bë i pandashëm për ju dhe kush ju shtyu më shumë drejt këtij sporti?

– Dashuria ime për futbollin ka nisur që në moshën 6-vjeçare, duke parë në televizor futboll u dashurova me të. Ai që më shtyu që të nis të luaj futboll ishte babai im.

– Kush është personi që ju këshillon më së shumti në lidhje me futbollin dhe që ju qëndron më afër?

– Personi që më këshillon më shumë në futboll është babi. Ai më ndjek në çdo ndeshje dhe më është gjendur pranë në çdo moment.

– Çfarë mund të veçoni deri më tani nga rrugëtimi juaj në futboll?

– Momenti më i bukur në rrugëtimin tim në futboll ishte debutimi me Kombëtaren U17 në Europianin që u zhvillua në Irlandën e Veriut. Tjetër moment ulmor ishte transferimi te Sampdoria dy muaj më parë dhe grumbullimi me ekipin e parë të klubit në disa ndeshje kontrolli. Ka qenë vërtetë emocionuese të stërvitem apo të luaj ndeshje testuese me lojtarë të Serie A.

-Pse keni zgjedhur të luani mbrojtës, kur të gjithë dëshirojnë më së shumti të luajnë përpara e të shënojnë gola?

– Kam zgjedhur të luaj mbrojtës sepse mendoj që në atë pozicion mund të jap 100 për qind të kapacitetit tim si futbollist. Gjithashtu jam pak edhe fans i futbollit mbrojtës.

-Si jeni ndjerë kur morët për herë të parë ftesën nga Shqipëria U17? Çfarë kujtoni nga grumbullimi dhe ndeshja e parë?

– Kur mora ftesën e parë nga Kombëtarja U17 u ndjeva shumë i lumtur, isha duke parë një ndeshje dhe menjëherë e ndava këtë gëzim me babin dhe me shokët që kisha afër. Në grumbullimin e parë isha më i vogli dhe ndihesha në siklet kur qëndronim të gjithë bashkë. Mbaj mend kur profesori po na tregonte formacionin, në tabelë pashë emrin tim dhe u gëzova shumë dhe duart po më dridheshin nga emocionet. Kur hyra në fushë më kapën emocionet sepse nuk isha mësuar të luaja në stadiume aq të mëdha. Me kalimin e kohës u mësova.

– Si ndiheni tani që jeni pjesë e Sampdorias? Si po shkon përshtatja në futbollin italian?

– Sigurisht që ndihem shumë i lumtur për këtë hap të madh në karrierën time, sepse është sukses i punës së palodhur që kam bërë gjithë këto vite në Shqipëri. Me kalimin e kohës po përshtatem shumë e më shumë dhe mendoj se së shpejti do të jem 100 përqind i përshtatur me stilin e ri të lojës.

– Kush është lojtari shqiptar që ju motivon më së shumti, që e keni si shembull? Po lojtari i huaj?

– Lojtari që më motivon më shumë është Berat Gjimshiti. Më pëlqen shumë puna që ai bën. Nga lojtarët e huaj më pëlqen Chiellini. Ai është një lojtar i pa lodhur dhe që jep gjithçka për ekipin.

– Vetë ju personalisht, cilin keni synimin më të madh në futboll? Ka një futbollist në gjurmët e të cilit do të donit të ecnit?

– Synimi im kryesor është që të luaj rregullisht me Sampdoria U-19 dhe të kem mundësinë të kaloj në ekipin e parë në të ardhmen. Për të arritur këtë objektiv duhet shumë punë dhe jam i gatshëm për këtë sfidë. Ndërsa ëndrra ime është që të luaj një ditë me ekipin tim të zemrës, Juventusin, të fitoj trofe me të dhe të luaj me Kombëtaren A. Dua të ndjek hapat e Berat Gjimshitit.

 

Etiketa: Adi KurtiemocionefanellaKalimikombetarjakuqezisampdoria

Lajme të lidhura

Al Itihad vendos ta shesë në janar Mario Mitajn, ja kush e zëvendëson
Breaking Views

Al Itihad vendos ta shesë në janar Mario Mitajn, ja kush e zëvendëson

17:38 - 26/12/25
Armand Duka flet pa “doreza”: Nga koha me familjen dhe ushqimi, deri te kombëtarja dhe tifozët kuqezi
Sport

Armand Duka flet pa “doreza”: Nga koha me familjen dhe ushqimi, deri te kombëtarja dhe tifozët kuqezi

11:56 - 26/12/25
Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin
Breaking Views

Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin

21:21 - 25/12/25
Para
Nga sot Kosova nis kufizimet e energjisë elektrike, autoritetet: Nuk kemi mundësi të…

Nga sot Kosova nis kufizimet e energjisë elektrike, autoritetet: Nuk kemi mundësi të...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kamioni del nga rruga në Malësi të Madhe, plagoset shoferi dhe pasagjeri
Aktualitet

Kamioni del nga rruga në Malësi të Madhe, plagoset shoferi dhe pasagjeri

18:47 - 26/12/25

Një aksident ka ndodhur në Malësi të Madhe. Drejtuesi i automjetit tip kamion ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti...

Lexo më shumë
“KM më kërkoi të takoj Ram Gecin” zbardhen të tjera biseda të Ballukut, si “Geci sh.p.k” fitoi tenderin e rrugës së ‘Porto Romanos’

“KM më kërkoi të takoj Ram Gecin” zbardhen të tjera biseda të Ballukut, si “Geci sh.p.k” fitoi tenderin e rrugës së ‘Porto Romanos’

18:30 - 26/12/25
Fundviti sjell fluks automjetesh, rëndohet qarkullimi në Rrugën e Arbrit

Fundviti sjell fluks automjetesh, rëndohet qarkullimi në Rrugën e Arbrit

18:15 - 26/12/25
Takim Zelensky–Trump në horizont, presidenti ukrainas: Deri në Vitin e Ri mund të vendosen shumë gjëra

Takim Zelensky–Trump në horizont, presidenti ukrainas: Deri në Vitin e Ri mund të vendosen shumë gjëra

18:00 - 26/12/25
Ja kush është destinacioni i preferuar i evropianëve për Vitin e Ri

Ja kush është destinacioni i preferuar i evropianëve për Vitin e Ri

17:59 - 26/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com