GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Nga kampet e refugjatëve te Kosova dhe Lindja e Mesme, Rama i “jep zgjidhje” çdo problemi

15:53 - 27/11/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Nga kampet e refugjatëve te Kosova dhe Lindja e Mesme, Rama i “jep zgjidhje” çdo problemi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

“Elefant në dhomë” e ka cilësuar Kryeministri Edi Rama mungesën e njohjes reciproke mes Kosovës dhe Serbisë, në një diskutim të zhvilluar në Këshillin e Atlantikut.

Rama tha se çështja mes Kosovës dhe Serbisë zgjidhet vetëm me njohjen përfundimtare të Kosovës nga Beogradi, ndërsa shtoi se duke pranuar formimin e Asociacionit Albin Kurti dhe qeveria e tij kanë dëshmuar vullnet të rëndësishëm për të ecur përpara.

“Besoj fort te fakti që nuk mund të mendosh të jesh më mirë në këtë rajon pa menduar të bësh një rajon më të mirë. Në këtë botë kaq të ndërlidhur ne duhet të mësojmë të punojmë me bindjen e fortë se ajo çfarë na duhet të bëjmë është si përmirësimi i vendit tonë, rajonit edhe botës. Megjithatë kemi një “elefant në dhomë” siç është mungesa e njohjes reciproke mes Kosovës dhe Serbisë”, tha Rama.

Sipas tij, çështja mes Kosovës dhe Serbisë zgjidhet me paqen përfundimtare dhe njohjen e plotë të Kosovës nga Serbia. Ajo që ndodhi në ngjarjen tragjike në Banjskë.

“Përgjegjësia është shumë e qartë në këtë rast, jo vetëm për personat e përfshirë drejtpërdrejtë në veprimet terroriste, por edhe përgjegjësia e Beogradit që nuk dënoi rastin, por shpalli ditë zie kombëtare për kriminelët.

Duke pranuar formimin e Asociacionit kryeministri i Kosovës dhe qeveria e Kosovës kanë dëshmuar vullnet të rëndësishëm për të ecur përpara dhe për të kërkuar zgjidhje e jo alibi apo për të kërkuar të shkuarën në vend të së ardhmes.

Siç është shprehur edhe nga Kurti, kjo do të jetë e jashtëzakonshme për Kosovën dhe rajonin”, u shpreh Rama.

Lindja e Mesme

Kryeministri u ndal edhe te konflikti në Lindjen e Mesme, duke thënë se nëse nuk tregohet kujdes në rajon, mund të ketë ndikime nga “kaosi i Hamasit” dhe “agjentët e kaosit”.

“Ne e kemi pasur aset faktin që kemi një shoqëri me disa besime fetare dhe që pranojnë njëra-tjetrën. Ndaj besoj se lufta në Izrael është e rrezikshme , pasi Hamasi dhe ata që i mbështesin janë agjentë të kaosit. Këtë kaos duan ta përhapin kudo, jo vetëm në Lindjen e Mesme. Rajoni ynë mund të ndikohet po ashtu nëse nuk jemi plotësisht të vetëdijshëm për këtë dhe nëse nuk bëjmë çdo gjë për të mbajtur kaosin jashtë dhe të ndalojmë përfshirjen në konflikt”, tha ai.

Kampet e refugjatëve

Kryeministri gjithashtu u ndal te marrëveshja me Italinë për kampet e refugjatëve në Shëngjin.

Rama u shpreh se do të jetë vetëm një qendër për emigrantët dhe do të ketë po ashtu një terminal pritjeje për emigrantët që do të procesohen në Shqipëri.

Ai shtoi se shifra e 36 mijë emigrantëve është bazuar në idenë se do të procesohen çdo muaj 3 mijë persona, gjë për të cilën Rama u shpreh se nuk ishte i sigurtë nëse do të ndodhte.

Sakaq, ai shtoi se “zhurma” rreth marrëveshjes erdhi vetëm sepse Shqipëria nuk është një vend i BE-së, sepse sipas tij, nëse marrëveshja do të firmosej me një vend të BE-së “askush nuk do ishte humbur një minutë duke folur për të”.

“Është një qendër dhe një terminal pritjeje në kufi ku emigrantët do të regjistrohen në momentin që hyjnë. Së dyti, 36 mijë është një numër i imagjinuar me dëshirë, bazuar në idenë që ky proces do të jetë proces që do të punojë si orë zvicerane, duke përpunuar çdo muaj 3 mijë emigrantë. A do të ndodhë kështu? Nuk jam i sigurt.

Edhe nëse do të jetë kështu, çështja është që kjo qendër pritjeje do të ketë vetëm 3 mijë vende, qendra është vetëm për 3 mijë persona. Do të ndërtohet 100% në kriteret që BE ka hartuar për këto qendra. Arsyeja pse ndodhi kjo zhurmë është se Shqipëria nuk është anëtare e BE-së.

Është quajtur me gjithë emrat e papërshtatshëm, nga Guantanamo te shkelja e të drejtave të njeriut. Nëse marrëveshja do ishte me një vend tjetër të BE-së, askush nuk do kishte humbur një minutë duke folur për të, jo më të zinte kaq hapësirë në ekrane. Mendoj se kjo është e trishtë pasi tregon paragjykim.

Vendet e BE-së nuk tregojnë një solidaritet të tillë, ne e tregojmë, ndaj i shoh këto kritika me këtë perspektivë”, tha Rama.

 

Etiketa: Keshilli i AtlantikutKosovaKryesore1Lindja e MesmeRama

Lajme të lidhura

Protestë kundër bllokimit te monopatinave: Rama lëviz me helikopter, ne ecim me këmbë
Aktualitet

Protestë kundër bllokimit te monopatinave: Rama lëviz me helikopter, ne ecim me këmbë

11:55 - 25/02/26
ILD nis hetim disiplinor për gjyqtaren Gjoka, reagon Kalaja: ‘Rrugë të mbarë’ Irena me 3 mbiemra…
Aktualitet

ILD nis hetim disiplinor për gjyqtaren Gjoka, reagon Kalaja: ‘Rrugë të mbarë’ Irena me 3 mbiemra…

11:47 - 25/02/26
Shembja e rrugës, rritet me 300 lek çmimi i biletës për udhëtarët e linjës Korçë-Tiranë
Aktualitet

Shembja e rrugës, rritet me 300 lek çmimi i biletës për udhëtarët e linjës Korçë-Tiranë

11:26 - 25/02/26
Para
O’Brien: Trazirat në veri të Kosovës nënkuptojnë përballje me NATO-n

O'Brien: Trazirat në veri të Kosovës nënkuptojnë përballje me NATO-n

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protestë kundër bllokimit te monopatinave: Rama lëviz me helikopter, ne ecim me këmbë
Aktualitet

Protestë kundër bllokimit te monopatinave: Rama lëviz me helikopter, ne ecim me këmbë

11:55 - 25/02/26

Pas më shumë se katër muajsh që nga ndalimi i qarkullimit me monopatina, një grup aktivistësh dhe qytetarësh ka dalë...

Lexo më shumë
ILD nis hetim disiplinor për gjyqtaren Gjoka, reagon Kalaja: ‘Rrugë të mbarë’ Irena me 3 mbiemra…

ILD nis hetim disiplinor për gjyqtaren Gjoka, reagon Kalaja: ‘Rrugë të mbarë’ Irena me 3 mbiemra…

11:47 - 25/02/26
Shembja e rrugës, rritet me 300 lek çmimi i biletës për udhëtarët e linjës Korçë-Tiranë

Shembja e rrugës, rritet me 300 lek çmimi i biletës për udhëtarët e linjës Korçë-Tiranë

11:26 - 25/02/26
Kinematografia shqiptare në zi! Ndahet nga jeta aktori i njohur korçar, Zhani Ziçishti

Kinematografia shqiptare në zi! Ndahet nga jeta aktori i njohur korçar, Zhani Ziçishti

11:04 - 25/02/26
Champions League, Atalanta e Berat Gjimshitit kërkon përmbysjen ndaj Dortmund (Ndeshjet)

Champions League, Atalanta e Berat Gjimshitit kërkon përmbysjen ndaj Dortmund (Ndeshjet)

10:54 - 25/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com