GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Nga kanabisi për përdorim vetjak tek amnistia fiskale, Rama tregon detajet

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Nga kanabisi për përdorim vetjak tek amnistia fiskale, Rama tregon detajet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri Edi Rama foli për draftin për legalizimin e kanabisit në vend. Duke folur në një konferencë për media, Rama tha se e ka konsultuar me shqiptarët, në Këshillimin Kombëtar, çështjen e legalizimit të kanabisit.

“Ju kujtoj që për legalizimin e kanabisit mjekësor e kemi konsultuar me shqiptarët dhe në këshillimin kombëtar kanë marrë pjesë gati gjysmë milionë shqiptarë që kanë thënë po, do bëhet. Në këshillimin e ardhshëm do i pyesim edhe nëse doni të legalizohet dhe përdorimi rekreativ i kanabisit apo jo, do i pyesim, pra për përdorimin personal. Apo do vijojë të jetë krim që dënohet dhe që çon fatkeqësisht shumë të rinj në burg. Nëse do thonë po do e bëjmë edhe atë, se kemi një dilemë për këtë gjë. Po të më pyesni mua tani, e po t’u hap mendjen e zemrën do shikoni që jam i dyzuar në këtë pikë. Dhe në diskutimet e brendshme ka pro e kundër, ndaj është këshillimi kombëtar”, tha Rama.

Më tej, kryeministri foli dhe për amnistinë fiskale, duke u shprehur se amnistia nuk i jep askujt amnisti, përveçse deri në ditën e depozitimit të parave.

“Shqiptarët janë të çuditshëm. Kemi bërë një projekt me të gjitha masat e marra nga ligjet e amnistisë së vendeve të tjera për të parandaluar keqshfrytëzimin e kësaj mundësie. Është shumë e qartë që amnistia nuk i jep askujt amnisti, përveçse deri në ditën e depozitimit të parave. Pra, kushdo qoftë që nuk është i dënuar, që nuk ka punuar në shtet, që nuk ka qenë politikan, etj, janë një sërë kategorish të përjashtuara, pra që mund të kenë burime korrupsion në pasurinë e tyre, apo krimi, për gjithë pjesën tjetër amnistia është në fuqi. Nuk është se amnistia të jep mundësi që çfarëdo që të bësh në të ardhmen, paratë nuk të preken. Këtu bëhet fjalë për qindra e mijëra emigrantë që kanë para, që nuk i legalizojnë dot, sepse janë kursime nga puna në të zezë, jo nga puna e zezë. Shikoni çfarë heqin për të sjellë 10 mijë euro apo 10 mijë paund. Madje edhe me prokurë, që iu marrin dhe ndonjë lekë për të marrë lekët e tyre. Kjo është amnistia”, u shpreh kryeministri.

Etiketa: AMNISTIdrogeKanabisRama

Lajme të lidhura

Mjeku “plas bombën”: Erjon Vishkullin e hipën në ambulancë dhe u zbrit sërish! Kush e dha urdhrin?
Breaking Views

Mjeku “plas bombën”: Erjon Vishkullin e hipën në ambulancë dhe u zbrit sërish! Kush e dha urdhrin?

20:40 - 25/10/26
Sheshi “Skënderbej” në ‘shtetrrethim’, policia bllokon hyrje-daljet
Breaking Views

Sheshi “Skënderbej” në ‘shtetrrethim’, policia bllokon hyrje-daljet

19:57 - 25/10/26
Vijon përleshja me policinë, protestuesit u hedhin molotovë automjeteve, tre të lënduar
Breaking Views

Vijon përleshja me policinë, protestuesit u hedhin molotovë automjeteve, tre të lënduar

19:41 - 25/10/26
Para
U premtoi BE kundrejt 1 mijë eurove emigrantëve të paligjshëm, shpallet në kërkim 29-vjeçari në Tiranë

U premtoi BE kundrejt 1 mijë eurove emigrantëve të paligjshëm, shpallet në kërkim 29-vjeçari në Tiranë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate në Serbi, Shaip Kamberi: Jemi në garë për të tretin
Breaking Views

Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate në Serbi, Shaip Kamberi: Jemi në garë për të tretin

23:05 - 25/10/26

Prijësi i listës së Koalicionit Shqiptar, Shaip Kamberi, dhe Ardita Sinani njoftuan se, sipas rezultateve preliminare, koalicioni ka siguruar dy...

Lexo më shumë
Pas dy vitesh protesta/ Vuçiç mposhtet, studentët shpërthejnë festimet në Beograd

Pas dy vitesh protesta/ Vuçiç mposhtet, studentët shpërthejnë festimet në Beograd

22:20 - 25/10/26
Zgjedhjet në Serbi, miku i Ramës pranon humbjen: Lista Studentore ka fituar

Zgjedhjet në Serbi, miku i Ramës pranon humbjen: Lista Studentore ka fituar

21:48 - 25/10/26
Mjeku “plas bombën”: Erjon Vishkullin e hipën në ambulancë dhe u zbrit sërish! Kush e dha urdhrin?

Mjeku “plas bombën”: Erjon Vishkullin e hipën në ambulancë dhe u zbrit sërish! Kush e dha urdhrin?

20:40 - 25/10/26
Sheshi “Skënderbej” në ‘shtetrrethim’, policia bllokon hyrje-daljet

Sheshi “Skënderbej” në ‘shtetrrethim’, policia bllokon hyrje-daljet

19:57 - 25/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com