GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Uncategorized

Nga kutitë e mbushura me vota fiktive te problemet në numërim, çfarë ndodhi me zgjedhjet në Kuçovë

17:23 - 23/05/23
në Uncategorized
Kohë leximi: 3 min
A A
Nga kutitë e mbushura me vota fiktive te problemet në numërim, çfarë ndodhi me zgjedhjet në Kuçovë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Partia e Lirisë ka denoncuar sot atë që e konsideron si manipulimi zgjedhor për Bashkinë e Kuçovës, atje ku kandidonte në emër të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, ish-deputeti Lefter Maliqi.

Ky i fundit ka kallëzuar në SPAK manipulimin zgjedhor, ndërsa koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka depozituar kontestimet pranë Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Silva Caka përmes një deklarate tha se një ditë përpara zgjedhjeve të 14 majit, ka patur dhunë të hapur të Policisë së Shtetit, ndalime të paligjshme të përfaqësuesve dhe mbështetësve të BF, pa asnjë provë e pa asnjë shkak, vetëm për presion.

Një tjetër kontestim ka të bëjë me ambientin e numërimit në bashkinë e Kuçovës, i cili ishte i ndarë në dy dhoma, ku njëra prej tyre nuk survejohej me kamera, ishte e pandriçuar dhe që përmbante shumë materiale të tjera.

Caka tha se gjatë procesit të numërimit ka patur kaos dhe tension të qëllimshëm brenda ambjenteve të numërimit dhe konfrontime, të cilat e shkëputën shumë shpesh procesin e numërimit.

Një tjetër fakt, sipas Partisë së Lirisë, është njollosja e qëllimshme me bojë vule, e shumë fletëve të votimit për kryetar bashkie në kutitë e qytetit, për t’i bërë votat të pavlefshme.

“Në një numër të konsiderueshëm kutish, u konstatuan parregullsi dhe mungesa dokumentacionesh, si procesverbalë dhe mungesë vulash në materialet brenda në kuti.

Në 2 kuti të qytetit, konkretisht në QV-në nr. 3516 (Vodëz) dhe 3528/1 (Teknikumi), pati mospërputhje vulash sigurie, të konstatuara nga Grupi i Numërimit të Votave dhe të kontestuara nga anëtarja e koalicionit Bashkë Fitojmë në këtë grup numërimi.

Kamera e sigurisë (e cila në këto zgjedhje ishte vetëm një, ndryshe nga zgjedhjet e kaluara, ku gjithë ambjenti monitorohej me kamera sigurie) nuk kishte fushëpamje mbi tavolinën 5 të numërimit.

Vëzhguesja e tavolinës nr. 5, që theksoj ishte e pa kontrolluar nga kamera e sigurisë, u ankua disa herë për parregullsi nga anëtarët numërues, konkretisht për kalim votash të pavlefshme në favor të kandidatit të Rilindjes dhe në vend të merreshin masa mbi grupin e numërimit, KZAZ, në mënyrë të paligjshme, mori vendim për nxjerrjen jashtë të vëzhgueses”, tha Caka, duke renditur kontestimet e tjera lidhur me procesin zgjedhor në Kuçovë.

Caka tha se skandaloze ishte situata në Lumas, ku personat e paraqitur për të votuar nuk ishin ata që paraqiteshin në kartat e ID.

“Ky fakt është konstatuar nga komisioneri i BF në QV nr. 3417, në fshatin Krekëz, i cili ka mbajtur shënimet përkatëse. Ne kemi verifikuar se shtetasit, karta e të cilëve është paraqitur nga persona të tjerë për votim, ndodhen jashtë territorit të Shqipërisë që prej muajve shkurt dhe mars, fakt i cili është depozituar edhe në kallëzimin tonë në SPAK. Konkretisht, shtetasi me inicialet L.T., i datëlindjes 11.02.1985, është larguar drejt Greqisë në datën 27.02.2023.

Një tjetër fakt skandaloz është ai i votimit në grup, të cilat janë provuar me foto nga vëzhguesit tanë.

Një tjetër fakt është ai i votimit jashtë qendrës së votimit, cka evidentohet me foto. Ky krim zgjedhor ka ndodhur në Qv-në nr. 3527 dhe 3527/1, Kopshti Nr. 3.

Një tjetër provë e manipulimit të procesit është vula e Kryetarit të QV-së nr. 3504, në Kozare, e cila nuk ndodhej brenda materialeve të votimit në kuti, por është fshehur nga Kryetari i KZAZ-së në një kuti tjetër, çka është evidentuar edhe me foto. Gjithashtu kjo vulë, ka ardhur me zarf të vulosur nga Ministria e Brendshme, ndërkohë që i vetmi institucion, i ngarkuar me ligj për shpërndarjen e materialeve zgjedhore, është KQZ”, tha Caka.

Etiketa: DenoncimKucovaZgjedhje

Lajme të lidhura

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri
Breaking Views

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

22:57 - 13/03/26
Pak orë para protestës, blindohet Parlamenti me gardh metalik
Breaking Views

Pak orë para protestës, blindohet Parlamenti me gardh metalik

08:30 - 12/03/26
Mishi me probleme në KMY, AKU bllokon 738 kg fileto pule
Breaking Views

Mishi me probleme në KMY, AKU bllokon 738 kg fileto pule

21:04 - 11/03/26
Para
“Dua ta vras”/ Reagon ish-i dashuri i Dua Lipas: Çmenduri se si interneti…

“Dua ta vras”/ Reagon ish-i dashuri i Dua Lipas: Çmenduri se si interneti...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gruaja humbi jetën në maternitet, burri i saj ndodhej në burg
Aktualitet

E rëndë në Elbasan! Zetori përmbyset gjatë punës, humb jetën 63-vjeçari

15:16 - 17/03/26

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në fshatin Grekan të Elbasanit, ku një person ka humbur jetën...

Lexo më shumë
24 ton misër me aflatoksinë B1 bllokohet në Qafë-Botë, ishte importuar nga Greqia

24 ton misër me aflatoksinë B1 bllokohet në Qafë-Botë, ishte importuar nga Greqia

14:54 - 17/03/26
Pasi i shpëtoi burgut për milionat e vjedhura, Balluku fal gjynahet Natën e Kadrit

Pasi i shpëtoi burgut për milionat e vjedhura, Balluku fal gjynahet Natën e Kadrit

14:26 - 17/03/26
Hyri në burg për të takuar Laert Haxhiun, Prokuroria në kërkim të misit nga Kosova (Emri)

Hyri në burg për të takuar Laert Haxhiun, Prokuroria në kërkim të misit nga Kosova (Emri)

14:20 - 17/03/26
Bashkimi Europian konfirmon heqjen e të gjitha masave financiare ndaj Kosovës

Bashkimi Europian konfirmon heqjen e të gjitha masave financiare ndaj Kosovës

13:48 - 17/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com