GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Nga LVV për koalicionet në balotazh: Koalicioni i vetëm në raundin e dytë me qytetarët

13:47 - 06/11/21
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 3 min
A A
Nga LVV për koalicionet në balotazh: Koalicioni i vetëm në raundin e dytë me qytetarët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

“Në 12 vendet ku jemi në balotazh kemi jashtëzakonisht potencial të madh që të fitojmë. Tani edhe zvogëlohet zhurma ndërmjet asaj që ka qenë listë e kandidatëve dhe kandidatët e Vetëvendosjes mund të vijnë në pah me planet e tyre, drejtpërdrejtë në komunikim me qytetarët për ofertën në raundin e dytë”, tha Abazi.

Ai shtoi se “Përderisa në raundin e parë ka pasur një diveristet dhe zhurmë shumë më të madhe në kuptimin e fjalëve, rrjeteve të interesit dhe lidhjeve me bizneset, tani është e qartë. Gjithashtu është e lehtë të shihet se kush me kë po bënë marrëveshje, të heshtur apo drejtpërdrejtë”.

“Lëvizja Vetëvendosje njihet të ketë koalicion të drejtpërdrejtë me qytetarin jashtë grupeve të interesit që kanë ekzistuar si rezultat i keqqeverisjes dhe orientimit të fondeve të nivelit komunal të ndërlidhura me nivelin qendror të kaluarën”, thotë ai.

Abazi thotë se partitë e tjera janë fajtore që ende sot flitet për kanalizim dhe ujësjellës, e jo për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.

Mbi këtë arsye, ai deklaron se në raundin e dytë, Lëvizja Vetëvendosje duhet të ketë prioritet vetëm koalicionin me qytetarët.

“Çdo cikël të zgjedhjeve e shoh si një evolucion drejtë të mbarës dhe drejtë politikës si art i zgjidhjes së problemeve, jo si art i keqmenaxhimit dhe manipulimit të votës. Sigurisht sikur të ishim në një situatë kur partitë e tjera janë reformuar plotësisht dhe e kanë mendjen tek qytetari dhe jo tek manipulimi i buxhetit, sigurisht se koalicionet do të ishin të natyrshme. Por meqenëse kemi të bëjmë ende me struktura që janë realisht që janë fajtore që edhe sot flitet për kanalizim dhe ujësjellës dhe nuk flitet për pianon e violinën në shkolla dhe nuk flitet për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik lokal, por sigurimin e transportit për nxënës që do të duhej të ishin shërbime me çdo kusht. Prandaj do të duhej prioritet të ishte koalicioni me qytetarë për raundin e dytë”, shton Abazi.

Ish-zëvendëskryeministri thotë se opozita s’po mundet të ndërtojë kauza për çështje përmbajtjesore dhe reale të politikës së Kosovës.

“Edhe sot opozita nuk po mundet të ndërtojë kauza për çështje përmbajtjesore dhe reale të politikës së Kosovës. Kriza globale me të cilën po ballafaqohemi edhe ne, sidomos edhe ngritjen e çmimeve. E cila në fund të fundit mund të jetë edhe spekulative në nivelin global për shkak se rrjetet e fuqishme mund të përdorin përudhën e post-pandemisë për të përfituar humbjen në pandeminë. Ajo çka është reale është se çmimet po rriten në të gjithë botën për shkak të një normaliteti të ri që është duke ndodhur ekonomia globale…Kritika e opozitës duhet të orientohet këtu, a jemi duke i bërë masat, politikat e domosdoshme që Kosova të adaptohet efektet e krizës globale. Duhet të kemi konsensus nacional për drejtimin që duhet të zgjedhim, sidomos në sistemin energjetik, por jo vetëm”, deklaroi Abazi. 

Etiketa: KoalicionKosoveLVVraundi i dyte

Lajme të lidhura

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin
Breaking Views

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

21:19 - 13/03/26
Kongresmenët, letër Rubios: Tërheqja e trupave nga Kosova rrezikon paqen në Ballkan
Breaking Views

Kongresmenët, letër Rubios: Tërheqja e trupave nga Kosova rrezikon paqen në Ballkan

21:14 - 12/03/26
Pakt me Edi Ramën për të rrëzuar Kurtin? Osmani: Kam marrë kërcënime me pushkatim…
Breaking Views

Pakt me Edi Ramën për të rrëzuar Kurtin? Osmani: Kam marrë kërcënime me pushkatim…

08:15 - 10/03/26
Para
Sekretari i FRPD-së shkon pas Këlliçit, përplaset me Bashën

Sekretari i FRPD-së shkon pas Këlliçit, përplaset me Bashën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri
Breaking Views

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

22:57 - 13/03/26

Avokati i Popullit, Endri Shabani, deklaroi se shumica e çështjeve që qytetarët shqiptarë çojnë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat...

Lexo më shumë
VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

22:35 - 13/03/26
Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

22:03 - 13/03/26
Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

21:19 - 13/03/26
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com