GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Nga mbrojtja në sulm, Vllaznia dhe Erzeni prezantojnë afrimet e reja

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Nga mbrojtja në sulm, Vllaznia dhe Erzeni prezantojnë afrimet e reja
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Erzeni nuk ka ndërmend të ndalet në këtë merkato, pasi shijakasit kanë si qëllim kryesorë qëndrimin mes më të mirëve në superligë.

Në këto kushte që të arrihet objektivi i vendosur nga drejtuesit duhen përforcime që premtojnë. Erzeni ka njoftuar ditën e sotme afrimin e radhës. Ish-lojtari i Shkëndijës së Tetovës, Xhelil Asani ka firmosur me shijakasit , ndërsa do të vihet menjëherë nën urdhrat e trajnerit.

26-vjeçari do të përforcojë kështu repartin e mbrojtjes, ndërsa rikthehet kështu në Superiore, pasi në sezonin 2015-2016 ka qenë pjesë e Bylisit dhe ka qenë gjithashtu pjesë e Shkëndijës së Tetovës në Superligën e Maqedonisë së Veriut në 2017/2018.

Edhe Vllaznia vazhdon me përforcimet për sezonin që sapo ka nisur. Drejtuesit e kuqebluve kanë nënshkruar me dy lojtarë të Akademisë.

Flori Spahija dhe Antonio Delaj do të vihen nën urdhrat e trajnerit Mirel Josa, të cilët kanë spikatur me të rinjtë. Spahija luan në krahun e majtë të mbrojtjes, ndërsa Delaj aktivizohet në sulm.

Klubi shkodran u ka ofruar lojtarëve kontratë për 3 vitet e ardhshme, teksa lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

“Klubi i Futbollit Vllaznia përpos përpjekjeve për të sjellë në skuadër lojtarë sa më cilësorë për ekipin e parë, nuk e ka lënë pas dore asnjëherë edhe vëmendjen ndaj elementit të ri.

Si rrjedhojë, në kuadrin e investimit për të ardhmen, bëjmë të ditur se kemi firmosur me dy prej lojtarëve të spikatur të Akademisë tonë, Flori Spahija dhe Antonio Delaj. Të dy këta futbollistë kanë nënshkruar kontratat e para profesionale dhe do të jenë pjesë e KF Vllaznia edhe për tre sezonet e ardhshme”, njofton Vllaznia. /f.a/abcnews.al

Etiketa: ErzeniperforcimeprezantojneVllaznia

Lajme të lidhura

Paraqitjet e legjionarëve/ Daku, Seferi, Laçi, Manaj dhe Uzuni gjejnë rrugën e rrjetës. Muçi, Shpendi e Pilo japin asiste
Sport

Paraqitjet e legjionarëve/ Daku, Seferi, Laçi, Manaj dhe Uzuni gjejnë rrugën e rrjetës. Muçi, Shpendi e Pilo japin asiste

15:26 - 19/10/26
Superiore/ Mbyllet java e 7-të, fitojnë Teuta, Egnatia, Tirana, Vora dhe Skënderbeu
Sport

Superiore/ Mbyllet java e 7-të, fitojnë Teuta, Egnatia, Tirana, Vora dhe Skënderbeu

21:53 - 18/10/26
Ivan Gvozdenović jep dorëheqjen nga Elbasani pas humbjes ndaj Skënderbeut
Sport

Ivan Gvozdenović jep dorëheqjen nga Elbasani pas humbjes ndaj Skënderbeut

11:29 - 18/10/26
Para
Sëmundja e rrallë, 28-vjeçarja vuan nga “alergjia prej gravitetit”

Sëmundja e rrallë, 28-vjeçarja vuan nga “alergjia prej gravitetit”

Discussion about this post

TË FUNDIT

I tmerruar nga rinia! ‘Çmendet’ Rama: Do të shohim mundësinë e uljes së moshës për dënimet penale!
Aktualitet

I tmerruar nga rinia! ‘Çmendet’ Rama: Do të shohim mundësinë e uljes së moshës për dënimet penale!

08:57 - 20/10/26

Kryeministri Edi Rama ka kërcënuar sërish protestuesit dhe prindërit e të rinjve që protestojnë, duke thënë se ata do të...

Lexo më shumë
Ramës nuk i del e keqja me lëvizjen studentore: Grupe të ekstremizuara, duar dashakeqe kërkojnë destabilizim!

Ramës nuk i del e keqja me lëvizjen studentore: Grupe të ekstremizuara, duar dashakeqe kërkojnë destabilizim!

08:34 - 20/10/26
Ashpërsimi i retorikës së Ramës shihet si nxitëse e dhunës policore

Ashpërsimi i retorikës së Ramës shihet si nxitëse e dhunës policore

08:22 - 20/10/26
Shpërthim me tritol në Ishull-Lezhë, dëme në një magazinë materialesh shtëpiake

Shpërthim me tritol në Ishull-Lezhë, dëme në një magazinë materialesh shtëpiake

08:17 - 20/10/26
Stop dhunës! Pedagogët dalin sot në protestë, marshim solidariteti me studentët në orën 10:00

Stop dhunës! Pedagogët dalin sot në protestë, marshim solidariteti me studentët në orën 10:00

07:57 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com