GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Nga Nations League, Katar 2022 tek e ardhmja, Reja flet pa “doreza” për mediat italiane

12:02 - 15/11/22
në Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
Nga Broja, Asllani e Kumbulla te Nations League, Katar 2022 dhe e ardhmja”, Reja flet pa “doreza” për mediat italiane
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Edi Reja ka dhënë një intervistë për “TuttoMercato.Web”, me teknikun  e kombëtares shqiptare që ka folur për disa tema të rëndësishme. Nga lojtarët si Broja, Asllani apo Kumbulla te Nations League, Katar 2022 dhe e ardhmja e tij. Timonieri i kuqezinjve ka folur pa “doreza” ndërsa ka një këshillë për futbollistët shqiptarë.

Lexo edhe: E BUJSHME/ Ronaldo trondit botën në intervistën e mbrëmjes: Ndihem i tradhëtuar

Kualifikueset e Botërorit të Katarit – “Ne e provuam deri në fund. Mjaftonte një pikë me Poloninë dhe më pas kemi pësuar gol në 10 minutat e fundit të ndeshjes pas një gabimi. Keqardhje sepse kemi fituar dy herë ndaj Hungarisë dhe kemi grumbulluar në total 18 pikë. Ishte një moment pozitiv dhe kishim besim.”

Nations League – “Ishte ndeshja e fundit, nëse fitonim do të shkonim në ‘Play-Off’. Rusia nuk ishte në grupe dhe rruga ishte e shtruar. Nuk ka zhgënjim, por shpresa kishim.”

Shqipëria me “koloni italianësh” – “Ka shumë lojtarë të Shqipërisë që luajnë në Itali. Gjimshiti, është Kumbulla, i cili është një djalë i mbarë, por nuk po aktivizohet me Romën. Ismajli te Empoli është duke u rritur, një mbrojtës i madh. Nëse shihet më i qetë në fazën e qarkullimit të topit, do të bëhet një lojtar ‘Big’. Më pas në Itali luajnë, Hysaj, Bajrami dhe Berisha, kapiteni ynë.”

Asllani dhe Kumbulla –  ” Kristjani ka nevojë për të luajtur. Si trajner i Shqipërisë them që ai dhe Kumbulla të largohen në huazim për të pasur sa më shumë minuta në këmbët e tyre . Ua kam komunikuar edhe atyre këtë gjë. Nuk janë të kënaqur, por çfarë mund të bëjmë tani? Janë nën kontratë me dy klube shumë të mëdha. Duke thënë këtë, shpresoj se diçka mund të ndodhë, duke pasur parasysh moshën që ata duhet të luajnë më shumë.”

Armando Broja – “Ka një potencial të madh. Është një lojtar i strukturuar mirë, 190 cm i gjatë, ka teknikë dhe shpejtësi të madhe, kur niset në sprint nuk e kap njeri. Ai ka vetëm një gjë, atë të qarkullimit. Duhet që të përmirësojë fazën e dytë, atë kur aksioni përfundon sepse aty ndihmon shumë pak. Nga ky këndvështrim këtë vit po ecën pak më mirë, por sigurisht që nuk e ndihmon fakti që luan 20 ose maksimumi 30 minuta.”

Merkato për Brojën – “Napoli e ka kërkuar shumë. Drejtuesit e Napolit kanë qenë shumë të interesuar, por Broja kishte qëllim vetëm të qëndronte te Çelsi, klub ku i kanë rinovuar kontratën. Kam folur edhe me drejtorin sportiv të Napolit për të.”

Ndeshja miqësore me Italinë – “Pres që Mancini t’i japë hapësirë edhe atyre futbollistëve që kanë luajtur pak. Jo një kombëtare eksperimentale, por me ndonjë të re. Kur luan ndaj Italisë ka shumë motivim. Ka pritshmëri të madhe edhe nga ana e shqiptarëve, sepse këta të fundit kanë konsideratë të madhe për italianët. Shqiptarët i shohin të gjitha ndeshjet tona në Itali dhe i njohin mirë të gjitha skuadrat. Shpresoj të jetë një ndeshje e mirë dhe shpresoj që Shqipëria të bëjë mirë. Nuk po them të marrim një rezultat pozitiv, por një paraqitje të mirë, po. Do të thotë të bënim hapa të mëtejshëm përpara.”

E ardhmja te Shqipëria? – “Kam një raport të mirë me presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka. Jam i qetë. Pas këtyre miqësoreve do të na duhen disa ditë për të menduar dhe më pas se çfarë do të vendosim”, ka deklaruar Reja.

Etiketa: katarrejaSport

Lajme të lidhura

Muçi nuk di të ndalet me Trabzonspor, pranë thyerjes së rekordit
Sport

Po shkëlqen në Turqi, Trabzonspor nuk pret më dhe merr vendimin final për Ernest Muçin

13:53 - 21/02/26
“Legjendat Flasin”/ Rrëfimi i veçantë i portierit shqiptar: Erdha Perlat dhe Partizani më bëri Mustë! Fanella e Kombëtares, emocion i veçantë
Sport

“Legjendat Flasin”/ Rrëfimi i veçantë i portierit shqiptar: Erdha Perlat dhe Partizani më bëri Mustë! Fanella e Kombëtares, emocion i veçantë

11:58 - 21/02/26
Shok skuadre me Mirlind Dakun, sulmuesi tjetër i Kombëtares shqiptare prezantohet te Rubin Kazan
Sport

Shok skuadre me Mirlind Dakun, sulmuesi tjetër i Kombëtares shqiptare prezantohet te Rubin Kazan

10:34 - 21/02/26
Para
“E gjithë loja për apartamente”, Meta nxjerr ‘prapaskenat’ nga Porti i Durrësit

“E gjithë loja për apartamente”, Meta nxjerr ‘prapaskenat’ nga Porti i Durrësit

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën
Aktualitet

Adriatik Lapaj ironizon protestën e opozitës: Qëndresa është beteja e vërtetë, jo ikja pas dy orësh

14:22 - 21/02/26

Kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, reagoi me tone ironike pas protestës së Partisë Demokratike, duke nënvizuar se beteja...

Lexo më shumë
Muçi nuk di të ndalet me Trabzonspor, pranë thyerjes së rekordit

Po shkëlqen në Turqi, Trabzonspor nuk pret më dhe merr vendimin final për Ernest Muçin

13:53 - 21/02/26
Gazi lotsjellës ndaj xhamisë/ Reagon KMSH: Dënojmë  incidentin, besimtarët e pafajshëm u lënduan pa shkak

Gazi lotsjellës ndaj xhamisë/ Reagon KMSH: Dënojmë incidentin, besimtarët e pafajshëm u lënduan pa shkak

13:17 - 21/02/26
Berisha publikon dëshminë e prindit të të miturit: U futën molotovë tek çanta e shkollës dhe i arrestuan më pas

Berisha publikon dëshminë e prindit të të miturit: U futën molotovë tek çanta e shkollës dhe i arrestuan më pas

13:01 - 21/02/26
Vrasja e Flori Paluçit dhe Aranit Kurtit për një kafe në Manzë, dorëzohet në polici një nga të kërkuarit (Emri)

Vrasja e Flori Paluçit dhe Aranit Kurtit për një kafe në Manzë, dorëzohet në polici një nga të kërkuarit (Emri)

12:54 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com