GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Nga ndërprerjet tek rritja e borxhit, pasojat për familjarët dhe bizneset, ja çfarë fsheh emergjenca energjetike

në Ekonomi & Sociale, KRYESORE
Kohë leximi: 3 min
A A
Nga ndërprerjet tek rritja e borxhit, pasojat për familjarët dhe bizneset, ja çfarë fsheh emergjenca energjetike
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Botohet menjëherë në Fletoren Zyrtare vendimi për shpalljen e emergjencës energjetike. Çfarë do të thotë kjo për konsumatorin, biznesin, financat dhe kompanitë aktore të energjetikës? Nga ky moment pezullohen të gjitha planet e investimeve të KESH-it, OST-së dhe të OSHEE-së, përveç investimeve të domosdoshme për ushtrimin e veprimtarisë.

Sipas vendimit, këto shoqëri duhet të koordinojnë ushtrimin e aktivitetit, në përputhje me udhëzimet e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, me qëllim garantimin e pandërprerë të energjisë elektrike.

Qëllimi i deklaruar është “furnizimi i pandërprerë”, por mund të jetë edhe centralizimi i urdhrave për ndërprerjet, që supozohet se mund të ndodhin. Pra, konsumatorët, qofshin familjarë apo biznese nuk mund t’i kërkojnë llogari për shkeljen e kontratës OSHEE-së për ndërprerjen e energjisë, sepse tashmë kompetencat kalojnë tek ministri dhe zëvendëskryeministri.    

Nga ana tjetër, sipas vendimit, që të shmanget rritja e menjëhershme faturës së energjisë si pasojë e importit, është ngarkuar Ministria e Financave që të sigurojë mekanizmat e duhur financiarë, me qëllim mundësimin e importit të energjisë për sigurimin e furnizimit të pandërprerë të energjisë elektrike. Megjithëse në vendim flitet vetëm për importin dhe nuk thuhet asgjë për eksportin e energjisë elektrike, ky dokument urdhëron eksportuesit, KESH-in dhe HEC-et private që t’i binden vendimeve të komisionit të emergjencës.

Një nga këto urdhra pritet të jetë që energjia t’i kalojë qeverisë (OSHEE-së) me të drejtë parablerje në vend që të eksportohet me çmim tregu. Kjo do të thotë se i gjithë sistemi energjetik shqiptar do të funksionojë si një korporatë e vetme jo si disa të ndara. Pra, anulohet deri në mes të vitit tjetër, liberalizimi i tregut të brendshëm të energjisë elektrike. Në emër të emergjencës, privatët do të humbin të drejtën të konkurrojnë.    

Është e qartë se emergjencë këtë radhë do të thotë mungesë parash. Nëpërmjet këtij vendimi, Ministria e Financave duhet të sigurojë fondet e nevojshme për të blerë energji nga jashtë, dhe për të garantuar buxhetin e domosdoshëm, ministria mund të bëj alokime fondesh, mund të shkurtoj shpenzimet në institucionet apo mund të pezulloj shpenzimet e parashikuara për projekte të ndryshme, që nuk konsiderohen prioritare. Opsioni tjetër i ministrisë është edhe marrja e kredive nga partnerët ndërkombëtar.

Ajo që nuk thuhet në vendim është se qeveria do të ngrijë me siguri pagesat e energjisë elektrike për HEC-et private duke krijuar një borxh të ri të brendshëm në energjetikë, që në fakt ka nisur kohë më parë. Po ashtu, nuk thuhet se sa borxhe kërkon të marrë qeveria në emër të emergjencës, cili është kufiri?

Nga ana tjetër, emergjenca në vetvete mund të jetë dekori i zgjedhur për të maskuar një rritje eventuale të çmimit të shitjes së energjisë për familjarët në fund të vitit. Proces i aplikimit për tarifat e reja për konsumatorët familjarë dhe biznesin ka nisur tek Enti Rregullator i Energjisë, por u ndërpre për shkak të pandemisë.

Nisur nga eksperiencat e mëparshme, qeveria pritet të bëhet edhe më shumë antipopullore. Pra, gjatë kësaj emergjence të do të angazhohet Policia e Shtetit për të arrestuar ata që “vjedhin” energjinë si dhe për të mbështetur OSHEE për të bërë ndërprerje masive ndaj atyre që nuk paguajnë faturat.

Kujtojmë se për herë të parë fjalën ”burg” kryeministri e futi në fjalorin e tij pikërisht për hallexhinjtë që e rilidhnin energjinë elektrike pa paguar detyrimet. Në mandatin e parë u futën në burg për ”vjedhje të energjisë elektrike” mbi 5 mijë kryefamiljarë. Shenjat janë se zemra e kryeministrit nuk është zbutur akoma.

gijotina.com

Etiketa: emergjemcaenergjiaOSHEETarifavendim

Lajme të lidhura

Protestuesi nga diaspora mesazh Ramës: Nëse prek këto djem e vajza, kujto Çausheskun!
Aktualitet

Protestuesi nga diaspora mesazh Ramës: Nëse prek këto djem e vajza, kujto Çausheskun!

20:24 - 01/08/26
Nis protesta kundër Ramës, diaspora zbret sërish në sheshin “Skënderbej”
Aktualitet

Nis protesta kundër Ramës, diaspora zbret sërish në sheshin “Skënderbej”

19:40 - 01/08/26
Bardhi: Si mashtroi Belinda Balluku kur deklaronte se Divjaka dhe Patosi nuk do të shkrihen si bashki
Aktualitet

Bardhi: Si mashtroi Belinda Balluku kur deklaronte se Divjaka dhe Patosi nuk do të shkrihen si bashki

17:20 - 01/08/26
Para
Reja: Nuk kam vendosur për formacionin, lojtarët janë gati për këtë mision

Reja: Nuk kam vendosur për formacionin, lojtarët janë gati për këtë mision

TË FUNDIT

Emigranti nga Italia: Do t’ia mësojmë Ramës çiftelinë, lahutën dhe do t’i vëmë dhe qeleshen!
Aktualitet

Emigranti nga Italia: Do t’ia mësojmë Ramës çiftelinë, lahutën dhe do t’i vëmë dhe qeleshen!

20:43 - 01/08/26

Një emigrant i ardhur nga Italia, tha se iu bashkua protestës së diasporës në ditën e 63-të për t’i dhënë...

Lexo më shumë
I riu me aftësi të kufizuara në protestë: Propaganda e Ramës ka rënë, i ka ardhur fundi! Hapeni krahun… qelbësira

I riu me aftësi të kufizuara në protestë: Propaganda e Ramës ka rënë, i ka ardhur fundi! Hapeni krahun… qelbësira

20:37 - 01/08/26
Protestuesi nga diaspora mesazh Ramës: Nëse prek këto djem e vajza, kujto Çausheskun!

Protestuesi nga diaspora mesazh Ramës: Nëse prek këto djem e vajza, kujto Çausheskun!

20:24 - 01/08/26
“Territorialja”/ Protestë në Rrogozhinë kundër bashkimit me Kavajën

“Territorialja”/ Protestë në Rrogozhinë kundër bashkimit me Kavajën

20:16 - 01/08/26
Aktivisti Arben Kola: Do e hedhim Ramën jo vetëm nga karrigia, por do e shpallim edhe ‘non grata’ për tradhti

Aktivisti Arben Kola: Do e hedhim Ramën jo vetëm nga karrigia, por do e shpallim edhe ‘non grata’ për tradhti

19:55 - 01/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com