GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Nga Praga dërgohet mesazh i qartë për Rusinë

07:51 - 07/10/22
në Botë
Kohë leximi: 3 min
A A
Nga Praga dërgohet mesazh i qartë për Rusinë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në Pragë të Çekisë u mblodhën liderët e 44 vendeve evropiane për t’i dërguar një sinjal të qartë Rusisë se Evropa është e bashkuar dhe pa të. Emanuel Macron, ideatori i  Bashkësisë Politike Evropiane, tha nga Praga se samiti përurues i Bashkësisë Politike Evropiane  “tregon unitetin e kontinentit evropian, teksa ai po përballet me pasojat e luftës së Rusisë në Ukrainë”. Sipas tij synimi, pikë së pari, është “të këmbehen pikëpamjet për situatën në  Evropë, por po ashtu për të ndërtuar një strategji të përbashkët”.

Kancelari gjerman Olaf Scholz theksoi rëndësinë e takimit për të demonstruar unitet në rrethanat e Luftës së Rusisë në Ukrainë: “Ata që po takohen këtu e dinë se sulmi rus ndaj Ukrainës është shkelje brutale e rendit të sigurisë dhe paqes që kemi pasur në Evropë në dekadat e fundit. Është e rëndësishme që ky sulm të mos pranohet, ne nuk pranojmë që pjesë të fqinjit tonë të aneksohen”, tha Scholz.

Scholz: BPE nuk do të jetë institucion me administratë

Ndërsa, sa i përket Samitit Kancelari i Gjermanisë tha se duhet pasur kujdes që forumi i Bashkësisë Politike Evropiane të mos shndërrohet në një institucion të ri ndërkombëtar. “Nuk kemi të bëjmë me krijimin e një institucioni të ri me administratë dhe burokraci. Ky takim duhet të na shërbejë për të biseduar me njëri-tjetrin për gjëra konkrete”.

Shefi i diplomacisë evropiane Josep Borrell tha se “Bashkësia synon të krijojë një strukturë të re sigurie, por pa Rusinë”. Borrell tha se Bashkësia Politike nuk do ta përjashtojë Rusinë përgjithmonë, por “kjo Rusi, Rusia e Putinit, nuk ka vend këtu”.

Bashkësia Politike Evropiane, sipas Presidencës Çeke të radhës së Bashkimit Evropian nuk do të jetë zëvendësuese  e procesit të zgjerimit, sidomos me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Osmani: Integrimi euroatlantik garanci për paqe

Në Samitin e Pragës, krahas shteteve anëtare të BE-së, ishin të pranishëm edhe 16 shtete jo anëtare, ndër to edhe gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ritheksoi “orientimin strategjik të Kosovës për integrimin euroatlantik si garancia më e mirë për paqen dhe sigurinë në rajon.” “Shtetet evropiane duhet të qëndrojnë të bashkuara në qëndrime dhe veprime kundër synimeve hegjemoniste dhe destabilizuese të Rusisë dhe satelitëve saj në Evropë dhe në rajonin tonë në veçanti. Ky unitet duhet të tregohet përmes bashkëpunimit për çështje të sigurisë, ekonomisë, energjisë, luftimit të propagandës dhe sulmeve kibernetike,” ka thënë Presidentja Osmani.

Ndër shtetet e ftuara ishte edhe Serbia e cila është një nga vendet që nuk pranon t’u bashkohet sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë. Para Samitit, zyrtarë evropianë thanë se ata presin që ky takim të jetë një mundësi ku Beogradit zyrtar do t’i kërkohet sërish të respektojë politikën evropiane të sanksioneve kundër Rusisë. Presidenti serb Aleksandër Vuçiq u tha gazetarëve se “nuk ka frikë nga ata që kërcënojnë Serbinë për mosvendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë dhe se përgjigja ndaj liderëve evropianë do të jetë e denjë, e përgjegjshme, serioze dhe e gjerë”.

Takime të ndara

Në kuadër të samitit të Bashkësisë Politike Evropiane po zhvillohen takime të ndara, mes të cilave edhe takimi i përbashkët i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, me presidentin francez, Emmanuel Macron, dhe kancelarin gjerman, Olaf Scholz. Takim të ngjashëm me liderët gjermanë dhe francezë do të mbajë edhe Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuҫiç.

Komuniteti Politik Evropian, Samiti i parë i së cilit po mbahet në Pragë, është një platformë për koordinim politik e krijuar mbi bazën e propozimit të presidenti francez, Emmanuel Macron. Mbi këtë platformë janë bashkuar liderët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe liderët e 16 vendeve të tjera evropiane, por janë lënë jashtë Rusia dhe Bjellorusia.

Samiti i radhës në Moldavi

Një sinjal për izolimin e Rusisë dërgoi takimi edhe me shpalljen e vendtakimit të ardhshëm: pikërisht në Moldavi, e cila ndodhet në presion të vazhdueshëm të Rusisë. Gëzohemi që do të presim në pranverën e vitit të ardhshëm në kryeqytetin Chisinau krerët e shteteve evropiane, tha presidentja e Moldavisë Maia Sandu. Takimet e mëpasshme do të vijojnë në Spanjë dhe Britaninë e Madhe.

Bashkësia Politike Evropiane, është një platformë për koordinim politik e krijuar mbi bazën e propozimit të presidenti francez, Emmanuel Macron. Mbi këtë platformë janë bashkuar liderët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe liderët e 17 vendeve të tjera evropiane, por janë lënë jashtë Rusia dhe Bjellorusia. Sipas presidentit francez, Macron, nisma synon nxitjen e dialogut dhe bashkëpunimit për çështje me interes të përbashkët, forcimin e sigurisë, stabilitetit dhe prosperitetit në kontinentin evropian. /DW

Etiketa: Emmanuel MacronFranceVjosa Osmani

Lajme të lidhura

Tragjedi në Itali! Gruaja hidhet nga dritarja me tre fëmijët, mbijeton vetëm vajza 5-vjeçare
Botë

Tragjedi në Itali! Gruaja hidhet nga dritarja me tre fëmijët, mbijeton vetëm vajza 5-vjeçare

09:55 - 22/04/26
Trump publikon të dhënat, ja sa familje nga Shqipëria dhe Kosova përfitojnë ndihmë sociale në SHBA
Botë

“Strategji për të blerë kohë”, Irani dyshon pas zgjatjes së armëpushimit nga Trump: Manovër për një sulm të ri

09:10 - 22/04/26
Trump njofton zgjatjen e armëpushimit me Iranin: Do të zgjasë deri kur…
Botë

Trump njofton zgjatjen e armëpushimit me Iranin: Do të zgjasë deri kur…

23:16 - 21/04/26
Para
“I detyrohet demokratëve”/ Grida Duma flet për Bashën: Nuk shoh asnjë problem…

“I detyrohet demokratëve”/ Grida Duma flet për Bashën: Nuk shoh asnjë problem...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Uncategorized

Riaktivizohet zjarri në landfillin e Bushatit, reshjet e shiut nuk i shuan dot flakët

14:45 - 22/04/26

Zjarri në landfillin e Bushatit është riaktivizuar. Raportohet se flakët, të cilat kishin përfshirë venddepozitimin e mbetjeve, janë ndezur sërish...

Lexo më shumë
Berisha: Rama po fsheh të vërtetën mbi integrimin, delegacioni i BE në Tiranë të informojë për procesin e kapitujve

Berisha: Rama po fsheh të vërtetën mbi integrimin, delegacioni i BE në Tiranë të informojë për procesin e kapitujve

14:20 - 22/04/26
“Historinë e bëjnë guximtarët”, Berisha paralajmëron protestën e radhës: Përballje me kryehajdutin Rama dhe bandën e tij

“Historinë e bëjnë guximtarët”, Berisha paralajmëron protestën e radhës: Përballje me kryehajdutin Rama dhe bandën e tij

13:54 - 22/04/26
Tjetër operacion për goditjen e Call Center në Tiranë, edhe punonjës policie të përfshirë në veprimtari

Tjetër operacion për goditjen e Call Center në Tiranë, edhe punonjës policie të përfshirë në veprimtari

13:31 - 22/04/26
Bizneset: Nafta po na fundos! Të ulet barra fiskale mbi karburantet, ose do rriten çmimet e tjera

Bizneset: Nafta po na fundos! Të ulet barra fiskale mbi karburantet, ose do rriten çmimet e tjera

13:21 - 22/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com