GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Nga reforma zgjedhore te zgjedhja e Presidentit, sfidat e Parlamentit të ri

15:23 - 06/09/21
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Nga reforma zgjedhore te zgjedhja e Presidentit, sfidat e Parlamentit të ri
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti Ilir Meta dekretoi javën e kaluar 10 Shtatorin si datën e nisjes së legjislaturës së 10-të të Kuvendit të Shqipërisë.   

140 deputetët e dalë nga zgjedhjet e 25 Prillit, nga ku 74 PS, 59 PD, 4 LSI dhe 3 PSD,  do të ulen në sallën e Kuvendit për të shënuar nisjen zyrtarisht të kësaj legjislature.

Rregullorja e Kuvendit përcakton se drejtues i seancës së parë plenare është deputeti më i vjetër në moshë, deri në zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit. Këtë përgjegjësi do e ketë deputetja e PS-së Luljeta Bozo.

Kryeministri Rama ka propozuar emrin e ish-ministres së Arsimit, Lindita Nikolla për të drejtuar Parlamentin në këtë legjislaturë. Procedura saktëson se emri i saj do të duhet të propozohet nga të paktën 15 deputetë, ndërkohë që zgjidhja zhvillohet pa debat dhe me votim të fshehtë.

Seanca e parë pritet të ketë më së shumti një atmosferë formale, ku do të nisë procesi i verifikimit të mandateve të ligjvënësve dhe betimit të tyre, pas të cilës do të thërritet një e dytë, në të cilën do të votohet kryetari i ri i Kuvendit.

Më pas do të zhvillohet një tjetër seancë e posaçme, ajo e votimit të qeverisë “Rama 3”, që do të paraprihet nga debati parlamentar mbi programin qeverisës.

Reformat do të jenë kryefjalë e Parlamentit të ri. Demokratët kanë përcaktuar dy prioritete: reformën zgjedhore dhe rishikimin e hartës territoriale të vendit. Nëse e para, reforma zgjedhore është detyrim i Kuvendit të ri, nisur edhe nga dakordësia në marrëveshjen e 5 Qershorit 2020 për ta adresuar atë, reforma territoriale, që do të ndryshonte numrin e bashkive në vend, do të ketë nevojë një marrëveshje të madhe politike për tu nisur.

Nga kjo legjislaturë do të zgjidhet edhe Presidenti i ardhshëm i Republikës. Ilir Metës mandati presidencial i përfundon zyrtarisht në 22 korrik 2022, nëse Gjykata Kushtetuese nuk vendos ta shkarkojë atë më herët.

Vlen gjithashtu për tu theksuar se kjo legjislaturë rikthen PD-në dhe LSI-në në Kuvend, dy vite pas djegies së mandateve, në shkurtin e vitit 2019.

Etiketa: Parlamentreforme zjgedhore

Lajme të lidhura

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…
Breaking Views

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

22:12 - 06/04/26
“U neveritën me Ramën”, Berisha për negociatat me BE: Dy javë më parë ishin 4 vende që bllokonin Shqipërinë, do të jenë 15
Breaking Views

“U neveritën me Ramën”, Berisha për negociatat me BE: Dy javë më parë ishin 4 vende që bllokonin Shqipërinë, do të jenë 15

21:21 - 06/04/26
Dosja “Partizani”/ Berisha sfidon Ramën: Le të vijë në gjykatë të ballafaqohemi, edhe shqiptarët do mësojnë të vërtetën
Aktualitet

Dosja “Partizani”/ Berisha sfidon Ramën: Le të vijë në gjykatë të ballafaqohemi, edhe shqiptarët do mësojnë të vërtetën

11:08 - 06/04/26
Para
Të shtëna në SHBA, plagosen 4 fëmijë në festivalin e Missourit

Të shtëna në SHBA, plagosen 4 fëmijë në festivalin e Missourit

TË FUNDIT

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë
Breaking Views

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26

Kryendeshja e javës së 31-të të Serie A mes Napolit dhe Milanit shkon në favor të vendasve të cilët arrijnë...

Lexo më shumë
Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

23:07 - 06/04/26
Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

22:57 - 06/04/26
Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

22:12 - 06/04/26
Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

22:00 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com