GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi KRYESORE

“Nga SHBA, direkt në PD”, Yuri Kim “shënjestron” Berishën: I tregova Bashës mesazhin e Uashingtonit

17:34 - 24/09/21
në KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
“Nga SHBA, direkt në PD”, Yuri Kim “shënjestron” Berishën: I tregova Bashës mesazhin e Uashingtonit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

“Sapo u ktheva nga SHBA dhe kryeva takimin me kreun e PD Lulzim Basha”. Kështu e ka nisur deklaratën për mediat ambasadorja Yuri Kim pak minuta pas takimit me kreydemokratin Basha. Me vizitën e saj në shtëpinë e Bardhë Kim theksoi se kishte folur me shumë ambasadorë dhe shtoi se kishte informuar shefat e saj për zhvillimet në Shqipëri.

Mes të tjerash ambasadorja tha se kishte shkuar në selinë blu për t’i treguar asaj atë çka kishte ngjarë. Ndërsa ndau me kryedemokratin Basha se Uashington e mbështet dhe mbetet e angazhuar për të punuar me partinë Demokratike, duke lënë të nënkuptuar “sfidën” e fundit që selia blu ka kaluar referuar debateve brenda PD-së, për  “ndarjen” Berisha-Basha.

“Unë sapo jam kthyer para pak orësh nga Uashingtoni, ku kam pasur mundësi të flasë me drejtues nga të gjitha agjencisë, përfshirë DASH, Shtëpinë e Bardhë. Kam pasur mundësi të mund t’iu japë informacion shefave dhe kolegëve të mi për situatën në Shqipëri. Besoj që mendova se ishte tejet e rëndësishme që sapo të kthehesha të mund të vija në PD, për të ndarë me të atë që kam mësuar nga Uashingtoni. Ndava me kryetarin Basha që Uashingtoni mbetet i angazhuar për të vazhduar dhe për të punuar më ngushtësisht me PD”, tha ambasadorja Kim.

Ndër të tjera Yuri Kim nuk ka lënë pa i përcjellë një mesazh të tërthortë ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili është shpallur “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit, duke u shprehur se PD duhet të shohë para dhe të japë kontributin në reformën territoriale dhe luftën ndaj korrupsionit. Po ashtu Kim, shtoi se duhet të ecë para më e fortë, e jo me një këmbë në të shkuarën, duke nënkuptuar liderin historik Sali Berisha.

“Pozita jonë ndaj pavarësisë, sovranitetit të Shqipërisë dhe PD nuk do të ndryshojë. Do ketë shumë punë për t’u bërë në vijim. Është thelbësore dhe e mirë që PD është kthyer në parlament me forca të plota. Por ka aksione që duhen ndërmarrë për të bërë zgjedhje më të mira herën tjetër. Për të adresuar mangësitë që u identifikuan në raportin e ODHIR. Duhet luftë për të bërë ndaj reformës territoriale dhe luftën kundër korrupsionit. Kërkojnë një PD të fortë që do të ecë para, kjo kërkon një parti demokratike që ecën përpara, nuk ecet përpara me një këmbë të mbetur në të shkuarën. Si gjithmonë mezi presim të ecim para me Shqipërinë, shqiptarët dhe PD drejt të ardhmes. Le të ecim përpara”, shtoi ambasadorja.

Ambasadorja amerikane Yuri Kim e cila duket se është mirinformuar nga  çdo raportim lidhur me ndikimin e SHBA-ve në Shqipëri. Pas takimit me kryedemokratin Lulzim Basha, u shpreh se të gjitha aludimet ishin të gabuara dhe fyese. Po ashtu, ajo kujtoi vitin 1920 dhe ish-presidentin amerikan Udru Uillson, ndërsa shtoi se SHBA do vetëm që Shqipëria të jetë më e fortë dhe më sovrane. 

“Kam parë raporte se ajo që ka ndodhur prek sovranitetin e Shqipërisë. Është e gabuar dhe fyese. I kujtoj të gjithëve se më 1920 kur bota donte që Shqipëria duhet të zhdukej, Ëillson tha që Shqipëria do të qëndrojë dhe më e fortë. Ndryshimi i vetëm është që tani ne duam që Shqipëria të jetë e fortë dhe më sovrane. Të gjithë ata që duan ta vendosin SHBA kundër qytetarëve u them se e keni gabim. Shqiptarët e dinë e keni gabim. Pozita jonë ndaj sovranitetin nuk do ndryshojë kurrë”, tha ajo.

Theksojmë se ky ishte takimi i parë i zhvilluar mes Ambasadores dhe kryedemokratit Lulzim Basha pas tensioneve në selinë blu, nga shpallja “non-grata” e Sali Berishës deri tek përjashtimi i tij nga Partia Demokratike.

Etiketa: PDTakimYuri Kim

Lajme të lidhura

Shembet ura në Maliq, dëmtohet nga prurjet e lumit Devoll
Breaking Views

Shembet ura në Maliq, dëmtohet nga prurjet e lumit Devoll

22:01 - 19/02/26
Bordi i Paqes/ Rama bisedon me Trump pas mbylljes së takimit, u bashkohet edhe Osmani
Botë

Bordi i Paqes/ Rama bisedon me Trump pas mbylljes së takimit, u bashkohet edhe Osmani

18:24 - 19/02/26
Meta zbardh para GJKKO historinë e CEZ-DIA-s, raportet me Kastriot Ismailajn, ankohet për paraburgimin
Breaking Views

Meta zbardh para GJKKO historinë e CEZ-DIA-s, raportet me Kastriot Ismailajn, ankohet për paraburgimin

18:14 - 19/02/26
Para
Vrau të dashurën për para, 32-vjeçari përgënjeshtron krimin: Vdiq gjatë një loje seksi

Vrau të dashurën për para, 32-vjeçari përgënjeshtron krimin: Vdiq gjatë një loje seksi

TË FUNDIT

Conference League/ Surprizë në Bosnjë, ndalet ekipi anglez, Noah “rrëzon” holandezët në Armeni
Breaking Views

Conference League/ Surprizë në Bosnjë, ndalet ekipi anglez, Noah “rrëzon” holandezët në Armeni

22:32 - 19/02/26

Sot në orën 18:45 u luajtën katër ndeshje të vlefshme për fazën “play-off” të Ligës së Konferencës, dhe rezultatet surprizuese...

Lexo më shumë
Europa League/ Nottingham trondit Stambollin, Fenerbahçe bie në shtëpi, Dinamo e Zagrebit zhgënjen tifozët

Europa League/ Nottingham trondit Stambollin, Fenerbahçe bie në shtëpi, Dinamo e Zagrebit zhgënjen tifozët

22:21 - 19/02/26
Shembet ura në Maliq, dëmtohet nga prurjet e lumit Devoll

Shembet ura në Maliq, dëmtohet nga prurjet e lumit Devoll

22:01 - 19/02/26
Derbi i kryeqytetit, Komisioni i Disiplinës gjobit Partizanin dhe Tiranën

Derbi i kryeqytetit, Komisioni i Disiplinës gjobit Partizanin dhe Tiranën

20:46 - 19/02/26
Presidentja Osmani nga Bordi i Paqes: Bashkë me Amerikën dhe aleatët për paqen, sigurinë dhe të ardhmen!

Presidentja Osmani nga Bordi i Paqes: Bashkë me Amerikën dhe aleatët për paqen, sigurinë dhe të ardhmen!

19:22 - 19/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com