GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi KRYESORE

“Nga shiu në breshër”, Veliaj i heq licencën kompanisë “Fusha” për t’ia dhënë “Eco Tirana”

17:57 - 20/09/21
në KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
“Nga shiu në breshër”, Veliaj i heq licencën kompanisë “Fusha” për t’ia dhënë “Eco Tirana”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në një mbledhje të këshillit Bashkiak, pikërisht një ditë para Ditës Botërore të Pastrimit, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj paralajmëroi nisjen e procedurave për heqjen e licencës kompanisë, e cila është kontraktuar nga Bashkia e Tiranës, për të pastruar zonën katër të kryeqytetit deri në vitin 2024. Zona katër përfshin segmentin bulevardit “Dëshmorët e Kombit” në anën lindore, gjatësinë e rrugës “Konferenca e Pezës” në anën veriore dhe të gjithë vijën kufizuese të Tiranës në pjesën jugore të saj.

Pikërisht për këtë zonë, Veliaj tha se shërbimi i pastrimit do t’i kalojë një kompanie tjetër të dyshuar si fasadë që mbulon kontratat prej miliona euro që u jepen kompanive private për pastrimin e kryeqytetit kompanisë publike “Eco Tirana”.

“…po përgatitem për të marrë një vendim tjetër këtë javë, prapë për heqje licence, por tani të një operatori pastrimi. Ajo zonë, që ka qenë një nga zonat më problematike dhe ku kemi pasur më shumë vërejtje me atë operator, Loti IV, do t’i kalojë kompanisë publike “Eco Tirana” për të kryer pastrimin aty, sepse kjo histori duhet të marrë fund” – tha Velilaj.

Kompania, e cila sipas Veliajt nuk kryen shërbimin e pastrimit, është  ‘Fusha’ sh.p.k, një kompani e njohur në vend dhe shumë e dashur për qeverinë dhe Bashkinë e Tiraqnës, e cili vitet e fundit rezulton në majën e kompanive që kanë përfituar më shumë para publike, përmes tenderave pa garë  dhe koncesioneve në njësitë vendore dhe degët e qeverisë.

Kjo kompani është shpallur Në 16 shkurt 2021, Bashkia e Tiranës shpalli fituese kompaninë ‘Fusha’ për tenderin e pastrimit të zonës katërt të Tiranës, duke lidhur kontratën në fund të muajit mars me afat 3 vjet. Fondi limit për pastrimin e zonës katër ishte rreth 9 milionë USD, ndërsa oferta fituese e Fushës 8.6 milionë USD.

Por siç duket Veliaj ka në mendje një tjetër plan, pasi pas 5 muajve, Bashkia e Tiranës nis procedurat për prishjen e kontratës me kompania ‘Fusha’ dhe kalimit të saj tek ‘Eco Tirana’

Veliaj ka përdorur Eco Tirana që të japë tendera me prokurim të drejtpërdrejtë, pra me negocim paraprak. Disa milion euro tendera, janë dhënë për disa kompani private, mes të cilave edhe e “preferuara”, Fusha Sh.p.k. Eco Tirana rezulton gjithashtu të ketë bërë një sërë tenderash për blerje, marrje me qira apo shërbime të tjera. Pra, Erion Veliaj nuk po përdor Bashkinë, por maskohet me Eco Tirana, që të “ushqejnë” me tendera klientët dhe firmat private.

Ky është vijimi i rasteve korruptive, ku Veliaj i akordon kësaj kompanie miliona para prej 5 vitesh, duke majmur xhepat e tij dhe ortakëve pranë tij.

Gijotina.com

Etiketa: Erion Veliajkorrupsionlicenca

Lajme të lidhura

Kaos në aksin Tiranë–Elbasan: Makinat e bllokuara për kilometra të tëra
Aktualitet

Kaos në aksin Tiranë–Elbasan: Makinat e bllokuara për kilometra të tëra

17:45 - 05/12/25
Arrestohet 20-vjeçari shqiptar, kapet me drogë në Itali
Aktualitet

Arrestohet 20-vjeçari shqiptar, kapet me drogë në Itali

17:30 - 05/12/25
GJKKO shtyn pas një jave mbrojtjen e Erion Veliajt, Ajola Xoxes dhe Shkëlqim Fushës
Aktualitet

GJKKO shtyn pas një jave mbrojtjen e Erion Veliajt, Ajola Xoxes dhe Shkëlqim Fushës

17:06 - 05/12/25
Para
Reciprociteti, reagon ambasada e SHBA në Prishtinë: Kosova dhe Serbia të përmbahen

Reciprociteti, reagon ambasada e SHBA në Prishtinë: Kosova dhe Serbia të përmbahen

TË FUNDIT

Kaos në aksin Tiranë–Elbasan: Makinat e bllokuara për kilometra të tëra
Aktualitet

Kaos në aksin Tiranë–Elbasan: Makinat e bllokuara për kilometra të tëra

17:45 - 05/12/25

Një fluks i madh automjetesh ka bllokuar këtë të premte aksin Tiranë–Elbasan, duke shkaktuar kaos të plotë në qarkullim dhe...

Lexo më shumë
Arrestohet 20-vjeçari shqiptar, kapet me drogë në Itali

Arrestohet 20-vjeçari shqiptar, kapet me drogë në Itali

17:30 - 05/12/25
U vra me thikë jashtë shkolle, 15-vjeçari në Durrës përcillet në banesën e fundit! I ati kërkon drejtësi

U vra me thikë jashtë shkolle, 15-vjeçari në Durrës përcillet në banesën e fundit! I ati kërkon drejtësi

17:20 - 05/12/25
Ndaloni mykun në shtëpi duke ndjekur metodën skandinave që s’kushton asgjë

Ndaloni mykun në shtëpi duke ndjekur metodën skandinave që s’kushton asgjë

17:15 - 05/12/25
GJKKO shtyn pas një jave mbrojtjen e Erion Veliajt, Ajola Xoxes dhe Shkëlqim Fushës

GJKKO shtyn pas një jave mbrojtjen e Erion Veliajt, Ajola Xoxes dhe Shkëlqim Fushës

17:06 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com