GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Nga urdhri për kontroll të parcelës me kanabis, te mungesa e mjeteve mbrojtëse, detaje nga hetimet për Saimir Hoxhën

09:41 - 30/09/21
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Nga urdhri për kontroll të parcelës me kanabis, te mungesa e mjeteve mbrojtëse, detaje nga hetimet për Saimir Hoxhën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Edhe pse policia doli me një njoftim zyrtar sa i takon vrasjes së nënkomisarit në Lezhë dy ditë më parë Saimir Hoxha, duket se hetimet për këtë ngjarje të rëndë janë më të thella.

Organi akuzës, në fokus të këtyre hetimeve ka ndërmarrjen e operacionit për asgjësimin e 62 rrënjë kanabisi. Pritet të zbulohet se kush e urdhëroi këtë operacion dhe nga erdhën indiciet për parcelën e kanabisit. Prokuroria e Lezhës gjithashtu është duke punuar intensivisht e po kryen verifikime se përse në këtë operacion 3 efektivët e policisë vetëm që nuk kishin mbështetje të strukturave vendore të Policisë së Lezhës në sektorin anti-kanabis dhe nuk ishin pajisur as me mjete mbrojtëse, në rast sulmi, ashtu edhe siç ndodhi.

Mësohet se në veprimet hetimore nuk është përfshirë policia kriminale e Policisë së Shtetit, pasi ka qenë edhe në konflikt interesi, ku në ngjarje mbeti viktimë një efektiv policie. Ndërkohë një tjetër pistë ku janë përqendruar hetimet është edhe asgjësimi i parcelës.

Sipas burimeve organet ligjëzbatuese po punojnë për identifikimin e pronarëve të kanabisit. Kjo pasi ka dyshime se Aldi Rama, dhe dy shokët e tij, dyshohet se kanë pasur dijeni për parcelën.

Në sitën e hetimeve për këtë ngjarje është edhe një detaj, ku dy kolegët e viktimës, në momentin që qëlluan ndaj 21-vjeçarit, kur ky i fundit u largua pasi i ekzekutoi Hoxhën një nga predhat ka kapur gomën e mjetit Volksëagen, duke e shpuar atë. Ka qenë pikërisht goma e shpuar që ka detyruar të riun të ndalojë vetëm 1 km larg vendit të krimit dhe të fshihej aty për gati 6 orë, deri kur kreu edhe vetëvrasjen, pasi u rrethua nga forcat speciale RENEA.

Theksojmë se nëse i riu nuk do të kishte kryer aktin e rëndë të vetëvrasjes do të ndodhej në qeli me akuzën për disa veprave penale mes të cilave ajo më kryesorja është “Vrasje me dashje”. Sakaq dy shokët e tij, të cilët kanë qenë dëshmitarë të ngjarjes, Armando Marku, 26 vjeç dhe Kristian Sheri, 27 vjeç, dy shokët e autorit, të arrestuar për moskallëzim krimi, janë marrë në pyetje prej disa orësh ditën e djeshme nga Oficerët e Policisë Gjyqësore Lezhë, për të përfituar të dhëna mbi zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.

Etiketa: Saimir Hoxha

Lajme të lidhura

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli
Aktualitet

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

23:07 - 06/04/26
Austri/ Burri vret ish-gruan Zoja Oroshi, la pas katër fëmijë
Aktualitet

Austri/ Burri vret ish-gruan Zoja Oroshi, la pas katër fëmijë

20:48 - 06/04/26
SPAK publikon shifrat, 148 të akuzuar në dy vite për abuzime me tenderat
Aktualitet

SPAK publikon shifrat, 148 të akuzuar në dy vite për abuzime me tenderat

19:57 - 06/04/26
Para
Banorët kundërshtojnë ndërtimin e thertores, dita e dytë e protestës në Laknas

Banorët kundërshtojnë ndërtimin e thertores, dita e dytë e protestës në Laknas

TË FUNDIT

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë
Breaking Views

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26

Kryendeshja e javës së 31-të të Serie A mes Napolit dhe Milanit shkon në favor të vendasve të cilët arrijnë...

Lexo më shumë
Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

23:07 - 06/04/26
Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

22:57 - 06/04/26
Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

22:12 - 06/04/26
Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

22:00 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com